Një 40-vjeçar ka rën në pranga në qytetin e Fierit, pasi terrorizoi banorët teksa lëvizte i dehur dhe me kallashnikov gati për qitje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Libofsh, ku Emiljano Gjika në gjendje të dehur, kishte dalë në qendër të qytetit me armën në dorë, duke trembur banorët, të cilët kanë lajmëruar policinë.
40-vjeçari është arrestuar, teksa arma e cila ishte gati për qitje është seksuestruar.
Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilenca”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.
Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Fier dhe i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, vihet në pranga 40-vjeçari.
Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjecës policore, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë i qytetarëve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilenca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 40 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit. Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.