Tirona Fanatics me njoftim perpara ndeshjes ndaj Vllaznisë. Abissnet Superiore zbarkon këtë fundjavë për të hedhur këmbët e para në fushë për vitin e ri. Tirana luan sfidën e parë të 2025-ës ndaj Vllaznisë. Një Klasike e futbollit shqiptar që do të luhet në Shkodër, ditën e premte.
Nuk kishte si të mungonte thirrja për një mbështetja sa më masive në këtë transfertë të veçantë për tifozët bardhekaltër. Tirona Fanatics do të jenë në “Loro Boriçi” për të mbështetur ekipin kryeqytetas që vuajti një humbje të hidhur në klasiken e fundit luajtur në Lushnje, në kohën kur Tirana shtegtonte sa në një stadium në tjetrin.
Detajet e udhëtimit për në qytetin verior nuk ka dal ende, ndërkohë që Fanatiksat theksojnë se nuk ka vend për mungesa.
NJOFTIMI:
Te premten e para e 2025-ea ne “Loro Borici”kunder vllaznise!
Shkojme masivisht per ngjyrat e Kryeqytetit, per TIRONEN, per Fanatics!
Arsye per mungesa nuk ka!
Detajet e transfertes do te dalin ne nje njoftim te dyte!
LEXO ME SHUME:Tirana firmos me sulmuesin nga Liberia, më datë 2 janar bëhet prezantimi i 24-vjeçarit
Tirana ka pasur problem në repartin e avancuar. Në 19 javë kampionat, bardheblutë kanë shënuar 20 gola, dhjetë prej të cilëve nga dyshja Jarmouni-Ndreca dhe pjesa tjetër nga lojtarët e tjerë të sulmit.