Tirana pret Vllazninë nesër në orën 16:30 në “Klasiken” e Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, foli trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi. Ai u ndal te objektivi që është fitorja, mungesa te skuadra, por edhe te Bekim Balaj.
DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT
“Luajmë ndaj një kundërshtari që ndoshta është në momentin më të mirë në kampionat, një klasike, shpresojmë dhe urojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë për të qenë në nivelin e këtij dueli, shpresoj shumë që kundërshtari të mos ketë fatin që ka pasur, në 3 përballje që kemi bërë me ata mendoj që kemi bërë lojëra të mira, por është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë dhe në fund duhen 3 pikët.
Ne morëm 3 pikë të rëndësishme që na kanë kthyer besimin për të bërë më mirë në vijim, jemi në një situatë të vështirë, ishte ndeshje pozitive me Laçin. Kam folur me djemtë dhe nuk duhet të bëjmë gabimet e shkuara, asgjë ska përfunduar, shpresoj shumë dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjet që kanë mbetur. Objektivi te Tirana është e qartë, të fitojmë ndeshjen, e rëndësishme është të largohemi nga vendi ku jemi. Duke parë pikët nuk është se ka naj gjë më shumë Vllaznia, ajo që duhet ta kemi si grup është se ne kemi më shumë nevojë për pikë, duhet të vrapojmë dhe luftojmë më shumë.
Pas ndeshjes bëhet analiza se çfarë ke dhënë në fushën e lojës, luajmë për ta fituar. Situata nuk është dhe aq e mirë, mungesa e rëndësishme është e Rafael Rafës, ka bërë ndeshje të mira dhe do ta ndjejmë mungesën, por lojtarët që vijnë për të zëvendësuar kam besim që do të bëjnë mirë. Kur luajnë dy klubet e mëdha motivohen nga njëra-tjetra. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer për të bërë llogari para, duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të vjen besimi për të bërë më mirë.
Balaj është një shembull që duhet të ndiqet nga të rinjtë, ka qenë kyç te Vllaznia, duhet të jemi të kujdesshëm, kemi menduar diçka që të jemi më të kujdesshëm me atë si futbollist”, deklaroi ai.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Fitorja ndaj Laçit na ka kthyer besimin”/ Bledi Shkëmbi përpara ndeshjes ndaj Vllaznisë: Ob… […]
Comments are closed