Lajmet e fundit | Klikoje.al

Meta përkujton Çlirimin e Kosovës: Nderim UÇK-së, mirënjohje NATO-s dhe SHBA-së

Written by

in

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot me nderim, 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Në mesazhin e tij, Meta shprehet:

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!” 

https://www.facebook.com/watch/?v=614769412464841

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *