Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: fier

  • E FUNDIT/ Sherr me thika mes të rinjve në Fier, humb jetën ish-lojtari i Apolonisë (EMRI)

    E FUNDIT/ Sherr me thika mes të rinjve në Fier, humb jetën ish-lojtari i Apolonisë (EMRI)

    Një sherr me thika është regjistruar këtë të hënë (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

    Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18-vjeçari Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci i cili nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

    I plagosur ka mbetur një 20-vjeçar i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Policia ka mundur të kapë autorin, ndërsa po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

    19-vjeçari Grei Bihuci ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Apolonisë, ku aktivizohej si portier me skuadrën Under 21 të klubit fierak.

  • TMERR në Fier!!! 40-vjeçari terrorizon banorët, i dehur dhe me kallash në dorë gati për…

    TMERR në Fier!!! 40-vjeçari terrorizon banorët, i dehur dhe me kallash në dorë gati për…

    Një 40-vjeçar ka rën në pranga në qytetin e Fierit, pasi terrorizoi banorët teksa lëvizte i dehur dhe me kallashnikov gati për qitje.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Libofsh, ku Emiljano Gjika në gjendje të dehur, kishte dalë në qendër të qytetit me armën në dorë, duke trembur banorët, të cilët kanë lajmëruar policinë.

    40-vjeçari është arrestuar, teksa arma e cila ishte gati për qitje është seksuestruar.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilenca”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

    Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Fier dhe i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, vihet në pranga 40-vjeçari.

    Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjecës policore, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë i qytetarëve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilenca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 40 vjeç, banues në Fier.

    Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit. Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Dy makina përplasen në aksin Fier-Levan, njëra përfundon në kanal

    Dy makina përplasen në aksin Fier-Levan, njëra përfundon në kanal

    Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të vendit të quajtur ‘Qafa e Koshovicës’ në aksin Fier- Levan.

    Dy automjete janë përplasur me  njëra – tjetrën ndërkohë që si pasojë e përplasjes njeri prej mjeteve, ka përfunduar ne kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.

    Përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në një aks me frekuentim të madhe gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, si një ndër rrugët që lidh Fierin me Levanin e më pas me autostradën drejt jugut.

  • Fier, 20-vjeçari shëtit me automatik në dorë, policia e arreston në flagrancë

    Fier, 20-vjeçari shëtit me automatik në dorë, policia e arreston në flagrancë

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap në kodrat e fshatit të Kurjanit me automatik pa leje.

    I riu me iniciale E. H., sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit por nuk ka mundur dot. Pas arrestimit të tij, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit ku iu gjetën dhe sekuestrua një sasi municioni luftarak.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

    Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

    Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident i rëndë në Fier, makina kthehet përmbys, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    Aksident i rëndë në Fier, makina kthehet përmbys, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident është regjistruar këtë të diel në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti.
    Nga burimet për mediat bëhet me dije se një automjet është kthyer përmbys në rrugë.

    Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie ku edhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

  • Pjesëtar i grupit kriminal në Spanjë, arrestohet 67-vjeçari në Fier

    Pjesëtar i grupit kriminal në Spanjë, arrestohet 67-vjeçari në Fier

    Faza e dytë e operacionit policor të koduar “Member” është finalizuar me sukses pasi është arrestuar në Fier 67-vjeçari Gjolekë Pazaj pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe me armë në Spanjë.

    67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

    Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

    Sjellim në vëmendje se më 18 Shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçarin Xhovalin Aliaj, pjesëtar i të njejtit grup kriminal. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

  • VIDEO/ Ndodh në Fier, zjarrfikësja shkoi të ndihmojë, por kërkoi ndihmë vetë

    VIDEO/ Ndodh në Fier, zjarrfikësja shkoi të ndihmojë, por kërkoi ndihmë vetë

    Njoftimi se një makinë ka marrë flakë në parkimin e kishës ortodokse në Fier ka vënë në lëvizje shërbimin zjarrfikës. Por, teksa mjeti zjarrfikës shkonte në vendngjarje ngeci në urë. Njëra gomë theu dërrasat, që u prishë dhe zjarrfikësja rrezikonte të binte në lumin Gjanica.

    Për shkak se kjo urë nuk është ndërtuar për pesha të rënda si në këtë rast kamionet, në një pjesë të saj ka pësuar shembje. Forcat zjarrfikëse që u nisën për ndihmë për të shuar flakët, u detyruan të kërkojnë ndihmë vetë.

    Pas dy orësh punë nga ana e vetë zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimeve publike të bashkisë Fier u bë e mundur nxjerrja e mjetit nga ura.

  • Fier, ushtronte prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 43 vjeçarja, në hetim tre të tjerë

    Fier, ushtronte prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 43 vjeçarja, në hetim tre të tjerë

    Një 43-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Fier, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

    Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

    Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Fier/ Kthyen lokalin në dyqan droge, bien në pranga babë e bir

    Fier/ Kthyen lokalin në dyqan droge, bien në pranga babë e bir

    Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir në këtë qytet pasi janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike.

    Në pranga kanë rënë shtetasit Arben dhe Denis Dane të cilët kishin kthyer lokalin në pronësi të tyrë në qendër shitje të lëndëve narkotike.

    “U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë…”-njofton policia.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”.

    Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir, Arben dhe Denis Dane.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    1. , 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.

    U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

    Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

  • Kokainë, kanabis dhe lojëra fati/ Arrestohet pronari i lokalit në Fier

    Kokainë, kanabis dhe lojëra fati/ Arrestohet pronari i lokalit në Fier

    Një 47-vjeçar që përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati është arrestuar në Fier.

    Autori i identifikuar si Festim Dhima banues në Kurjan të Roskovecit.

    Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestruan një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

    “Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokaleve për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokainë dhe kanabis. Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.