Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Speca

  • Më e mira e stinës/ Tavë me kungulleshka dhe speca të mbushura

    Më e mira e stinës/ Tavë me kungulleshka dhe speca të mbushura

    Specat dhe kungulleshkat janë dy perimet më fantastike të stinës.

    Të freskëta dhe të lehta në shije, të pasura në vlera ushqyese, ato shndërrohen në gatime të mrekullueshme.

    AgroWeb.org ju sjell më poshtë kombinimin perfekt të traditës atë të përgatitjes së tavës me speca e kungulleshka të mbushura me oriz.

    Një shije fantastike e cila shoqërohet me sallata të freskëta të stinës por edhe me kos shtëpie apo edhe dhallë të ftohtë.

    Specat dhe Kungulleshka të Mbushura me Oriz   

    Përbërësit

    3-4 speca për mbushje

    3-4 kungulleshka

    2 kokrra mesatare qepë

    4-5 filxhanë kafeje oriz

    1 filxhan çaji mish i grirë

    kripë, piper

    1 tufë majdanoz

    2-3 kokrra mesatare domate

    Disa thelpinj hudhër

    Rigon

    Përgatitja

    Specat zgjidhen me tul dhe të mëdha, lahen, u pritet bishti në formë kapaku, u hiqen farat.

    Kungulleshkat zgjidhen mesatare. Ndahen në mes por pa u prerë deri në fund dhe u largohet tuli i brendshëm.

    Specat dhe kungulleshkat kalohen në një skuqje të lehtë me vaj ulliri dhe vendosen me rradhë në tavë.

    Në një enë me vaj ulliri kaurdiset qepa e grirë hollë. Pasi volumi i qepës të bjerë shtoni domatet e grira hollë dhe tulin e prerë në kubikë të kungulleshkave dhe kaurdisini për pak minuta.

    Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni mishin e grirë dhe hudhrat dhe kaurdiseni derisa masa të mbetet në yndyrën e saj.

    Hidhni kripën, piperin, majdanozin, rigonin dhe ujë dhe lërini të zjejnë për 15 minuta, më pas shtoni orizin dhe lëreni të zjejë përgjysmë dhe masa të jetë e lëngshme.

    Nëse preferoni në vend të majdazonit mund të përdorni edhe kopër.

    Me masën e përgatitur mbushni specat dhe kungulleshkat me rradhë por jo plot, pasi gjatë zierjes orizi shton sasinë dhe mbushja del jashtë. Nëse u tepëron oriz nga masa e mbushjes pasi të keni mbushur specat hidhjani tavës rreth e rrotull specave.

    Në fund tavës hidhini dhe pak kripë, pak lëng mishi ose ujë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Truqet më pak të njohura si t’i qëroni shpejt dhe thjesht specat e pjekur

    Truqet më pak të njohura si t’i qëroni shpejt dhe thjesht specat e pjekur

    Specat e pjekur i adhurojmë në hajvar apo sallatë, mirëpo pjesa më e mërzitshme e përgatitjes përfundimisht është qërimi

    Fatmirësisht, ekzistojnë disa truqe se si mund t’ia lehtësoni vetes dhe të përshpejtoni veprimet tuaja.

    Pas pjekjes specat mbuloni me folie alumini apo me pjatë në mënyrë që avulli ta bëjë “punën e vet” dhe të ndihmojë në heqjen e lëvores.

    Lini që të ftohen ashtu të mbuluara dhe pastaj filloni qërimin, më së miri me ndonjë vegël si p.sh. rrëmojcat e dhëmbëve.

    Specat mund t’i qëroni edhe në një enë me ujë, mirëpo disa kuzhinierë këshillojnë që ujin të mos e hidhni, por ta kulloni dhe ta përdorni për supa dhe salca me aromë tymi.

    Edhe një ndër mënyrat që specat pas pjekjes në furrë apo në skarë t’i vendosni në qese letre derisa janë ende të nxehta, mbyllni qesen dhe lëreni të ftohen.

    Duke mbajtur specat në qese ngadalë tërhiqni derisa të mos ia hiqni lëvoren.

    Se si të bëhet kjo gjë më lehtë shikojeni në video:

    loading…