Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: uçk

  • Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)

    Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)

    Karim Adeyemi, futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmund-it ndodhet për një vizitë në Kosovë, teksa nuk kanë munguar edhe fotot e tij me simbolin e shqiponjës me duar para memorialit të UÇK-së në Shtërpcë të Ferizajt.

    Në Serbi nuk kanë si të mos jenë indiferend ndaj këtij lajmi. Gazeta ‘Sport” ka publikuar një artikull në të cilën kritikon sulmuesin gjerman. “Gjest skandaloz nga ylli i Bundesligës, sulmuesi gjerman shfaq shqiponjën dykrenare përpara monumentit të UÇK-së”, ishte titulli i gazetës serbe.

    Karim Adeyemi, i cili është i dashuri i këngëtares, Loredana Zefi, ndodhet në Kosovë pasi përfundoi sezonin futbollistik në Bundesliga. Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane. Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

    Gjermani ka pozuar përpara memorialit të UÇK-së në Shtërpcë, teksa bën shqiponjën me duar, së bashku me një mikun e tij, dhe e shoqëron foton me këngën e Shkurte Fejzës “Mora Fjalë” kushtuar komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

    Loredana dhe Karim vlen të ceket se janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit. Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik.

    LEXO ME SHUME:📩VOTONI PËR YLBER RAMADANIN/ Goli i mesfushorit të Kombëtares në garë me lojtarin e Napolit (VIDEO)

  • Meta përkujton Çlirimin e Kosovës: Nderim UÇK-së, mirënjohje NATO-s dhe SHBA-së

    Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot me nderim, 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Në mesazhin e tij, Meta shprehet:

    “Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

    Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!” 

    https://www.facebook.com/watch/?v=614769412464841