Ndërkohë konfirmohet se në ditët në vijim Flamengo do të marrë masa të tjera, si ndërprerja e përkohshme e pagave të futbollistëve
BRAZIL- Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda ekonomike te klubet në mbarë botën, ndërsa së fundi edhe brazilianët e Flamengos kanë ndjerë efektin e krizës financiare.Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit Brazilian vendosën të shkarkojnë plot 62 persona, punonjës të niveleve të ndryshme të klubit, duke kursyer rreth 500 mijë euro nga pagat që ata përfitonin.
Numri i punonjësve të shkarkuar gjithsesi nuk prek më shumë se 10% të totalit të atyre që punojnë për klubin brazilian, ndërsa edhe tifozët e Flamengos kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të drejtuesve.
Ndërkohë konfirmohet se në ditët në vijim Flamengo do të marrë masa të tjera, si ndërprerja e përkohshme e pagave të futbollistëve, për të ulur sa më shumë shpenzimet dhe për të mos u prekur ashpër nga kriza.
M.M (Milo.al)