Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: sekreti

  • Ja si të lëpini gishtat me byrek me peta të gatshme/ Sekreti i përgatitjes

    Ja si të lëpini gishtat me byrek me peta të gatshme/ Sekreti i përgatitjes

    Hollimi i petëve të byrekut vetë, në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë amvisat.

    Por, ky proces kërkon kohë, të cilën shumë prej amvisave ndonjëherë nuk e kanë.

    Për të shkurtuar kohën dhe për të përfunduar gatimin sa më shpejtë, kur është rasti për të përgatitur byrek shumë prej amvisave përdorin petë të gatshme.

    Por, jo përherë rastis që me petë të gatshme të përgatisësh një byrek të shijshëm. Ndodh që byreku me petë të gatshme shpesh herë të dalë i thatë dhe herë të tjera i qullët.

    Qumësht me vaj ulliri

    Ka një sekret në përgatitjen e byrekut me peta të gatshme. Është lyerja e çdo pete me qumësht dhe vaj ulliri.

    Mjafton të hidhni qumësht në një tas dhe dy lugë me vaj ulliri.

    Më pas, secilën petë që shtroni në tepsi lyejeni me qumështin dhe vajin e ullirit përmes furçës së kuzhinës.

    Shtroni katër apo pesë petë si fillim dhe lyejeni secilën me masën e qumështit me vaj ulliri.

    Më pas, hidhni gjysmën e mbushjes, me të cilën do përgatisni byrekun dhe vijoni me shtrimin e 3 apo 4 petëve të tjera duke i lyer sërish të gjitha me qumësht dhe vaj ulliri.

    Shtoni pjesën tjetër të mbushjes dhe vijoni kështu deri në petën e fundit.

    Nëse preferoni mbushjen e byrekut mund ta ndani në tre pjesë.

    Në fund, lyeni anët e byrekut me pak qumësht dhe vaj ulliri ashtu si edhe sipërfaqen dhe kthejini anët duke i mbyllur me njëra-tjetrën.

    Gradacioni i pjekjes

    Kur byreku përgatitet me petë të gatshme është e rëndësishme të dini se gradacioni është pjesë e rëndësishme e procesit.

    Furrën nuk duhet ta nxehni në maksimum, por rreth 180 gradë si fillim.

    Vendosni byrekun e përgatitur në furrë ku zgara të jetë e vendosur në mesin e furrës dhe lëreni rreth 10-minuta aty.

    Më pas, tepsinë e byrekut ta ulni poshtë dhe lëreni derisa pjesa e poshtëme e tij të piqet duke e kontrolluar herë pas here.

    Kur të jetë pjekur në pjesën e poshtme vendoseni sërish në zgarën e vendosur në mes të furrës dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e kuqërremtë.

    Në fund, para se të fikni furrën lyeni sipërfaqen e byrekun sërish me pak qumësht dhe me pak gjalpë të freskët në vend të vajit të ullirit dhe më pas fikni sobën dhe lërni byrekut të kullojë dhe të ftohet pak dhe më pas servireni.

    Burimi: agroweb.org

  • Ja çfarë sekret i zbuloi Mariana Kondi Rudinës gjatë emisionit që e la pa fjalë

    Mariana Kondi ka zbuluar një sekret për drejtuesen e emisionit Rudina Magjistari, lindja e së cilës në mënyrë natyrale ishte bërë frymëzim edhe për vajzën e Kondit, Suanën, e cila po ashtu vendosi të lindte Azian në mënyrë natyrale.

    Mariana Kondi në emisionin ‘Rudina’,:Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë”…

    Rudina Magjistari: Ka qenë doktoreshë Ibrimja. Me atë kam lindur unë.

    Mariana Kondi: Po doktoreshë Ibrimja.

    Azia: Si e ka emrin goca jote?

    Rudina Magjistari: Mia, Mia e ka vajza ime zemër…

    Rudina Magjistari: Pra ndikoi ajo që tha doktoresha, sepse më pëlqen kjo histori…

    Mariana Kondi: Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu.

    Rudina Magjistari: Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment.

    Mariana Kondi: Po, edhe tha që ka lindur vetë pa asnjë problem dhe asgjë, përkundrazi ishte top dhe menjëherë doli nga spitali, ishte shumë-shumë mirë.

    Rudina Magjistari: Po, ashtu ka vajtur. Dhe nga ai moment vajza vendosi…

    Mariana Kondi: Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti.

    Rudina Magjistari: Pra vendosi të lindë në mënyrë natyrale, më vjen shumë mirë që kam ndihmuar në këtë drejtim. Për të dhënë një lloj frymëzimi…

    Mariana Kondi: Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian.