Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Ai bëri atë që media shtetërore e përshkroi si një “udhëtim pune” në qytetin port, të cilin e aneksoi në shtator të vitit të kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.
Putin, i cili mbërriti me një helikopter, udhëtoi nëpër disa zona të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, që citon Kremlinin. Besohet të jetë udhëtimi i tij i parë në territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i saj vitin e kaluar.
Vizita pason aneksimin gjerësisht të dënuar të rajoneve të Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia në shtator.Vizita vjen gjithashtu pasi Putin vizitoi Krimenë, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina në vitin 2014.
Владимир Путин совершил рабочую поездку в Мариуполь и осмотрел ряд объектов города.
— ВЕСТИ (@vesti_news) March 19, 2023
Вице-премьер Марат Хуснуллин рассказал президенту о ходе строительных и восстановительных работ в регионе. Кадры показали в эфире телеканала "Россия 24". pic.twitter.com/EPoyIr7JFS
Shumica e botës i konsideron aneksimet e Rusisë si të paligjshme, ndërsa Ukraina ka thënë se do të luftojë për të rikthyer rajonet.
Mariupol, një qytet port i rëndësishëm strategjik i vendosur në rajonin e Donetskut dhe pranë detit Azov ishte vendi i disa prej luftimeve më të ashpra në periudhën e hershme të luftës.