Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: uthull

  • Mjaltë, uthull dhe limon – Receta e pastrimit të gjakut dhe gjithë organizmit nga toksinat

    Mjaltë, uthull dhe limon – Receta e pastrimit të gjakut dhe gjithë organizmit nga toksinat

    Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

    Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.

    Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret.

    Simptomat e Pranisë së Lartë të Toksinave në Trup

    Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve shkaktojnë shumë dëme dhe probleme si:

    • Konstipacion,
    • Dhimbje muskulare,
    • Njolla në lëkurë,
    • Mjegullim të trurit
    • Aroma e keqe e trupit,
    • Probleme me gjumin,
    • Mbipeshë,
    • Rënie të flokëve.

    Mjaltë, Uthull Dhe Limon, Receta e Pastrimit Të Organizmit

    Në këtë artikull do të mësoni recetën e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjakut dhe të gjithë organizmit nga toksinat.

    Përbërësit:

    1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë,

    2 lugë gjelle uthull molle

    2 lugë gjelle lëng limoni

    1 lugë çaji xhenxhefil të grirë,

    Çerek luge çaji kanellë

    1 majë luge çaji spec djegës të kuq

    1 lugë çaji mjaltë.

    Përgatitja:

    Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë.

    Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga toksinat, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme.

    Toksinat janë përgjegjëse jo vetëm për plogështinë, humorin e keq dhe fryrjen ndaj ky lëng ju shërben në disa fronte.

    Uthulla e mollës ka aftësinë të përmirësojë metabolizmin dhe të pastrojë mëlçinë, gjakun dhe sistemin limfatik.

    Lëngu i limonit ka një efekt alkalin dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm.

    Ai luan jo vetëm një rol pastrues por i bën mirë edhe lëkurës për shkak të pranisë së vitaminës C.

    Kanella, speci djegës dhe xhenxhefili, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë mirë për rënien nga pesha.

    Mjalti nga ana tjetër shërben jo vetëm për ëmbëlsi por edhe e fuqizon trupin me antioksidantë që luajnë efekt mbrojtës afat-gjatë dhe të qëndrueshëm ndaj toksinave.

  • Receta fantastike e kungujve me uthull/ Shije delikate dhe plot shëndet

    Receta fantastike e kungujve me uthull/ Shije delikate dhe plot shëndet

    Çdo vakt i cili përfshin kungujt ka përfitime të mëdha shëndetësore,të cilat sigurisht që ia vlejnë t’i konsumoni.

    Dihet që kungulli i njomë rrit energjinë,ndihmon në funksionalitetin e tiroides, përmirëson shëndetin e syve, ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, ndalon inflamacionin, madje thuhet se ngadalëson proçesin e plakjes! Lista është shumë e gjatë.

    Receta që AgroWeb.org ju sugjeron me kunguj e uthull balsamike, i çon kungulleshkat në një nivel tjetër.

    Kjo recetë është një shembull i përkryer se si një ushqim si kungulli mund të shëndrrojë një pjatë mesatare në një pjatë të shkëlqyer!

    Uthulla balsamike jo vetëm që rrit ëmbëlsinë e kungujve, por i shton edhe një sfond të bukur.

    Për pak kontrast dhe një shije të veçantë, provoni të shtoni një grusht me stika pishe të pjekura, bajame ose arra.

    Receta Për 4 Persona

    Përbërësit:

    1 lugë gjelle vaj ulliri

    2 kunguj të njomë, të prerë në formë rrethore

    2 thelpinj hudhër, të grirë

    2 lugë gjelle uthull balsamike

    Kripë dhe piper i zi për shije

    Nenexhik,i copëtuar (sipas dëshirës)

    Hapat që duhet të ndiqni:

    Një një tigan të madh, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni vajin dhe ta lini të nxehet në zjarr mesatar.

    Pasi të jetë nxehur vaji, shtoni kungujt dhe hudhrat e grira. Përziejini për rreth 7-10 minuta, derisa kungujt të zbuten dhe të skuqen lehtë.

    Kur të shihni se kungujt kanë filluar të skuqen, shtoni uthullën dhe gatuajeni për rreth 3-4 minuta, derisa lëngu të trashet dhe të ngjitet tek kungulleshkat.

    Shtoni kripë dhe piper. Gjithashtu mund të shtoni nenexhik nëse e preferoni.

    Këshillë nga AgroWeb

    Gatimi është art më vete, prandaj nuk keni pse të limitoheni. AgroWeb.org ju  këshillon të eksperimentoni edhe me këtë pjatë, duke e shndërruar fare lehtë në një pjatë akoma edhe më të shijshme.

    Ju mund ta mbani atë një pjatë vegjetariane ose mund t’i shtoni mish për të pasur më shumë proteina. Këtu janë disa sugjerime :

    -Mund të shtoni rukola dhe djathë.

    -Mund ta përdorni si një zbukurim, të shijshëm dhe të shëndetshëm, mbi një biftek.

    -Mund ta përdorni si një përbërës të shkëlqyer në sallatën e makaronave.

    -Mund ta shtoni në një sanduiç, për vlera më të larta ushqyese.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Mënyra më e mirë për të pastruar tërësisht spinaqin

    Mënyra më e mirë për të pastruar tërësisht spinaqin

    Një sfidë e vërtetë është për amvisat pastrimi i spinaqit, për shkak të përmbajtjes së lartë të mbetjeve të dheut nëpër gjethe.

    Shpesh herë ndodh që për shkak të mos pastrimit si duhet, gatimet e përgatitura me spinaq të shndërrohet në një siklet të vërtetë nëse ai nuk është pastruar siç duhet.

    Ka shumë amvisa që shmangin gatimet me spinaq vetëm për shkak të papastërsisë së tij dhe vështirësisë së tij për t’u pastruar.

    Por spinaqi ëhstë një barishte e pasur me hekur por edhe shumë vitamina dhe minerale të tjera që I japin fuqi organizmit dhe promovojnë shëndetin e mirë gjithashtu.

    AgroWeb.orgdo t’ju mësojë më poshtë disa truke të thjeshta se si ta pastroni tërësisht spinaqin dhe të shijoni atë në çdo gatim freskinë dhe shijen e tij të mrekullueshme.

    Prerja e Bishtave

    Një nga detajet më të rëndësishme, kur të nisni pastrimin e spinaqit hapi i parë është largimi i pjesës së bishtave për secilën nga tufat e spinaqit.

    Më pas, pastrojini gjethet një e nga një me ujë të vakët.

    Pasi t’i keni pastruar një nga një. Merrni një tas të madh, mbusheni me ujë të pastër, dhe fusni aty gjethet e spinaq.

    Gjethet do të dalin në sipërfaqe dhe mbetjet dhe papastërtitë e dheut do të zbresin në fund të tasit.

    Lërini rreth 5 minuta aty dhe më pas largojini.

    Do shihni që në fund të tasin do të jenë mbledhur të gjitha papastërtitë e spinaqit.

    Ujë me Sodë ose Uthull

    Më pas tasin shpëlajeni dhe mbusheni sërish me ujë të pastër, shtoni një lugë çaji sodë buke përzjeheni mirë dhe fusni aty gjethet e spinaqit sërish, uji me sodë do ndihmojë për një pastrim tërësor të spinaqit .

    Lëreni edhe për 5 minuta në ujë me sodë, e më pas largojini gjethet nga tasi dhe vendosini në një kullorëse (psh makaronash) për t’i shpëlarë për herë të fundit sërish me ujë të vakët.

    Pas kësaj, gjethet e spinaqit janë gati për t’i gatuar në recetën tuaj të preferuar.

    Burimi: AgroWeb.org