Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: stomaku

  • 4 Ide si të merrni më të mirën nga uji detoks

    4 Ide si të merrni më të mirën nga uji detoks

    Të pirit ujë sa më shumë ju ndihmon të pastroni trupin, të nxirrni jashtë toksinat e dëmshme, ju jep energji dhe madje ju ndihmon të humbni në peshë.

    Më poshtë po ju tregojmë 4 kombinime efikase për qëllime të ndryshme:

    Për një lëkurë më të pastër mjafton të kombinoni:
    Kastravec+1/2 limon+gjethe menteje+ 1 gotë ujë

    Në rast të fryrjes së stomakut:
    Disa feta kastravec+1/2 limon+gjethe menteje+xhenxhefil+1 gotë ujë

    Për përshpejtim të metabolizmit
    1 mollë+2 shkopinj kanelle+ 1 gotë ujë

    Për humbje peshe
    Disa feta kastravec+disa feta portokall+ 1 gotë ujë

    Në të gjitha rastet duhet t’i bashkoni përbërësit së bashku në gotë dhe i lini gjithë natën të qendrojnë, për ta pirë mëngjesin e nesërm!

    Burimi: neps.al

  • A duhet të konsumojnë bulmet personat që vuajnë nga refluksi

    A duhet të konsumojnë bulmet personat që vuajnë nga refluksi

    Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz.

    Bëhet fjalë për një ndër sëmundjet më të shpeshta të ezofagut.

    Ai ka të bëjë me kthimin e sekrecioneve të stomakut drejt ezofagut, duke shkaktuar më pas dëmtime të ndryshme, ulçerë e në raste të rralla edhe kancer.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka disa ushqime që nxisin refluksin e acidit të stomakut dhe identifikimi i tyre e bën njeriun më të aftë për të shmangur shqetësime të tilla, përfshirë këtu edhe urthin

    Një prej tyre është qumështi por jo vetëm.

    Ushqime të tjera që nxisin refluksin e acidit janë:

    • Qepët,
    • Hudhrat,
    • Mentja
    • Kafeja,
    • Çokollata,
    • Ushqimet e yndyrshme,
    • Ushqimet pikante,
    • Ushqimet e skuqura.
    • Intoleranca Ndaj Laktozës

    Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës kanë vështirësi në tretjen e kësaj substance që gjendet në produktet e bulmetit.

    Nëse ata ushqehen me produkte të tilla, ata mund të kenë probleme si:

    • Dhimbje barku,
    • Fryrje,
    • Të përziera,
    • Të vjella

    Këto simptoma i atribuohen gjithashtu përmbajtjes së lartë të yndyrës tek disa produkte të caktuara të bulmetit.

    Kjo është një nga arsyet përse ekspertët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar nga refluksi dhe urthi të zgjedhin variante me pak yndyrë.

    Produktet e qumështit nuk duhen shmangur plotësisht për arsyen se një gjë e tillë mund të shkaktojë mungesa në ushqyes të rëndësishëm.

    Produktet e bulmetit ofrojnë:

    • Proteinë,
    • Kalçium
    • Kalium,
    • Magnez,
    • Vitaminë D,
    • Vitaminë A

    Ushqimet Dhe Pijet Më Të Shëndetshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Refluksi

    Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ushqimeve të mëposhtme për të lehtësuar dhe parandaluar simptomat.

    Fruta (por jo agrume) dhe perime,

    Të bardhën e vezës,

    Mishin pa dhjamë

    Tërshëra,

    Patatet dhe zhardhokë të tjerë,

    Këshilla Të Tjera Për Shmangien e Refluksit të Acidit

    Ekspertët thonë se koha e ushqyerjes është gjithashtu një faktor në shfaqjen e refluksit.

    Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të shtrihen menjëherë sapo kanë ngrënë.

    Ata duhet të presin rreth 2-3 orë përpara se të shtrihen.

    Duhanpirja dhe mbipesha janë gjithashtu faktorë që nxisin refluksin dhe urthin.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Faktet e reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun

    Faktet e reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun

    Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm.

    Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme.

    Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

    Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli.

    Specialsitët konfirmonë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

    Vlerat shëndetësore

    Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut.

    Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroWeb.org.

    Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

    Disa specialistë deri më tani kanë rekomanduar shmangien e këtyre ushqimeve për shkak të nivelit të lartë të fibrës që shkakton gazra dhe irritim të stomakut, por tani shkencëtarët mendojnë ndryshe.

    Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

    Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

    Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

    Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.

    Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

    Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Korja e bukës/ Vlerat befasuese për shëndetin dhe stomakun

    Korja e bukës/ Vlerat befasuese për shëndetin dhe stomakun

    Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

    Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm të saj.

    Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore.

    Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

    Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

    Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli.

    Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

    Është e pasur me fibër

    Sipas të dhënave, buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës.

    Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

    Cila bukë është më e mira?

    Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet.

    Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

    Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit.

    Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

    Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë.

    Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër.

    Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera.

    Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

  • Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë/ Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

    Ju djeg stomaku sa herë që fusni diçka në gojë/ Ja ç’po ndodh me trupin tuaj

    Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

    Shenjat e ulcerës së  stomakut:


    1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak/ Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

    2. Ndjesia e një barku të rënduar/ Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

    3. Urth/ Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat , fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

    4. Ndjesia për të vjellë/ Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje me stomakun bosh, që në mëngjes !

    5. Dhimbje stomaku/ E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulçeres së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.