Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Princi Harry

  • Princi Harry shihet për herë të parë në publik që nga intervista famëkeqe me Oprah Winfreyn

    Princi Harry shihet për herë të parë në publik që nga intervista famëkeqe me Oprah Winfreyn

    Princi Harry është parë në publik për herë të parë që kur realizoi intervistën e tij famëkeqe për Oprah Winfreyn, ku së bashku me gruan e tij Meghan Markle, folën ‘fije e për pe’ për prapaskenat që ndodhin në Pallatin Mbretëror.

    Duka i Sussex-it la gruan e tij, Meghan dhe djalin, Archie në rezidencën e tyre prej 10 milionë funtesh dhe doli në rrugë me një biçikletë elektrike të shtrenjtë i ndjekur nga një ekip sigurie në Montecito, Kaliforni.

    Harry, kishte të veshur një xhaketë me kapuç, pantallona të gjera të markës “Adidas” kapelë bejsbolli, një palë syze dielli dhe maskë të shoqatës së veteranëve, shkruan DailyMail.

    Ai dukej serioz ndërsa po kalonte trafikun e Los Angelesit në një shëtitije me biçikletë, ndërkohë që intervista e tij me Oprah vazhdon të kryesojë titujt e shumë mediave në botë.

    Princi u pa duke lëvizur në një korsie biçikletash elektrike, duke u kthyer majtas në një rrugë anësore ndërsa trafiku vinte në radhë pas tij. Ai nuk kishte veshur një kaskë mbrojtëse – sipas ligjit të shtetit kalifornian, vetëm personat nën 18 vjeç kërkohet të mbajnë një të tillë.

    Ndërsa ai shëtitej, 5,400 milje larg në Britani, vëllai i tij William dhe gruaja e tij Kate, vazhduan detyrat e tyre mbretërore pasi burime pranë Pallatit potencuan se Mbretëresha është ‘e trishtuar por jo e zemëruar’ – por është zotuar privatisht se do të qëndrojë pranë Harry-t.

    Sot William regjistroi një mesazh të veçantë për Comic Relief në BBC One në Mbretërinë e Bashkuar, për të falënderuar publikun britanik për bujarinë e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

    Ajo erdhi gjithashtu pasi Princi Philip, 99 vjeç, u largua nga spitali në Londër pas një qëndrimi njëmujor për t’u ribashkuar me Mbretëreshën në Kalanë Windsor.

    Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë këmbëngulur që intervista dy-orëshe me Oprah Winfreyn do të ishte ‘fjala e tyre e fundit’ mbi vendimin e tyre për t’u larguar si mbretërorë të vijës së parë të frontit, megjithëse miqtë e tyre në media përfshirë Gayle King kanë ndihmuar në dhënien e një komenti të rrjedhshëm.

    Zonja King – një shoqe e Meghanit që mori pjesë në festën ‘babyshower’ të saj në vitin 2019 në New York dhe një nga të besuarit më të afërt të Oprah Winfreyt – zbuloi këtë javë që bisedimet fillestare midis Harryt dhe babait të tij, Princit të Wellsit dhe Williamit nuk ishin ‘produktive’.

    Dhe gjithashtu, prezantuesja e emisionit të mëngjesit tha se dukesha kishte ‘dokumente për të mbështetur gjithçka që ajo tha në intervistën e Oprah’. Ajo gjithashtu tha se askush nga familja mbretërore nuk kishte biseduar ende me Meghanin, ndoshta jo çuditërisht duke pasur parasysh bollëkun e akuzave shumë të dëmshme që ajo ngriti kundër tyre.

    Dje, vetëm disa ditë pasi mbretërit u zhytën në një krizë familjare si rezultat i intervistës shpërthyese të televizionit amerikan të Harryt dhe Meghanit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, William dhe Kate Middleton u fotografuan duke qëndruar para një murali zemre të quajtur ‘Healing Hurt’ në Londër.

    William, 38 vjeç, dhe Kate, 39 vjeçe, ishin duke vizituar Stacionin e Ambulancës Newham në Londrën lindore për të dëgjuar se si paramedikët dhe stafi janë përballuar gjatë pandemisë, me një fokus të fortë në shëndetin mendor.

    Por në mendjen e të gjithëve ishte rënia e vazhdueshme e familjes si rezultat i intervistës bombë të Harryt dhe Meghanit me Oprah Winfreyn.

    “Ne nuk jemi një familje raciste”, u shpreh vëllai i Harryt, Princi William, në një deklaratë për shtyp pak kohë më parë.

    Ndërkohë, Meghan Markle akuzoi familjen mbretërore për racizëm dhe tha se institucioni dështoi ta ndihmonte atë kur ajo kishte mendime vetëvrasëse.

    Harry gjithashtu tha se ndihej i dëshpëruar nga babai i tij dhe donte të rikuperonte marrëdhëniet mes tyre, por ‘ka shumë lëndime që kanë ndodhur’.

    Ai pranoi se kishte një hatërmbetje, ende, midis tij dhe William por këmbënguli se ai e donte atë, duke shtuar se ‘koha shëron të gjitha gjërat, me shpresë’.

    Mbretëresha ka thënë që çështjet e ngritura në intervistën për Oprah do të trajtohen privatisht si familje, por që ‘disa kujtime mund të ndryshojnë’, duke treguar që një numër i anëtarëve të familjes nuk janë të gatshëm të pranojnë pretendimet e Harryt dhe Meghanit. 

    Burimi: Telegrafi

  • Rrëfimi i princit Harry: Nuk do largohesha kurrë, por shtypi britanik gati më çmendi

    Rrëfimi i princit Harry: Nuk do largohesha kurrë, por shtypi britanik gati më çmendi

    Krejt ndryshe nga intervistat e shkuara dhe larg kostumit të një princi, Harry pranoi për herë të parë, atë që e quan të vërtetën e tij.

    Në një intervistë 90 minutëshe për James Corden dhe emisionin “The Late Late Show”, princi britanik thotë se u detyrua të heqë dorë nga familja mbretërore vitin e shkuar, për shkak të shtypit britanik, që po i shkatërronte shëndetin mendor.

     “Ne të gjithë e dimë sesi mund të bëhet shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mendoj. Ishte toksike. Ndaj bëra atë që çdo bashkëshort e çdo baba do të kishte bërë”, deklaroi Harry.  

    Por Harry pranon se ai kurrë nuk do të shkëputet nga familja dhe detyrimet e tij, edhe pse prej një viti jeton në Los Anxhelos. “Jeta ime do të jetë gjithnjë në shërbim publik dhe Meghan e di këtë. Neve të dy na pëlqen kjo gjë”.

    Por a ishte i detyruar të heqë dorë nga gjithçka familja mbretërore i ofronte? “Nuk do largohesha kurrë. Thjesht u tërhoqa dhe nuk u largova përgjithnjë. Ishte një ambient vërtet shumë i vështirë por kurrë nuk do braktisja familjen, pavarësisht vendimeve që u morën nga ana e tyre”, vijoi princi “rebel”.

    Harry zbuloi po ashtu se sot, argëtimi i tij më i madh nuk janë më portalet apo shtypi por seriali “The Crown”, dedikuar familjes mbretërore britanike, seritë e të cilit transmetohen në Netflix. “Ndihem më shumë komfort me “The crown” sesa me historitë që shkruhen për mua, familjen apo gruan time. Pjesërisht bazohet tek e vërteta. Nuk është absolutisht ashtu por ky serial të jep një ide konkrete për stilin e jetës, presionin e detyrës dhe shërbimit të familjes mbretërore”. Prej janarit të 2020, Harry dhe Meghan kanë nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, larg syrit të medias dhe me angazhime të tjera, mes të cilave edhe bamirësia.