Komuniteti lokal i Verisë është tronditur nga lajmi se një nënë 29-vjeçare hodhi në digën e Aliakmonasit foshnjën e saj, një vajzë të vogël vetëm 11-muajshe. Sipas informacioneve, në natën e ndërrimit të viteve, 29-vjeçarja është larguar nga fshati Stavros Imathia, ku jetonte me prindërit e saj dhe me vogëlushen.
Më pas gruaja dyshohet se shkoi në digën e Aliakmonas dhe e hodhi fëmijën në ujërat e akullta. Menjëherë më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Të nesërmen, ditën e Vitit të Ri, ajo u kthye në shtëpi pa fëmijën. E pyetur nga prindërit për vendndodhjen e fëmijës, ajo nuk ka dhënë përgjigje të qarta.
Menjëherë është njoftuar policia dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Gruaja fillimisht kundërshtoi veten, duke pretenduar se e kishte lënë në një vend tjetër foshnjën, por pas presionit të policisë, ajo ka rrëfyer se e ka hedhur në lumin Aliakmonas.
Më në fund foshnja u lokalizua nga efektivët e policisë në digën e Aliakmonasit dhe punonjësit e policisë së Sigurimit të Verisë arrestuan nënën, e cila mësohet se vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar në klinikat psikiatrike në të kaluarën.
Banorët e fshatit ku jetonte 29-vjeçarja Aleksandra shprehen të tronditur, por siç thonë, ata e dinin se gruaja kishte shumë probleme dhe kishte nevojë për ndihmë psikiatrike.