Pas hapjes së procedurave të regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut, Agjencia e Kadastrës ka bërë me dije 7 dokumentet që duhet të dorëzohen, si dhe hapat që do të ndiqen deri në marrjen e tapisë.
Pas mbledhjes së dokumentacionit do të nisë verifikimi në terren, përgatitja e hartës dhe e kartelës, afishimi 45-ditor dhe në fund marrja e certifikatës së pronësisë. Në këtë fazë, regjistrimi fillestar ka nisur në tetë zona kadastrale të breg- detit të jugut, konkretisht: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilekë, Ilias, Himarë dhe Nivicë. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha se procedurat e regjistrimit kanë përfunduar në mbi 2 mijë zona kadastrale në të gjithë vendin, por në 80 për qind prej tyre ka nevojë që të bëhen korrektime.
“Në 2 mijë e ca zona kadastrale që është bërë regjistrimi fillestar, në 80 për qind të tyre ka nevojë për përmirësim”, tha Lame. Vetëm në bregdetin e jugut janë mbi 16 mijë pasuri, të cilat do t’u nënshtrohen praktikave të formalizimit. Në tabelë është edhe lista me dokumentet që duhet të dorëzohen pranë njësive të qeverisjes vendore.
PROCEDURAT
Në lidhje me procedurat që do të ndiqen, Agjencia e Ka- dastrës sqaron: “Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajt- shme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale në kartelën përkatëse të pasurisë dhe hartën kadastrale.
Ky proces zhvillohet në dy faza, ku faza e parë përfshin proces- in e informimit të publikut, banorëve të zonës kadastrale për rëndësinë e këtij procesi dhe etapat e tij. Në këtë fazë është i rëndësishëm bashkëpunimi i popullatës me grupet e verifikimit/matjeve në terren të pasurive, duke saktësuar kufijtë e pasurive të paluajtshme.
Matjet faktike dhe doku- mentacioni i mbledhur trajtohen në zyrë për krijimin e hartës kadastrale dhe pasqyrimin në kartelë të të dhënave të pa- surive të paluajtshme.
Ky produkt i nënshtrohet afishimit publik 45-ditor, ku banorët dhe titullmbajtësit verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si mbajtja e ankesave përkatëse. Pas përfundimit të afishimit publik trajtohen ankesat për- katëse dhe kthim përgjigjeje. Më pas vijohet me ngarkimin në sistemin dixhital të pasurive të paluajtshme të produktit përfundimtar”.
MBIVENDOSJET
Në një intervistë dhënë në “ABC News”, Lame sqaroi edhe procedurat që do të ndiqen kur do të gjenden përballë rasteve me mbivendosje pronësie. Sipas tij, dy janë zgjedhjet që do të aplikohen nëse vërtetohet që ka qenë shteti shkak i mbivendosjes: ose do të adresohen në Gjykatë, ose do t’u propozohet që ta zgjidhin konfliktin mes tyre me anë të një marrëveshjeje.
“Në Shqipëri nuk ka asgjë të thjeshtë, sepse e komplikojmë vetë sistemin. Ndër vite kanë vepruar disa faktorë, kujtojmë ndarjen me 7501, pastaj me kthimin dhe kompensimin e deri dërgimi i çështjes në Gjykatë, legalizimet etj. Për rastet me mbivendosje, nëse janë të dy të ligjshëm, pra kanë tapi që ua kanë dhënë dy institucione të ndryshme që vepronin në mënyrë të pavarur dhe që s’koordinonin punën mes tyre, shanset janë dy.
Ose u thuhet shkoni në Gjykatë dhe zgjidhe- ni atje çështjen e mbivendosjes, ose merruni vesh me njëri- tjetrin, gjeni një të mesme vet dhe na e thoni. Në këtë moment ata do ta peshojnë, do vijojnë në Gjykatë apo do ta zgjidhin me marrëveshje”, vuri në dukje kreu i Kadastrës. Ligji i ndry- shuar përcakton një afat 6-mujor për dorëzimin e dokumenteve. Kjo vlen për ato familje që nuk kanë asnjë dokument për tokën bujqësore që posedojnë, si dhe ato që janë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim. Deri në nëntor të këtij viti, këto familje duhet të dorëzojnë kërkesë pranë bashkive.
Në ato territore ku procesi nuk ka nisur asnjëherë, do të aplikohen disa kritere. Kështu, për të marrë tapinë, duhet që toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i investimeve strategjike, të mos u jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje. TRAJTIMI SIPAS KATEGORIVE Veç atyre që nuk kanë asnjë dokument për tokën bujqë- sore që kanë në përdorim, apo kanë vetëm Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, ka edhe një kategori tjetër. Bëhet fjalë për ata, të cilët i kanë përmbyllur të gjitha procedurat, por ende nuk kanë marrë titullin e pronësisë apo tapinë. Të tilla janë jo pak.
Të dhënat zyrtare tregojnë që nga 450 mijë tituj pronësie të dhënë që nga nisja e procesit, vetëm për 250 mijë prej tyre kanë përfunduar procedurat e regjistrimit. Në ligjin e ndryshuar “Aktet e Marrjes”, regjistrimi i tyre do të bëhet vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuara. Kështu, referuar ndryshimeve të bëra, pasuria do të regjistrohet nga Agjencia e Kadastrës nëse: Përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore.
Së dyti, përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperative ose ndërmarrjeje bujqësore dhe së fundmi, toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja, nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të tru- allit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronë- si të përfituesit të AMTP-së, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.
Familjet që kanë në posedim tokë bujqësore më shumë sesa rezulton në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, do të duhet ta blejnë atë me çmim tregu. “Nëse pas saktësimit dhe pozicionimit në hartën kadastrale rezulton të ketë përfitues që posedojnë sipërfaqe shtetërore shtesë, mbi atë të përcaktuar në AMTP, ata kanë të drejtë të kërkojnë kalimin e pronësisë për këto sipërfaqe, deri në masën njëzet për qind të sasisë së sipërfaqes të AMTP-së.
Çmimi i kalimit të pronësisë është ai i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës për tokën bujqësore. Mbi sipërfaqen e pronës që blihet, regjistrohet barra ligjore deri në shlyerjen e vlerës. Kur subjekti nuk e kërkon apo e refuzon, sipërfaqja shtetërore shtesë i kalon fondit të tokës, sipas legjislacionit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompen- simit të pronave”, përcaktohet në ligj.