124
Igli Tare po kërkon me ngulm të afrojë te Lazio mbrojtësin që luan te Verona, Marash Kumbulla. Ekipi kryeqytetas po ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe presidenti i Veronës, Maurizio Setti, ka pranuar se dy emrat që janë afër mbrojtësit janë Interi dhe Lazio.
Kështu, para ndeshjes ai është fotografuar nga mediat italiane teksa diskutonte me Settin, bisedë që zgjati disa mnuta në fushën e lojës. Për mediat italiane, këto momente i janë kushtuar plotësisht Kumbullës dhe mundësisë së transferimit të tij në kryeqytetin italian.
Lazio kërkon që të mbyllë sa më shpejt këtë çështje në mënyrë që t’i sigurojë trajnerit Inzagi që në ditët e para të gushtit ekipin e plotë për sezonin e ardhshëm.