Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: trupi

  • Shenjat në trup që shfaqen pa shkak/ Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Shenjat në trup që shfaqen pa shkak/ Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Të nxirat nëpër trup janë familjare për këdo që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

    Ato shfaqen zakonisht gjatë dëmtimeve të pjesëve të trupit, ku gjaku mpikset dhe ngec shumë afër lëkurës.

    Mund të zgjasin për disa ditë ose për disa javë me radhë kur dëmtimi është shumë i madh dhe zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim të veçantë.

    Ekspertët këshillojnë gjithnjë që pas ndonjë presioni dhe force të madhe të ushtruar mbi trup, ta qetësoni atë zonë me pak akull.

    Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme përse të nxirat mund të shfaqen në trupin e një njeriu.

    Ndonjëherë ato shfaqen dhe kur nuk keni përjetuar më parë ndonjë lëndim të jashtëm të trupit.

    Në këtë artikull ju tregojmë disa shkaqe të fshehura se përse po vuani nga ky problem.

    Çfarë i shkakton të nxirat

    Megjithëse dëmtimet më të mëdha njeriu i pëson gjatë fëmijërisë për shkak të dinamikës së shpejtë të jetës, të nxirat janë më të shpeshta teksa plaket.

    Kjo ndodh sepse me kalimin e viteve venat e gjakut bëhen  më të dobëta dhe lëkura më e hollë.

    Një arsye tjetër është edhe gjenetika pasi lëkura e hollë dhe venat e holla të gjakut mund të jenë të trashëguara.

    Në rastet kur të nxirat nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve shkak mund të jenë disa nga arsyet e listuara si më poshtë.

    Ilaçet

    Ilaçet e ndryshme të cilat hollojnë gjakun mund të shkaktojnë edhe të nxira nëpër trup.

    Disa prej tyre mund të dobësojnë edhe venat e gjakut ndaj inflamacioni dhe të nxirat do të jenë shumë më të shpeshta.

    Nëse merrni ilaçe për gjakun dhe keni të nxira të vazhdueshme ato mund të jenë një arsye.

    Konsultohuni me një mjek specialit për të marrë këshillat e duhura rreth problemit.

    Sëmundjet e mëlçisë

    Abuzimi me alkoolin është një faktor që shkakton probleme dhe dëmtime të mëlçisë.

    Ndaj nëse e konsumoni në sasi të mëdha dhe shikoni të nxira, shkaku nuk janë dëmtimet apo përplasjet e jashtme.

    Një sëmundje e mëlçisë e quajtur ceroza ka filluar të kufizojë dhe shkatërrojë funksionet e saj.

    Kur mëlçia dëmtohet ajo ndalon së prodhuari proteinat të ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

    Si rezultat shfaqen të nxirat në trup pasi gjaku ka tendencë të ngecë shumë afër lëkurës.

    Mungesa e vitaminave

    Mungesa e vitaminave në trup duket si një problem i zakonshëm dhe shumë lehtë i zgjidhshëm, por mund të lërë shenja të bezdisshme pas.

    Nëse keni mungesë vitamine C trupi ka tendencë të dëmtohet më shpejt dhe shërohet më ngadalë.

    Vitamina K është gjithashtu një faktor që ndihmon në shërimin e shpejtë të hematomave.

    Prandaj për çdo person që nuk ka mjaftueshëm vitaminë K në trup të nxirat do të jenë shumë të shpeshta.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Sinjalet që paralajmëron trupi kur kemi nivel të lartë të sheqerit në gjak

    Sinjalet që paralajmëron trupi kur kemi nivel të lartë të sheqerit në gjak

    Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

    Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut.

    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.

    Sipas ekspertëve të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

    Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij.   

    Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku.

    Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

    Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

    Sipas të dhënave zyrtare që AgroWeb.org ka marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

    Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

    Më poshtë AgroWeb.org po liston disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.

    Uria e Tepërt

    Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

    Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.

    Rritje e Etjes

    Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.

    Ndijesia e Thatë në Gojë 

    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës.

    Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.

    Plagë të Vogla në Trup

    Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.

    Infeksione të Shpeshta

    Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.

    Rënia e peshë

    Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.

    Ketoacidoza

    Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1.

    Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Gromësirat e shpeshta/ Çfare mesazhi po ju dërgon trupi juaj?

    Gromësirat e shpeshta/ Çfare mesazhi po ju dërgon trupi juaj?

    Në pjesën më të madhe të rasteve, gromësira shkaktohet nga gëlltitja e tepruar e ajrit që nuk arrin kurrë në stomak por grumbullohet në ezofag.

    Njeriu mund të gëlltisë teprica ajri gjatë kohës që është duke ngrënë apo pirë nxitimthi, duke përtypur çamçakëzi, duke pirë duhan, ose duke pirë pije të gazuara.

    Në kushte normale, gromësira është një proces krejt natyral kur trupi kërkon të eliminojë gazrat e tepërt nga trakti i sipërm i tretjes.

    Në kushte normale, një person mund të gromësijë një deri në katër herë pas çdo ngrënieje. Por edhe gromësira e ka një kufi.

    Sipas ekspertëve, frekuenca e gromësirës është e gjitha në varësi të sasisë dhe shpejtësisë së të ngrënit dhe gëlltitjes së ajrit.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për disa prej arsyeve që nxisin gromësirën e shpeshtë.

    Gëlltitja e Ajrit

    Ky problem mund të zgjidhet nëpërmjet disa hapave të lehtë. Për shembull ju mund të:

    • Përtypni ushqimin ngadalë, në mënyrë që të gëlltisni më pak ajër
    • Shmangni birrën e pije të tjera të gazuara që çlirojnë dioksid karboni
    • Shmangni çamçakëzin e ëmbëlsira të forta të cilat nxisin përtypjen e tepruar dhe të gjatë.
    • Lini duhanin sepse gjatë pirjes së tij ju gëlltisni ajër.

    Frymëmarrja Nga Goja

    Nëse vuani nga alergjitë apo probleme me hundën, gjasat janë që ju të merrni frymë nga goja. Një gjë e tillë rrit predispozitën e gromësirës si pasojë e gëlltitjes së tepruar të ajrit.

    Ju mund të merrni spërkatës të hundëve të cilët çlirojnë rrugën e frymëmarrjes dhe e lehtësojnë atë duke zbehur në të njëjtën kohë rrezikun e gromësirës së tepruar.

    Intoleranca Ndaj Laktozës Apo Fruktozës

    Në raste të tilla, stomaku e ka të vështirë të tresë ushqime me bazë bulmeti sepse laktoza qëndron gjatë në stomak duke prodhuar gazra.

    Në rastin e intolerancës ndaj laktozës, gromësira shoqërohet me dhimbje stomaku, fryrje dhe gazra.

    Nëse vëreni që gromësini menjëherë pas pirjes së lëngjeve të frutave atëherë mund të vuani nga intoleranca ndaj fruktozës.

    Për të zgjidhur këtë problem, mos pini lëngje të tilla për një farë kohe.

    Stresi

    Kur njeriu është i nervozuar apo i stresuar, atëherë gëlltit më shumë ajër dhe mund të gromësijë shumë shpesh.

    Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e ankthit janë të predispozuar të gromësijnë më shpesh.

    Acidi i Refluksit

    Aciditeti i lartë në stomak ka tendencën të rrugëtojë drejt ezofagout dhe njeriu gëlltin më shumë ajër duke u ndier më i fryrë e duke gromësirë më shpesh.

    Gromësira kronike mund të ketë lidhje të drejtë edhe me inflamacionin në stomak që shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori që është gjithashtu përgjegjës për ulçerën në stomak.

    Në një rast të tillë, mjekët këshillojnë përdorimin e medikamenteve kundër aciditetit në stomak.

    Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun

    Ekspertët e AgroËeb.org thonë se ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku në rast se gromësira shoqërohet me simptoma si:

    • Diare
    • Dhimbje të vazhdueshme abdominal
    • Gjakderdhje gjatë jashtëqitjes
    • Temperaturë të lartë
    • Rënie të shpejtë nga pasha
    • Shtrëngim kraharor
    • Ngopje të shpejtë dhe humbje të oreksit.

    Këto simptoma mund të sinjalizojnë një problem të fshehur me tretjen.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Duajeni trupin tuaj njëlloj si e do Bebe Rexha të vetin

    Duajeni trupin tuaj njëlloj si e do Bebe Rexha të vetin

    Kur vjen puna te trupi i saj, këngëtarja Bebe Rexha nuk e ka aspak problem të tregojë fizikun që gëzon, ndonëse paparacët përpiqen ta nxjerrin në mënyrat më të ndryshme, duke e bërë të duket jo fort mirë.

    Së fundmi, duke marrë shkas nga fotot e paparacëve, Bebe ka vendosur të ndajë një video me rroba banje, me të njëjtat kur u fotografua me të dashurin e saj, Keyan Safyari. Rexha ka theksuar se ndihet shumë mirë me trupin e saj, ndërsa një burim pranë saj ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Bebe nuk ka dëshirë të duket se ka gjëra për të fshehur dhe se çdokush duhet të ndihet rehat me veten e vetë.

    “Është një nga njerëzit më konfident. Me siguri shumë shpejt do të publikojë diçka tjetër të këtij lloji”, kanë shtuar burimet.

    Epo ky shembull i shqiptares së suksesshme duhet t’i frymëzojë të gjithë, për ta pranuar veten ne çdo formë të saj.

    Burimi: revistawho.com

  • Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë/ Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

    Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë/ Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

    Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

    Shenjat e ulcerës së  stomakut:


    1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak/ Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

    2. Ndjesia e një barku të rënduar/ Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

    3. Urth/ Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat , fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

    4. Ndjesia për të vjellë/ Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje me stomakun bosh, që në mëngjes !

    5. Dhimbje stomaku/ E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulçeres së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

  • 4 Ushtrime të lehta mëngjesi për 15 minuta

    4 Ushtrime të lehta mëngjesi për 15 minuta

    Ushtrimet janë të lehta dhe posaçërisht të dobishme për personat të cilët shumicën e kohës e kalojnë ulur.

    Pa marrë parasysh se në cilën kohë zgjoheni, gjimnastika e lehtë është mënyra më e mirë të filloni ditën.

    Nëpërmjet një serie të ushtrimeve të lehta e të shkurtra në kohëzgjatje së paku 15 minuta, mund të çlironi tërë trupin, të shpejtoni punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në orët e mëngjesit dhe do të kthjelleni pa pirë kafe të fortë.

    Ju propozojmë katër ushtrime të lehta për çlirim trupi në mëngjes, për forcimin e muskujve të shpinës dhe të këmbëve, shpatullave dhe gjoksit.

    Ushtrimet janë të lehta, për to nevojiten midis 15 dhe 20 minuta dhe posaçërisht janë të dobishme për personat të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë ulur.

    Një numër i vogël njerëzish ka kohë dhe i vullnet për rekreacion, andaj gjimnastika e shkurtër e mëngjesit është ideale për të gjithë ata të cilët nuk janë adhurues të ushtrimeve.

    1. USHTRIMI FILLESTAR

    Ushtrimi fillestar është më i thjeshtë. Veprimi i parë është që këmbët t’i hapni në gjerësinë e shpatullave, ndërsa duart duhet të jenë të shtrira në lartësi të shpatullave.

    Pastaj ngadalë uluni galiç. Nga ulja galiç drejtojeni shpinën nën këndin prej 90 gradësh dhe gradualisht ktheheni në pozitë të drejtë. Ushtrimin mund ta përsërisni disa herë, ndërkaq ky ushtrim është i mirë për forcimin e pjesës së shpatullave, shpinës dhe kofshëve.

    2. BELI DHE GJOKSI

    Lërini këmbët të hapura në të njëjtën distancë edhe për ushtrimin e dytë. Njërën dorë çojeni deri te veshi, ndërkaq tjetrën para gjoksit. Pastaj ngadalë përkuluni anash dhe të dy duart lakojini në atë drejtim.

    Gradualisht kthehuni në pozitë vertikale dhe pastaj përsëriten ushtrimin. Ushtrimi i këtillë është i shkëlqyeshëm për belin dhe gjoksin, prandaj, në rend të parë, ua rekomandojmë damave.

    3. USHTRIMI “MACE”

    Rekomandohet që gjatë ushtrimit të shtriheni mu si macja.

    Uluni në gjunjë, ndërkaq duart shtrini në lartësi të shpatullave. Pastaj me mjekër lëvizni përpara dhe lakohuni ngadalë derisa me stomak të prekni dyshemenë.

    Kokën hidheni përpara dhe qëndroni në atë pozitë së paku dhjetë sekonda. Pastaj lakojini gjunjët derisa thembra dhe koka pothuajse të preken.

    4. GJYSMËSPANGOJA

    Ushtrimi i fundit për gjimnastikë mëngjesi do t’i kënaqë ata të cilët dinë të bëjnë spangon, prandaj gjimnastikën me këtë ushtrim edhe mund ta përfundojnë. Megjithatë, nga ju nuk kërkohet kjo shkathtësi. Njërën këmbë lakojeni deri në gjysmë, ndërkaq tjetrën shtrijeni deri në atë pozitë të gjysmëspangos.

    Tendoseni këmbën e shtrirë, pastaj lakojeni dhe të njëjtën gjë përsëriten edhe me këmbën tjetër. Ky ushtrim është i mirë për shtrirjen e pulpës së këmbëve. 

  • Produktet e kuzhinës suaj që e shkatërrojnë sistemin imunitar

    Produktet e kuzhinës suaj që e shkatërrojnë sistemin imunitar

    Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qeliza e shumë molekula të tjera, që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur të shëndetshëm. Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet, që jetojnë me dhe krah nesh e të cilat shkaktojnë sëmundje. 40876d

    Si mund ta fuqizoni imunitetin?

    Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid. Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm.

    Si e dobësoni imunitetin?

    Këto janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj.

    1. Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj. Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin.
    2. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar.
    3. Kafeina ndikon tek gjumi. Mungesa e tij shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin.
    4. Konsumi i tepruar i alkolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.

    Ekspertët thonë se njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime të cilat e ndihmojnë jo vetëm imunitetit por edhe gjumin dhe humorin të mirë. Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterinen.

    Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha. Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen./Gazeta Express

  • Fifi i befason të gjithë me format e trupit/ Shfaqet me belin mjaft të hollë

    Fifi i befason të gjithë me format e trupit/ Shfaqet me belin mjaft të hollë

    Këngëtarja e njohur, Fifi, i është dedikuar prej disa kohësh trupit të saj. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë komplekse dhe ka folur hapur për peshën e saj, prej problemeve shëndetësore ajo ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi kilogramëve të saj. Në foton e fundit ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe shfaqet shumë në formë. Ndjekësit i kanë komentuar menjëherë duke i vënë në dukje se sa është dobësuar. Vullneti i saj ka bërë që Fifi t’i befasojë të gjithë.

    View this post on Instagram

    Say what?

    A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) on

  • Gjithçka që ndodh në trupin tuaj nëse hani kos çdo ditë

    Gjithçka që ndodh në trupin tuaj nëse hani kos çdo ditë

    Përfitimet që ofron në trup janë të shumta.

    Jogurti është konsideruar prej kohësh nga shumë njerëz si një nga ushqimet më të shëndetshme, me shumë përfitime për shëndetin e përgjithshëm.

    Pavarësisht nëse është kos i thjeshtë, klasik apo ai me fruta dhe shije të ndryshme, është një snak mahnitës dhe i shijshëm.

    Ka mënyra të pafundme për ta konsumuar dhe që s’do t’ju mërziten asnjëherë pasi mund ta përzieni me drithëra, fruta, mjaltë ose fruta të thata për të pasur një vakt ushqyes brenda një minutë.

    Është shumë ekonomik dhe i lehtë për tu gjetur pasi është në dispozicion pothuajse kudo edhe në mini marketin më të vogël të lagjes.

    Përderisa ka mjaft marka të jogurtit, ia vlen të provoni edhe opsionet jo të qumështit që janë të bëra ekskluzivisht nga qumështi i sojës, bajameve ose kokosit në vend të qumështit të lopës. Por le të shohim në detaje se çfarë i ofron trupit tuaj konsumi i përditshëm i këtij ushqimi.

    Në fotografitë që vijojnë do të zbuloni gjithçka …

    This image has an empty alt attribute; its file name is yogurt2.jpg
    1. Trupi juaj do të marrë kalciumin e kërkuar nëse hani kos çdo ditë

    Shumë njerëz nuk e plotësojnë nevojën e tyre për kalcium sepse shmangin bulmetin ose për shkak të intolerancës së laktozës ose për shkak të një besimi personal që bulmeti është jo i shëndetshëm. Përveç që është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, jogurti është një ushqim shumë i përshtatshëm për njerëzit që nuk kanë shumë kohë, pasi ai konsumohet menjëherë.

    This image has an empty alt attribute; its file name is yogurt3.jpg
    1. Ul nivelet e kolesterolit

    Kolesteroli juaj mund të përmirësohet ndjeshëm duke zgjedhur kosin, pasi është një snak i ulët në yndyrë dhe kolesterol në krahasim me ushqimet e tjera.

    This image has an empty alt attribute; its file name is yogurt4.jpg
    1. Përmirëson presionin e gjakut

    Hipertensioni mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore si sulmi në zemër, goditje në tru, aneurizëm, çmenduri dhe shumë të tjera. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të matni rregullisht tensionin e gjakut.
    Lajmi i mirë është se sipas ekspertëve, jogurti është në krye të listës së ushqimeve anti-hipertensionuese.

    This image has an empty alt attribute; its file name is yogurt5.jpg
    1. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale

    Konsumimi ditor i jogurtit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale siç janë divertikuliti ose zorrë e rrjedhshme.
    Kjo për shkak se jogurti përmban kultura aktive të quajtur probiotikë ose “baktere të mira”, të cilat mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të ndihmojnë në mirëmbajtjen e një trakti të shëndetshëm tretës.

    This image has an empty alt attribute; its file name is yogurt6.jpg
    1. Kontribuon në shëndetin e kockave

    Kosi përmban disa lëndë ushqyese thelbësore për mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme, siç janë kalciumi, proteina, kaliumi, fosfori dhe vitamina D. Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë veçanërisht të dobishëm në parandalimin e osteoporozës, gjendje e cila karakterizohet nga kocka të dobësuara.

  • Kur Trupi i Njeriut Përpiqet të Thotë “Nuk Mundem Më!”, Dërgon Këto 8 Sinjale…

    Kur Trupi i Njeriut Përpiqet të Thotë “Nuk Mundem Më!”, Dërgon Këto 8 Sinjale…

    Shumica prej nesh fillojnë të ëndërrojnë për pushimet tona të ardhshme që në ditën e parë pas kthimit në punë dhe këtu nuk ka asgjë të gabuar. Puna është shpesh një stres që ne pa vetëdije e luftojmë gjatë gjithë kohës.

    Sidoqoftë, ka shenja fizike që tregojnë se ju duhet të bëni një pushim pasi stresi po ju mbyt.

    Ja cilat janë 8 sinjalet më të shpeshta:

    Dhimbje koke

    Trupi juaj mund të sinjalizojë se duhet të pushoni nëse ndjeni shqetësime në kokën tuaj. Ngarkesa e punës shumë e madhe shpesh rezulton në dhimbje të moderuara dhe të rënda në kokë, qafë dhe sytë.

    Për më tepër, një nivel i lartë i stresit mund të çojë në sulme të migrenës.

    Problemet me tretjen

    Kur truri juaj punon për një kohë të gjatë, sistemi tretës vuan më së shumti. Në fakt, ai zhytet në një lloj shoku.

    Pasoja më e zakonshme e kësaj gjendje është Sindroma e Zorrëve të Irrituara që shoqërohet me probleme të zorrëve dhe dhimbje në zona të ndryshme të stomakut.

    Ftohjet e shpeshta

    Stresi rrit rrahjet e zemrës tuaj, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Kjo dhe rritja e presionit të gjakut së bashku mund të shkaktojnë probleme të imunitetit, gjë që rezulton në ftohjet e shpeshta.

    Pesha e trupit jokonsistente

    Stresi i rëndë shpesh çon në një shtim të shpejtë të peshës. Kjo shkaktohet nga rritja e hormonit të kortizolit që ju bën të dëshironi të hani çdo gjë që keni afër. Akumulimi i karbohidrateve të thjeshta në ushqimet tuaja gjithashtu çon në peshë të tepërt.

    Dhimbje të stomakut

    Ne e përmendëm që sistemi juaj i tretjes vuan kur jeni të stresuar, kështu që dhimbjet e stomakut dhe të përzierat mund të jenë simptoma të mungesës së pushimit.

    Lodhja

    Nëse uleni dhe e keni shumë të vështirë thjesht të ngriheni si dhe gjithmonë keni vështirësi edhe të bini në gjumë, atëherë dijeni se lodhja e vazhdueshme është gjithashtu një shenjë e një ngarkese shumë të madhe pune.

    Dhimbje kraharori

    Dhimbjet e gjoksit dhe dhimbjet e shkaktuara nga stresi shpesh nuk kanë asnjë lidhje me zemrën dhe janë me origjinë të pastër neurologjike. Nëse shpesh përjetoni dhimbje të mprehtë në gjoks, provoni së pari që të relaksoheni.

    Megjithatë, mos harroni se stresi në fakt mund të çojë në dobësim të zemrës, prandaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni dyshime për probleme me zemrën.

    Rënie e aktivitetit seksual

    Truri pushon së prodhuari elemente kimike të mjaftueshme përgjegjëse për nxitjen seksuale, aq shumë saqë një person mund të humbasë çdo dëshirë për të kryer marrëdhënie.

    Nëse ju ose partneri juaj përjetoni këtë lloj problemi, mos harroni se një pushim i mirë mund t’i rregullojë gjërat përsëri.