Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: prinder

  • 5 Gjërat që fëmijët i mbajnë mend nga prindërit!

    5 Gjërat që fëmijët i mbajnë mend nga prindërit!

    Faza e rritjes së fëmijëve, është më shumë se një provë e vështirë për prindërit.

    1. Kur i keni bërë të ndihen të sigurt

    Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t’i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindëshat që ata i ruhen aq shumë. Është normale që fëmijët t’iu shohin të tensionuar dhe nevrastenikë, ama qëllimi juaj kryesor duhet të jetë t’i bëni të ndihen të sigurt kur janë pranë jush.

    2. Kur u keni kushtuar kohë

    Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t’u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një loje me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme.

    3. Marrëdhënia juaj me partnerin

    Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t’i bëjë ata të presin me padurim martesën e tyre një ditë. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.

    4. Përgëzimet dhe kritikat tuaja

    Zemra e një fëmije është si çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjën e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.

    5. Traditat tuaja familjare

    Fëmijët do të mbajnë mend ‘traditat’ që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera speciale. Krijoni qëllimisht disa traditat që dhe fëmijët tuaj do të donin t’ia kalonin fëmijëve të tyre një ditë.

  • 5 Problemet më të zakonshme të prindërve të rinj!

    5 Problemet më të zakonshme të prindërve të rinj!

    Personat që bëhen prindër për herë të parë mund të ndiejnë se po bëjnë gjithçka gabim. Ata nuk janë vetëm. Në fakt, shumë prindër përballen me vështirësi kur në familje vjen një pjesëtar i ri. Në fund të fundit, nuk ka një udhëzues për ata që bëhen prindër për herë të parë dhe si pasojë ata duhet të përballen me shumë sfida. Prandaj, është e zakonshme që të shfaqen problemet.

    Ata mund të mendojnë se janë të vetmit me këto lloj dyshimesh. Sidoqoftë, një kërkim i thjeshtë në internet do t’i bëjë ata të kuptojnë se nuk është kështu. Për më tepër, shumica e pyetjeve mbi temën e prindërimit janë bërë shumë herë më parë.

    Jeta e prindërve të rinj

    Shpesh, ata që do të kenë ose tashmë kanë një fëmijë të parë, përjetojnë shqetësime serioze emocionale. Spitali Clínic de Barcelona (Spanjë) kreu një studim që tregoi se një në pesë nëna do të vuante nga një çrregullim psikologjik perinatal. Në mënyrë të ngjashme, hulumtime të tjera kanë treguar se prindërit e rinj priren të vuajnë nga nivele të larta ankthi dhe stresi.

    E gjithë kjo ndodh sepse ardhja e një fëmije përfaqëson një ndryshim drastik dhe të përhershëm në jetën e tyre. Në këtë kuptim, secili çift është i ndryshëm, siç janë fëmijët, kështu që të gjithë përballen me sfida të ndryshme. Sidoqoftë, ka disa situata të zakonshme që i kalojnë të gjithë dhe e bëjnë prindërimin mjaft të komplikuar.

    Për fat të mirë, duke qenë se këto janë dukuri të shpeshta, ato tashmë janë studiuar mirë dhe në shumë raste zgjidhjet janë gjetur. Në këtë artikull, ne do t’i shikojmë këto probleme pak më tërësisht dhe do t’ju japim disa ide për t’i zgjidhur ato.

    Problemet e zakonshme të prindërve të rinj

    Shoqëria shpesh ushqen një ideal: se në prindërim gjithçka është një gëzim. Kjo krijon një problem për prindërit sepse në realitet, rritja e fëmijëve krijon shqetësime, stres dhe emocione të tjera që kanë një ndikim negativ. Si rezultat, prindërit e rinj mund të ndihen fajtorë sepse ndihen të mbingarkuar ose të lodhur.

    Sidoqoftë, kjo nuk përcakton aftësitë e tyre si prindër. Në fakt, është e rëndësishme që ata të mbajnë mend se janë qenie njerëzore, jo makina të palodhshme që nuk kanë nevojë të flenë apo hanë. Në fakt, ata janë shumë më fleksibël sesa një makinë pasi nuk janë të programuar. Për më tepër, ndjenjat dhe nevojat e tyre meritojnë të kenë një vend në procesin e prindërimit.

    1. Probleme me gjumin

    Mungesa e gjumit është një nga problemet më të shpeshta në mesin e atyre që sapo kanë lindur fëmijën e tyre të parë. Richter et al (2019) zhvilluan një hetim për të studiuar kohëzgjatjen e gjumit dhe kënaqësinë para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Ata arritën në përfundimin se prindërit nuk i rifitojnë nivelet e tyre normale të gjumit deri në gjashtë vjet pas lindjes. Ndonjëherë, mungesa e gjumit lidhet me akumulimin e përgjegjësive dhe herë të tjera me ankthin. Sido që të jetë, lindja e foshnjës së parë ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

    1. Mungesa e intimitetit në çift

    Për shkak të të gjitha përgjegjësive që vijnë me një fëmijë, prindërit e rinj shpesh lënë mënjanë privatësinë e tyre. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, kjo mund të prodhojë fërkime të caktuara në çift. Për këtë arsye, ajo duhet të trajtohet. Në vitin 2019, kompania Leesa kreu një sondazh për të vlerësuar cilësinë e marrëdhënieve seksuale tek prindërit. Ata zbuluan se 46% e të anketuarve raportuan një rënie të kënaqësisë në jetën e tyre seksuale pas lindjes së foshnjës.

    1. Pabarazia në shpërndarjen e përgjegjësive

    Kur vjen një fëmijë, detyrat dhe përgjegjësitë shumëfishohen. Fatkeqësisht, çiftet shpesh kanë probleme të ndajnë në mënyrë të barabartë detyrimet e tyre. Për më tepër, shpesh ndodh që njëri partner të mos ketë kohë të mjaftueshme për të parë se çfarë duhet të bëjë tjetri gjatë një dite. Kjo mund të përfundojë në një debat me secilin partner që ndjen se ka marrëveshjen më të keqe. Duhet të theksohet se kjo është një situatë e zakonshme midis atyre që bëhen prindër për herë të parë. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së përvojës. Prandaj, me kalimin e kohës, shumë nga këto konflikte priren të zgjidhen.

    1. Frika nga dështimi

    Përgjegjësia e kujdesit për një të porsalindur rrit nivelet e stresit dhe ankthit tek të gjithë prindërit, por veçanërisht prindërit për herë të parë. Për shkak të kësaj, shumë njerëz kanë një frikë të vazhdueshme për të bërë gabime dhe madje edhe për të mos qenë prindër. Si pasojë, vetëvlerësimi i tyre zvogëlohet. Në disa raste, këto lloj mendimesh lidhen me pritjet e rreme për prindërimin. Në fakt, ndonjëherë, prindërit e rinj besojnë se çdo gabim i vogël që ata bëjnë mund të dëmtojë seriozisht fëmijën e tyre.

    1. Dallimet në stilet e prindërimit

    Prindërit shpesh nuk bien dakord se si duhet të rriten fëmijët. Në të vërtetë, secili mund të ketë ide të ndryshme rreth asaj që duhet ose nuk duhet bërë dhe kjo mund të krijojë debate. Në të njëjtën linjë, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë kur përfshihen palët e treta si gjyshërit ose të tjerët.

    Mjete për prindërit e rinj

    Siç thamë në fillim, nuk ka asnjë formulë magjike për të qenë prindër të përsosur. Në fakt, prindërit e përsosur nuk ekzistojnë. Gjëja e parë që ata duhet të bëjnë është të jenë të durueshëm dhe të sjellshëm me veten, ashtu siç janë me foshnjën e tyre. Pastaj, ata duhet të trajtojnë një problem në të njëjtën kohë, në vend që të përpiqen të mbulojnë gjithçka menjëherë. Strategjitë e mëposhtme mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e ndikimit negativ të prindërimit.

    Kërkoni ndihmë nga një anëtar i familjes ose një person i besuar

    Mbështetja e një tjetri është një mjet i dobishëm në shmangien e lodhjes fizike dhe emocionale të prindërimit. Hapi më i zakonshëm është të kërkoni ndihmë nga anëtarët e familjes, siç janë gjyshërit ose xhaxhallarët. Qëllimi është që të kenë kohë për të pushuar dhe për të marrë pjesë në përgjegjësitë e tjera apo edhe të kalojnë kohë me partnerin e tyre.

    Merrni pjesë në kurse mbi familjen dhe prindërimin

    Ka institucione që kanë programe të dobishme kushtuar prindërve dhe çështjeve familjare. Pjesëmarrja në këto mund të ndihmojë prindërit e rinj të zhvillojnë mjete të reja për të adresuar ato probleme që janë krejtësisht të reja për ta.

    Kërkoni mbështetje psikologjike

    Përgjatë këtij artikulli, ne kemi parë që lindja e fëmijës së parë ka pasoja si në nivelin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Ndërsa shumica gjejnë mënyrat e tyre për të trajtuar stresin dhe ankthin, të tjerët mund ta gjejnë veten duke humbur kontrollin ose të ndihen plotësisht të dërrmuar nga rrethanat. Nëse është kështu, çelësi është të kesh udhëzimin e një psikologu ose psikoterapisti.

    Në fakt, çrregullime të tilla si depresioni pas lindjes, ankthi i përgjithësuar ose stresi kronik janë më të zakonshme nga sa mund të mendoni. Përveç kësaj, ato prekin si burrat ashtu edhe gratë. Për këtë arsye, gjithmonë rekomandohet që prindërit e rinj të kërkojnë psikoterapi nëse ndihen të mbingarkuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë të dështuar ose të paaftë në prindërim. Përkundrazi, njohja e kufizimeve të tyre dhe kërkimi i ndihmës do të sjellë dobi për fëmijët e tyre.

    Burimi: Revista Psikologjia

  • Mësoni fëmijët tuaj t’ju tregojnë përjetimet ditore të tyre rregullisht

    Mësoni fëmijët tuaj t’ju tregojnë përjetimet ditore të tyre rregullisht

    Inkurajoni fëmijët të ju tregojnë histori, në mënyrë që ata të bëhen më krijues, imagjinativë, tolerantë, mendjehollë.

    “Jeta është një histori e shkëlqyer dhe sa më shumë që i kuptoni historitë dhe mësoni mënyra për t’i treguar ato, aq më mirë mund ta kuptoni jetën dhe të bëni zgjedhje më të mençura”, ka thënë shkrimtari Nathan Bryon.

    Kërkimet tregojnë se çdo herë që i tregoni fëmijës një përrallë, tregim, këngë, ngjarje të vërtetë ose, më mirë akoma, i lini të jenë interpretues të së njëjtës përmbajtje, horizontet e qenieve të vogla zgjerohen dhe arrijnë ta shohin botën nga perspektiva e një personi të pjekur.

    Kjo bëhet një poligon i forcimit të mendjes.

    Zhvillojani shprehinë

    Është e dëshirueshme të zhvilloni shprehinë që, kalimthi, të interpretojnë diçka që kanë lexuar, duke mos pritur që atë ta thonë përmendsh, por pikërisht nëpërmjet imagjinatës.

    Nxitni t’ju tregojnë edhe emocionet të cilat i kanë zhvilluar gjatë leximit të ndonjë përmbajtjeje dhe ndihmoni të gjejnë fjalët e duhura për ta, sepse kjo është një ushtrim i shkëlqyeshëm për t’u shprehur dhe për të pasuruar fjalorin.

    Mirëpo, është me rëndësi që vogëlushët këtë të mos e kuptojnë si obligim, por si argëtim, relaksim, ritual para se të flenë gumë. Një rekomandim tjetër i dobishëm është të inkurajoni fëmijën tuaj të ritregojë ngjarjet në të cilat ai ishte pjesëmarrës sa më shpesh të jetë e mundur, edhe nëse është një gjë në dukje banale.

    Psikologët thonë se gjithçka është njësoj e shkëlqyeshme për ta, kështu që prindërit nuk duhet t’i ndërpresin nëse me entuziazëm u tregojnë se si, të themi, ata shënuan një gol në një lojë me mikun e tyre më të mirë. Kur vëreni se dikush i dëgjon me kujdes ndërsa flasin, ata automatikisht bëhen më imagjinativë, futen më shumë në histori, shtojnë detaje në përshkrimet dhe kështu lëvizin trurin të punojë më shumë.

    Studimet tregojnë gjithashtu se tregimi ndikon në zhvillimin e kujtesës tek fëmijët, dhe në të njëjtën kohë vlerëson çlirimin e ankthit, i cili është një themel i mirë për paraqitjet e ardhshme publike – nga recitimet në shkollë deri te shfaqjet drejtuese dhe aktrim.

  • Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë/ Mirëpresin më të voglën e familjes Gjikolli

    Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë/ Mirëpresin më të voglën e familjes Gjikolli

    Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë me vajzën e tyre. Lajmin e ka publikuar “Telegrafi” pa shtuar shumë detaje.

    Elita e ka sjellë vajzën në jetë në Prishtinë, megjithatë deri më tani vetë çifti nuk ka zbuluar asgjë. Më parë ata kanë treguar se kanë zgjedhur një emër të veçantë për vajzën njëjtë si Zëri.

  • Prindër dhe mësues, mos heshtni, identifikoni dhe trajtoni dhunën tek fëmijët

    Prindër dhe mësues, mos heshtni, identifikoni dhe trajtoni dhunën tek fëmijët

    Fëmijët përfaqësojnë një nga grupet më vulnerabël të shoqërisë. Mirëqënia dhe zhvillimi i shëndetëshëm i tyre i janë besuar të rriturve që janë përgjegjës për ta, ku hyjnë prindërit, kujdestarët, ligjorë, edukatorët, dhe të afërmit. Megjithatë, ndodh që prindi, kujdestari, personi të cilit është besuar kujdestaria e përhershme, apo e përkohshme e neglizojnë apo e keqpërdorin këtë përgjegjësi, nëpërmjet formave të neglizhencës, moskujdesjes, apo të ushtrimit të dhunës. Në raste të tilla fëmijët bëhen viktima të vazhdueshme të abuzimit dhe dhunës. Në raste të tilla janë aktorët socialë, si familja, shkolla, komuniteti, ata që duhet të vihen në lëvizje dhe të marrin në mbrojtje fëmijën. Dhe për ta bërë një gjë të tillë është e domosdoshme që ata të njohin cilat janë format e abuzimit ndaj fëmijëve dhe cilat janë shenjat indentifikuese të tyre.

    Më poshtë po ju ofrojmë disa udhëzime që do t’ju ndihmojnë në indentifikimin e rasteve të neglizhimit apo abuzimit të fëmijëve.

    Format e dhunës ndaj fëmijëve

    Sipas OKB, me dhunë ndaj fëmijëve kuptohen ‘të gjitha format e dhunës fizike ose mendore, lëndime dhe abuzime, neglizhencë, keqtrajtim ose shfrytëzim, përfshirë abuzimin seksual’.

    Neglizhimi është dështimi nga ana e një prej prindërve apo kujdestarëve të fëmijës për t’i mundësuar fëmijës plotësimin e nevojave bazë. Neglizhimi mund të jetë fizik, mjekësor, emocional apo edukativ. Neglizhimi fizik ka të bëjë me dështimin për t’i siguruar fëmijës ushqimin dhe strehimin e nevojshëm apo mungesë të një kontrolli të përshtatshëm. Neglizhimi mjekësor është dështimi për të siguruar trajtimin e nevojshëm mjekësor apo për shëndetin mendor. Neglizhimi edukativ është dështimi në edukimin e fëmijës apo në mundësimin e edukimit në raste kur fëmija ka nevoja të veçanta.

    Ngacmimi përfshin sjellje e qëllimshme dhe agresive që ndodhin në mënyrë të përsëritur kundër fëmijës, kur ekziston një e vërtetë ose perceptim që çekuilibron qetësinë e viktimës, e cila ndihet e dobët për të mbrojtur veten. Sjellja e padëshiruar mund ta prekë viktimën fizikisht ose verbalisht, nëpërmjet ngacmimeve, fyerjeve dhe kërcënimeve; ose përmes përhapjes së thashethemeve dhe përjashtimit nga grupi.

    Dhuna/ abuzimi fizik është dëmi fizik aktual ose potencial që u shkaktohet fëmijëve nga një person tjetër, qoftë fëmijë apo i rritur. Disa nga format e abuzimit fizik janë: rrahja, goditja me këmbë/ me objekte, kapja prej fyti/ flokësh; rrahja me rrip/ shkop/ sende të tjera të forta; djegia me shkrepse/ cigare, me ujë të nxehtë etj. Dhuna ndodh më shpesh në mjediset e komunitetit nga të njohurit, ose të huajt, përfshirë ngacmimin dhe sulmin fizik me ose pa armë (të tilla si armë dhe thika), dhe mund të përfshijë edhe dhunën nga banda.

    Abuzimi/ dhuna emocionale dhe psikologjike përfshin kufizimin e lëvizjeve të një fëmije, denigrimin, talljen, kërcënimet dhe frikësimin, diskriminimin, refuzimin dhe forma të tjera jo-fizike të trajtimit armiqësor. Abuzimi emocional ndodh kur, në mënyrë të vazhdueshme, një person që është në pozita besimi, pushteti dhe autoriteti sulmon vetëbesimin e një personi tjetër në mënyre verbale ose jo verbale. Disa nga format e abuzimit emocional janë: të bërtiturit, sharjet, këcënimi, mallkimi, mosvlerësimi i aftësive të fëmijës për të bërë diçka etj. Keqtrajtimi i vazhdueshëm dëmton në mënyre serioze zhvillimin e fëmijëve.

    Abuzimi/ dhuna seksuale është çdo formë e përdorimit të fëmijëve për qëllime ose kënaqësi seksuale. Sipas OKB, çdo akt seksual, përpjekje për të kryer marrëdhënie seksuale, komente të padëshiruara seksuale, tentativë trafikimi, ose përdorimi i seksualitetit të një personi nëpërmjet detyrimit, nga çdo person, pavarësisht marrëdhënies me viktimën, në çdo mjedis, duke përfshirë por jo vetëm, në shtëpi dhe punë konsiderohet dhunë seksuale.

    Bulizmi është dëmtimi i qëllimshëm i tjetrit, në mënyrë të përsëritur, nga dikush që është në pozita autoritetit/ pushteti (më i forti). Shpesh bulizmi shkaktohet nga fëmijët ndaj fëmijëve. Sjelljet përmes të cilave shfaqet bullizmi përfshijnë: vënien në lojë, thumbimin, kërcënimin, zhvatjen etj. prej një apo më shumë personave ndaj viktimës. Bulizmi është abuzim, jo konflikt. Bulizmi mund të ndodhë ballë për ballë, ose nëpëmjet mjeteve të komunikimit virtual si, përmes telefonave, internetit ose paisjeve të tjera personale.

    Abuzimi online i fëmijëve kryhet nga më të rritur që e përdorin teknologjinë për t’i dëmtuar dhe/ apo abuzuar fëmijët. Dëmtimi apo abuzimi në këtë rast shfaqet në formën e dërgimit të sms-ve apo maileve abuzive dhe të turpshme, mesazheve joshëse për t’i përfshirë në abuzime seksuale, ose përmes përdorimit të kameras së kompjuterit /telefonit për të shfaqur imazhe të papërshtatshme ose për të diskutuar rreth temave të papërshtatshme.

    Dhunë me bazë gjinore ndodh kur dhuna drejtohen ndaj vajzave ose djemve për shkak të seksit të tyre biologjik ose identitetit gjinor secila prej formave të dhunës mund të përbëjë dhunë me bazë gjinore.

    Identifikimi i abuzimit dhe dhunës tek fëmijët

    Të kuptuarit e abuzimit është një çështje që përfshin prindër, mësues, psikologë, mjekë, etj. por që shpesh herë kërkon kohë për t’u identifikuar dhe vërtetuar. Në shumicën e rasteve është e vështirë që abuzimi të verifikohet dhe të vërtetohet. Veçanërisht i vështirë për t’u konstatuar është abuzimi emocional i fëmijëve edhe pse ai është po aq i dëmshëm sa çdo formë tjetër abuzimi. Abuzimi emocional dëmton në mënyrë serioze zhvillimin e fëmijës, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, imazhin pozitiv për veten, shkakton problem të ndërveprimit me bashkëmoshatarët, etj. Prindërit, mësuesit dhe kujdestarët duhet të tregohen të vëmendshme për të dalluar që në fillim shenjat që edhe pse nuk vërtetojnë që abuzimi po ndodh, paralajmërojnë për një situatë të mundshme abuzimi. Format e ndryshme të abuzimit të fëmijëve shfaqin tipare dhe shenja të veçanta.

    Po cilat janë disa nga shenjat që ndihmojnë në identifikimin e shunës tek fëmijët?

    Shenja fizike të dukshme ose jo, mund të jenë: enjtje, fryrje, të nxira, thyerje të kockave apo djegiet në pjesë të ndryshme ndaj kur këto shenja janë të forta, të mëdha dhe të qendrueshme, duhet të dyshohet se fëmija mund të jetë i abuzuar fizikisht;

    Po ashtu, një fëmijë i dhunuar mund të shfaqi çrregullime dhe shqetësime fizike edhe në organet gjenitale në formën e gjakrrjedhjes, skuqje, acarim, infeksione të vazhdueshme të rrugëve urinare.

    Një fëmijë i abuzuar apo dhunuar psikologjikisht apo fizikisht shfaq ndryshime të menjëherëshme humori dhe probleme me gjumin dhe ushqimin. Fëmija i abuzuar apo i dhunuar ndryshon regjimin e zakonshmë të gjumit: nuk fle dot ose fle më shumë se zakonisht. Fëmija mund të shfaqi një sjellje ekstreme me ushqimin duke ngrënë fare pak, ose nuk ka të ngopur.

    Fëmija fillon të shfaqë probleme në shkollë, në formën e mosdisiplinimit, ulje e vëmendjes, rënien e menjëhershme në nota, humbje të pashpjegueshme kujtese, lodhje të vazhdueshme, apati  apo agresivitet i shtuar, paaftësi për të bërë shokë dhe shoqe.

    Në famije, shkollë dhe në komunitet mund të shfaqi probleme emocionale, të tilla si frikë nga errësira, ëndrra, makth, trauma në gjumë, frikë nga një person ose vend specifik, izolim, depresion, ankth, tentativë për vetëvrasje, përdorimi i gjuhës / fjalorit seksual jo të përshtashëm për moshën, sjellje e tepruar seksuale me të tjerët, kontakte të papërshtashme seksuale me fëmijë të tjerë, sjellje vetëshkatërruese (përplasje e kokës, dëmtim i vetes, dëmtime në organet gjenitale).

    Në mënyrë të veçantë prindërit dhe mësuesit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të identifikuar këto shenja dhe për ta investiguar situatën e fëmijës pa e dëmtuar më tej atë. Në këtë pikë, është e domosdoshme të kërkohet ndihma dhe mbështetja e profesionistëve të fushës si mjekët dhe prkologët për fëmijë si dhe të vijen në dijeni institucionet përgjegjëse për garantimin e mbrojtjes së fëmijës së dhunuar apo të dyshuar si viktë të dhunës.

    Prindër dhe mësues, mos harroni: Një fëmijë i shpëtuar sot, është një individ i suksesshëm nesër, një familje e fortë dhe shoqëri më e mirë në të ardhmen.

    *Ky artikull u zhvillua nga Together for Life në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi nëpërmjet edukimit gjithëpërfshirës”, i cili zbatohet në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të Organizatave të Shoqërisë Civile Lokale” i financuar nga BE dhe i zbatuar nga “Shoqata Internacionale për Solidaritetin në partneritet me Fondacionin AVSI dhe shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër.

    Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Together for Life dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE

  • Udhëzimi në shkolla, si ta mbajmë COVID-in larg/ Porosia e prerë nga ISHP: Mos…

    Udhëzimi në shkolla, si ta mbajmë COVID-in larg/ Porosia e prerë nga ISHP: Mos…

    Që kur u mor vendimi për të rihapur shkollat, e gjithë vëmendja është fokusuar në kthimin e tyre në ambiente të sigurta për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre.

    Edhe pse pritshmëritë e qeveritarëve, të shprehura nëpër deklarata, janë për rritje të pashmangshme të infektimeve me “hapjen e madhe” më 14 shtator, qëllimi final është të shmangen shifrat katastrofike. Këto ditë, më shumë se kurrë, nxënës, mësues e prindër po përballen me një bum informacionesh për t’iu përshtatur të ashtuquajturit “normalitet i ri”.

    Ministritë përgjegjëse kanë hartuar disa paketa udhëzimesh që kanë nisur të afishohen në shkolla dhe që përmbajnë hap pas hapi çdo veprim që duhet të bëjnë apo të mos bëjnë fëmijët, të cilët shihen si vektor transmetimi nga shkolla në shtëpi.

    SHKOLLË E SIGURT

    Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar një paketë masash për nxënësit për aq kohë sa nxënësit do të qëndrojnë në mjediset e mbyllura të shkollës. Mbajtja e maskës, larja e duarve, shmangia e kontaktit të afërt me nxënësit e tjerë janë tri porositë kryesore që jepen rëndom edhe në komunikimet e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe vlejnë edhe për fëmijët Por në kushtet kur ka shkolla që nuk furnizohen 24/24 me ujë dhe qarkullimi në korridore është i kufizuar e madje me shoqërues, e vështirëson zbatimin.

    Përveç tyre, ekspertët iu kujtojnë fëmijëve se nuk duhet të përdorin të njëjtat mjete pune me të tjerët. E përveç maskës, me vete duhet të kenë edhe alkool për të pastruar rregullisht bankën ku do të ulen. Duhet të jetë nxënësi gjithashtu që të hapë shpesh dritaret, veçanërisht pasi ka arritur në shkollë (në cilindo turn qoftë), si dhe gjatë pushimit të shkurtër.

    Nëse ata nuk ndihen mirë, duhet të adresohen te mësuesi. “Nëse ndiheni të sëmurë, keni ethe, dhimbje fyti, kollë ose rrjedhje të hundëve, tregojini menjëherë mësuesit tuaj. Nëse shqetësimi juaj konfirmohet, mos u frikësoni, thjesht ndiqni udhëzimet e mësuesit”, citohet në udhëzimin që do të afishohet në çdo mjedis shkolle.

    POROSITË PËR PRINDËRIT

    Përveç drejtorëve e mësuesve që shpesh duhet të bëjnë rolin e “policit” për të mos lejuar devijimin nga protokolli i masave, edhe prindërit e fëmijëve ngarkohen me përgjegjësi ekstra.

    Ministria e Arsimit ka bërë një video promocionale ku tregohet ekzaktësisht çfarë duhet të bëjë një prind shembullor në pesë ditë të javës. Meraku i prindërve nuk do të jenë më librat e fletoret me vete, por maska e dezinfektanti.

    Te dera e shkollës prindi nënshkruan formularin ku deklaron se fëmija i tij nuk shfaq ndonjë shenjë të COVID, veprim që duhet ta bëjë çdo ditë.

    “Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini, krah videos së postuar në rrjete sociale.