Ilion Lika ka vendosur që t’i jap fund aventurës së tij ne futbollin e luajtur. Ish-portieri i Kombëtares i jep kështu lamtumirën futbollit nga klubi i Tiranës, me të cilët është aktivizuar në vitet e fundit.
Lika është një portier legjendar për kampionatin tonë, teksa gardiani 44 vjeçar ka koleksionuar edhe disa trofe. 8 të tillë janë në fituar nga Lika përgjatë karrierës së tij. Dy tituj kampion, tre Kupa të Shqipërisë dhe 3 Superkupa, janë trofetë e fituar nga ish-portieri i Kombëtares.
Kujtojmë, që Lika e ka nisur karrierën e tij te Dinamo, për të luajtur më pas edhe për Elbasanin, Vllazninë, Kastriotin, Flamurtarin dhe 8 vitet e fundit ka dhënë kontributin e tij te Tirana. Gjithashtu, Lika ka luajtur për 2 sezone në Rusi te ekipi i Terek Grozny.