Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: recel

  • Reçel shtëpie me pjeshkë – Aromë dhe shije magjepsëse

    Reçel shtëpie me pjeshkë – Aromë dhe shije magjepsëse

    Cilësohen si frutat e arta të stinës, plot lëng e shije, të freskëta me aromë magjepsëse.

    Fantastike për t’i konsumuar në çdo kohë ashtu si edhe për t’i gatuar në mënyra të ndryshme plot shije.

    Reçeli i pjeshkës është shumë i lehtë në gatim por edhe tepër i shijshëm saqë shumë lehtë mund të kthehet në të preferuarin e të gjithë familjes.

    Amvisat shqiptare janë duararta. Ato përgatisin reçel dhe prevede frutash të pashoqe.

    Reçeli i pjeshkës të cilin e rekomandojmë në këtë artikull është i ëmbël, përgatitet lehtë dhe ka një shije të pakrahasueshme kur shtrohet mbi një fetë bukë apo biskotë.

    Stina e pjeshkëve zgjat më shumë se ajo e frutave të tjerë, ndaj jeni akoma në kohë që të përvishni mëngët dhe të gatuani reçel të cilin mund ta shfrytëzoni gjatë gjithë vitit.

    Mund ta kosnumoni për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm, mund të përgatisni ëmbëlsira të ndryshme, të shoqëroni akullore apo ta konsumoni edhe thjeshtë.

    Përgatitja e Reçelit të Pjeshkës

    Përbërësit

    2 kg pjeshkë

    1 kg sheqer

    3 lugë çaji me lëng limoni

    Udhëzimet

    Lajini, qërojini dhe hiqni bërthamat e frutave. Prijini në copëza të vogla sipas preferencës.

    Më pas, ju këshillojmë t’i vendosini të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe lërini të qëndrojnë për një orë.

    Më pas hidhini në një tenxhere të pastër dhe vendosini në zjarr.

    Lërini të zjejnë për 25 minuta deri sa frutat të jenë shkrirë dhe shpërbërë duke krijuar një masë xhelatinoze.

    Përziejeni masuen vazhdimisht përmes një luge druri dhe kujdesuni të hiqni çdo gjurmë shkume të krijuar në sipërfaqe.

    Më pas, hidheni reçelin në kavanozë të sterilizuar duke lënë hapësirë në sipërfaqe.

    Mbyllini me kapak dhe vendosini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar për 10 minuta.

    Kavanozët e pahapur mund të ruhen në temperaturën e ambientit për një vit.

    Pasi t’i keni hapur kavanozët, futini dhe ruajini në frigorifer dhe duhet t’i konsumoni brenda tre javësh.

  • Reçel me feta hurme – Ja si ta përgatisni këtë ëmbëlsi unike vetë në shtëpi

    Reçel me feta hurme – Ja si ta përgatisni këtë ëmbëlsi unike vetë në shtëpi

    Sezoni i hurmave ka trokitur tashmë dhe është koha të provojmë edhe reçelin e tyre.

    Nëse ka një shije që nuk mund t’i rezistosh dot, ai është reçeli i hurmës. Vërtet shumë pak i dëgjuar por një mrekulli me shije e pazakontë kur gatuhet në një recetë unike reçeli.

    Hurmat mund të shijohen në formën e tyre të plotë, por kur bëhen reçel përballesh një ëmbëlsi befasuese krejt ndryshe nga të tjerat.

    Reçeli i hurmës është ekzotik dhe i shijshëm saqë është kthyer në një traditë të mirëfilltë për amvisat shqiptare.

    Hurma është një frut bujar dhe i pasur në vlera. Ajo përmban shumë antioksidantë, ndihmon në rënien në peshë, përmban shumë fibër, mban nën fre dëshirën e tepruar për të ëmbla, mbron sytë dhe sistemin tretës.

    Ndiqni më poshtë recetën, për të përgatitur krejt lehtë në shtëpi reçelin kremoz të hurmave.

    Si të përgatisim reçelin e hurmave 

    Përbërësit

    1.5 kilogramë hurma të pjekura ( jo të qullëta)
    1 kilogramë sheqer
    1 limon i ndarë në gjysmë

    Ndiqni me përpikmëri udhëzimet

    Qëroni hurmat nga lëkura dhe pritini në feta. Merrni një tenxhere dhe përzieni sheqerin me fetat e hurmave.

    Shtrydhni lëngun e një limoni dhe shtojeni tek hurmat e sheqeri në tenxhere.

    Përziejini të gjitha mirë dhe më pas mbulojeni enën. Lërini hurmat të marinohen për disa orë.

    Më pas, merrni tenxheren ku janë marinuar hurmat dhe vendoseni në zjarr.

    Pasi masa të ketë marrë valë, lereni të ziejë për 15 minuta duke e përzierë vazhdimisht me një lugë druri.

    Tregoni kujdes pasi duhet ruajtur forma e fetave të hurmës.

    Kur reçeli të jetë bërë do të ngjitet në mënyrë të njëtrajtshme në lugë.

    Reçeli do të trashet gjatë ftohjes. Mos harroni të hiqni prej tij copat e limonit.

    Mbushni kavanozët dhe sigurohuni të lini pak hapësirë bosh nga gryka e kavanozit. Pastroni grykën e kavanozit përpara se ta mbyllini fort me kapak.

    Më pas, vendosini kavanozët në ujë dhe ziejeni për 10 minuta.

    Kështu do të largohet ajri i tepërt dhe reçeli mund të ruhet për më gjatë. Më pas hiqini nga uji dhe vendosini në banak të ftohen.

    Nëse hapet njëri prej kavanozëve, reçeli duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar brenda dy javësh.

  • Strudel me reçel kumbulle – Ëmbëlsira që nuk duhet humbur!

    Strudel me reçel kumbulle – Ëmbëlsira që nuk duhet humbur!

    Strudeli është një ëmbëlsirë e shpejtë dhe shumë e shijshme që shuan mjaft mirë nepsin për ëmbëlsira.

    Ai mund të përgatitet me fruta të freskëta ose me reçel.

    Përzgjedhja e frutit apo reçelit është tërësisht në varësi të shijes dhe preferencës.

    Strudel Me Reçel Kumbulle

    Për dashamirësit e reçelit të kumbullës, servirim një recetë të thjeshtë dhe plot shije të strudelit.

    Përbërësit:

    • 1 lugë çaji maja
    • 2-5 lugë gjelle sheqer të bardhë
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 300 ml qumësht
    • 500 gramë miell
    • Një majë luge gjelle kripë
    • 1 vezë e plotë dhe e verdha e një veze tjetër.
    • 200 gramë reçel kumbulle

    Përgatitja:

    Në një enë hidhni 3 lugë gjelle ujë të ngrohtë, majanë dhe gjysëm luge gjelle sheqer.

    Lëreni mënjanë për 10 minuta ose derisa lëngu të bulëzojë.

    Në një tenxhere më të vogël bashkoni qumështin dhe gjalpin.

    Kur gjalpi të shkrijë në qumësht hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen për disa minuta.

    Në një enë tjetër përzieni miellin, kripën, 2 lugë gjelle sheqer dhe një vezë.

    Shtoni masën e majasë dhe të sheqerit dhe më pas më ngadalë qumështin dhe gjalpin duke e punuar brumin fort për 10 minuta.

    Nëse brumi është shumë i trashë shtoni pak ujë të vakët.

    Lëreni brumin në një vend të ngrohtë që të vijë për 30-45 minuta ose derisa të dyfishohet në masë.

    Më pas hidhni një shtresë mielli në vendin tuaj të gatimit dhe punojeni brumin aty duke e ndarë në dy copa të barabarta.

    Shtresën e parë të brumit bëjeni në formë drejtkëndore dhe më pas shtoni 5-6 lugë me reçel kumbulle.

    Mbështilleni brumin në formë roleje, spërkateni me miell dhe vendoseni në tavë.

    Të njëjtën gjë bëni edhe me copën e dytë të brumit.

    Të verdhën e mbetur të vezës rriheni fort dhe me të lyeni sipërfaqen e strudelit.

    Lërini të rrijnë në tavë për 30-45 minuta dhe ndërkohë ndizeni furrën.

    Futeni tavën në furrë dhe piqini për 15 minuta në temperaturë të lartë dhe më pas uleni pak.

    Mbështilleni strudelin me letër alumini dhe lëreni të piqet për 20 minuta të tjera.

    Pak përpara përfundimit, hiqeni letrën e aluminit dhe fikeni furrën.

    Pas pesë minutash hiqeni strudelin nga furra dhe lërini pak kohë të ftohet përpara se ta konsumoni.

  • Si të mos krijohet myk në reçel – Kjo hile ia vlen të provohet!

    Si të mos krijohet myk në reçel – Kjo hile ia vlen të provohet!

    Meqenëse kjo pyetje shqetëson shumë amvise, sot ne ndajmë me ju një mënyrë efektive për të parandaluar shfaqjen e mykut në një kavanoz me reçel

    Për fillim, është e nevojshme të sterilizoni jo vetëm kavanozin, por edhe kapakun! Por kjo nuk është e gjitha, sepse, natyrisht, të gjithë e bëjnë këtë gjë.

    Por jo të gjithë e dinë se ekziston një hile kur futni reçelin në kavanoza.

    Për të shmangur shfaqjen e kondensimit brenda kavanozit (i cili pretendon të bëhet myk më vonë), nëse derdhim reçel të nxehtë në kavanoza të ftohtë dhe i mbyllim ata, është e nevojshme që kavanozat dhe kapakët të jenë të nxehtë, si edhe reçeli.

    Pastaj, vendoseni reçelin me kavanoza përsëri në furrë për t’u krijuar një kore.

    Mbyllni kavanozat dhe ktheni përmbys për t’u kapur vakumi në kapakë. Kur të ftohet, vendoseni reçelin në qilar.

  • Shije e veçantë! Reçel me kokrra të plota molle

    Shije e veçantë! Reçel me kokrra të plota molle

    Mrekullohuni me shijen e kësaj recete. Përgatiteni dhe ëmbëlsoni veten më të dashurit tuaj me shijen unike dhe të veçantë që ka.

    PËRBËRËSIT

    1 kg mollë të vogla

    1,5 kg sheqer

    4 filxhanë çaji me ujë

    1 shkop kanellë

    lëngun e një limoni dhe karafila

    PËRGATITJA

    Pastrojmë mollët nga lëkura dhe pjesën e brëndshme të farave, i vemë në tas me ujë të bollshëm dhe i hedhim lëngun e limonit.

    Vemë një tenxhere ujin me sheqerin të ziejn dhe sa të mari valë shtojmë mollët, kanellën dhe çdo molle i vemë një karajfil dhe e lemë të ziejë  derisa të trashet shërbeti, (zierja mban rreth një orë), duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr.

    Kur të jetë gati e heqim, e lemë të ftohet dhe më pas e fusim nëpër vazo.

    Burimi: Kuzhinaime

  • Reçel luleshtrydhe i bërë në shtëpi!

    Reçel luleshtrydhe i bërë në shtëpi!

    Është stina e frutave më të preferuar të fëmijëve dhe jo vetëm… Luleshtrydhet dhe qershitë na ftojnë të shijojmë shijen e tyre, por edhe na ngacmojnë për të përgatitur reçel me to.

    Është tunduese dhe shumë e thjeshtë për ta bërë edhe ju në shtëpitë tuaja

    Përbërësit
    1kg lulehstrydhe
    1kg sheqer
    1 limon i shtrydhur

    Përgatitja
    Pasi i lajmë luleshtrydhet u heqim majën dhe i kullojmë. Shtriijmë në tenxhere në 2 radhë (apo më shumë) luleshtrydhet, mbulojmë me sheqer secilën radhë dhe e lemë të pushojë për 6 orë. Më pas e ziejmë në zjarr të ngadaltë për 30 min.

    Pak para se ta heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e një limoni. E lemë të ftohet dhe e hedhim në kavanoz.

    Ju bëftë mirë!

  • Reçeli special me feta portokalli

    Reçeli special me feta portokalli

    Kjo është koha e duhur e vitit kur portokallet e freskëta fillojnë dhe mbushin tregjet kudo.

    Është e sigurt se agrumet e kësaj stine nuk janë produkte të ruajtura në frigorifer dhe as të trajtuara për të rezistuar gjatë.

    Është momenti më i mirë për të shfrytëzuar freskinë dhe vlerat e portokalleve.

    Pra, është koha më e mirë për të bërë reçel të shijshëm me feta portokalli të ëmbël.

    Kjo recetë realizohet shumë thjeshtë në kushtet e shtëpisë tuaj. Ndërkohë ju mundëson të ëmbëlsoni mrekullisht të afërmit dhe miqtë tuaj.

    Përbërësit e recetës së reçelit me feta portokalli

    5-6 Portokalle të madhësisë mesatare

    Rreth 1 kg sheqer

    Lëng i shtrydhur nga 2 kokrra portokalli

    Pak vanilje

    2 lugë gjelle me lëng limoni të shtrydhur

    Përgatitja e Portokalleve

    Me ndihmën e një rendeje qërojmë vetëm sipërfaqen e cipës së portokalleve kokërr pa nxjerrë krejtësisht në pah tulin e bardhë poshtë lëkurës.

    Vendosini portokallet e qëruara në një tenxhere plot me ujë të nxehtë dhe lërini të vlojnë dy herë nga 15 minuta, duke ndërruar ujin çdo herë.

    Kjo lehtëson njëtrajtësimin e tulit në brendi të portokallit dhe eliminimin e hidhësisë së mundshme.

    Hiqini nga zjarri, kullojini dhe lërini të ftohen. Më pas, prisni portokallet në feta me trashësinë e një gishti.

    Në një tenxhere të pastër me fund të gjerë, vendosni fetat e portokalleve, hedhim lëngun e përgatitur të 2 portokalleve të shtrydhura dhe i mbulojmë me një shtresë të hollë me sheqer.

    Lërini ashtu jashtë frigoriferit gjatë gjithë natës duke e mbuluar enën me një pecetë të pastër.

    Përgatitja e Reçelit

    Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Masat e ujit do jetë 500 ml ujë për një kilogram sheqer.

    I lëmë të zjejnë dhe kujdesemi të heqim shkumën e cila nis të krijohet gjatë procesit të zjerjes.

    Pasi kemi hequr shkumën dhe shurupi trashet në formën e sherbetit hedhim brenda enës fetat me portokalle.

    Procesi i fundit 

    I lëmë të zhytura në shërbet derisa të nisin zjerjen. Gjatë procesit kujdesemi që të heqim shkumën.

    Nga momenti që nis zjerja e lëmë përreth 20-30 minuta në zjarr.

    Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere. Pasi të ftohet masa, gjykoni nëse duhet ta vini përsëri në vlim për disa minuta sipas dëshirës për ta pasur shërbetin më të hollë ose më të trashë.

    Më pas, hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë.

    E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet shtojmë vaniljen. Mund të përdorni edhe pak kanellë, karafila të thatë, ose disa gjethe barbaroze të freskët.

    Pasi ta trazoni përfundimisht kalojeni reçelin në kavanoza të sterilizuar dhe të ngrohtë.

    Kthejini kavanozat e mbyllur fort me kokë poshtë derisa të ftohen plotësisht. Pas hapjes së parë, është mirë që kavanozin ta mbani në frigorifer.

    Ëmbëlsohuni me një a dy feta të tilla reçeli në ditë që të mos e mbaroni sasinë sa hap e mbyll sytë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Reçel me feta hurme/ Ja si të përgatisni këtë ëmbëlsi unike vetë në shtëpi

    Reçel me feta hurme/ Ja si të përgatisni këtë ëmbëlsi unike vetë në shtëpi

    Sezoni i hurmave ka trokitur tashmë dhe është koha të provojmë edhe reçelin e tyre.

    Nëse ka një shije që nuk mund t’i rezistosh dot, ai është reçeli i hurmës. Vërtet shumë pak i dëgjuar por një mrekulli me shije e pazakontë kur gatuhet në një recetë unike reçeli.

    Hurmat mund të shijohen në formën e tyre të plotë, por kur bëhen reçel përballesh një ëmbëlsi befasuese krejt ndryshe nga të tjerat.

    Reçeli i hurmës është ekzotik dhe i shijshëm saqë është kthyer në një traditë të mirëfilltë për amvisat shqiptare.

    Hurma është një frut bujar dhe i pasur në vlera. Ajo përmban shumë antioksidantë, ndihmon në rënien në peshë, përmban shumë fibër, mban nën fre dëshirën e tepruar për të ëmbla, mbron sytë dhe sistemin tretës.

    Ndiqni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org, për të përgatitur krejt lehtë në shtëpi reçelin kremoz të hurmave.

    Si të përgatisim reçelin e hurmave 

    Përbërësit

    1.5 kilogramë hurma të pjekura ( jo të qullëta)
    1 kilogramë sheqer
    1 limon i ndarë në gjysmë

    Ndiqni me përpikmëri udhëzimet

    Qëroni hurmat nga lëkura dhe pritini në feta. Merrni një tenxhere dhe përzieni sheqerin me fetat e hurmave.

    Shtrydhni lëngun e një limoni dhe shtojeni tek hurmat e sheqeri në tenxhere.

    Përziejini të gjitha mirë dhe më pas mbulojeni enën. Lërini hurmat të marinohen për disa orë.

    Më pas, merrni tenxheren ku janë marinuar hurmat dhe vendoseni në zjarr.

    Pasi masa të ketë marrë valë, lereni të ziejë për 15 minuta duke e përzierë vazhdimisht me një lugë druri.

    AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes pasi duhet ruajtur forma e fetave të hurmës.

    Kur reçeli të jetë bërë do të ngjitet në mënyrë të njëtrajtshme në lugë.

    Reçeli do të trashet gjatë ftohjes. Mos harroni të hiqni prej tij copat e limonit.

    Mbushni kavanozët dhe sigurohuni të lini pak hapësirë bosh nga gryka e kavanozit. Pastroni grykën e kavanozit përpara se ta mbyllini fort me kapak.

    Më pas, AgroWeb.org ju sugjeron që të vendosini kavanozët në ujë dhe ziejeni për 10 minuta.

    Kështu do të largohet ajri i tepërt dhe reçeli mund të ruhet për më gjatë. Më pas hiqini nga uji dhe vendosini në banak të ftohen.

    Nëse hapet njëri prej kavanozëve, reçeli duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar brenda dy javësh.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Strudel me reçel kumbulle. Ëmbëlsira që duhet të provoni

    Strudel me reçel kumbulle. Ëmbëlsira që duhet të provoni

    Strudeli është një ëmbëlsirë e shpejtë dhe shumë e shijshme që shuan mjaft mirë nepsin për ëmbëlsira.

    Ai mund të përgatitet me fruta të freskëta ose me reçel.

    Përzgjedhja e frutit apo reçelit është tërësisht në varësi të shijes dhe preferencës.

    Strudel Me Reçel Kumbulle

    Për dashamirësit e reçelit të kumbullës, AgroWeb.org servir një recetë të thjeshtë dhe plot shije të strudelit.

    Përbërësit:

    • 1 lugë çaji maja
    • 2-5 lugë gjelle sheqer të bardhë
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 300 ml qumësht
    • 500 gramë miell
    • Një majë luge gjelle kripë
    • 1 vezë e plotë dhe e verdha e një veze tjetër.
    • 200 gramë reçel kumbulle

    Përgatitja:

    Në një enë hidhni 3 lugë gjelle ujë të ngrohtë, majanë dhe gjysëm luge gjelle sheqer.

    Lëreni mënjanë për 10 minuta ose derisa lëngu të bulëzojë.

    Në një tenxhere më të vogël bashkoni qumështin dhe gjalpin.

    Kur gjalpi të shkrijë në qumësht hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen për disa minuta.

    Në një enë tjetër përzieni miellin, kripën, 2 lugë gjelle sheqer dhe një vezë.

    Shtoni masën e majasë dhe të sheqerit dhe më pas më ngadalë qumështin dhe gjalpin duke e punuar brumin fort për 10 minuta.

    Nëse brumi është shumë i trashë shtoni pak ujë të vakët.

    Lëreni brumin në një vend të ngrohtë që të vijë për 30-45 minuta ose derisa të dyfishohet në masë.

    Më pas hidhni një shtresë mielli në vendin tuaj të gatimit dhe punojeni brumin aty duke e ndarë në dy copa të barabarta.

    Shtresën e parë të brumit bëjeni në formë drejtkëndore dhe më pas shtoni 5-6 lugë me reçel kumbulle.

    Mbështilleni brumin në formë roleje, spërkateni me miell dhe vendoseni në tavë.

    Të njëjtën gjë bëni edhe me copën e dytë të brumit.

    Të verdhën e mbetur të vezës rriheni fort dhe me të lyeni sipërfaqen e strudelit.

    Lërini të rrijnë në tavë për 30-45 minuta dhe ndërkohë ndizeni furrën.

    Futeni tavën në furrë dhe piqini për 15 minuta në temperaturë të lartë dhe më pas uleni pak.

    Mbështilleni strudelin me letër alumini dhe lëreni të piqet për 20 minuta të tjera.

    Pak përpara përfundimit, hiqeni letrën e aluminit dhe fikeni furrën.

    Pas pesë minutash hiqeni strudelin nga furra dhe lërini pak kohë të ftohet përpara se ta konsumoni.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Role me gjalpë susami dhe reçel fiku

    Role me gjalpë susami dhe reçel fiku

    Mund t’i konsumoni për mëngjes, si dhe t’i shoqëroni me kafen e pasdites. ☕️

    Një ëmbëlsirë e thjeshtë por me një shije fantastike!

    Për 12 role me fik-a dhe gjalpë susami është përdorur:

    • 5 g maja birre
    • 250 ml qumësht
    • 80 g gjalpë i butë
    • 40 g sheqer
    • 450 g miell 00
    • 1/2 luge e vogël me kripë
    • 1 vezë

    Për mbushjen:

    Gjalpë susami nga pemla.al dhe reçel fiku nga vjet se do bëjmë të riun.

    Tretim sheqerin dhe majanë te qumështi i vakët dhe e lëmë të pushojë e të aktivizohet 10 minuta. Shtojmë përbërësit e tjerë dhe formojmë brumin.
    Brumi është i butë dhe ngjit ama ashtu duhet sepse duhet te aktivizohet gluteni e të bëhet elastik, nëse shtoni më shumë miell dalin të forta.
    E lëmë të dyfishojë masën dhe e punojmë përsëri, e hapim petë drejtkëndore me trashësi 1/2 cm. E lyejmë gjysmën me gjalpë susami dhe gjysmën me reçel fiku.
    E palosim dhe e presim 12 shirita, i rrotullojmë rreth vetes dhe më pas si rreth ku pjesën fundore e vendosim poshtë. I lëmë të pushojnë 30 minuta, i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim 12-15 minuta në 200 gradë.
    I mbulojmë me një pecetë të lagur disa minuta që të mos thahen.