Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Nazmi Gripshi

  • Nazmi Gripshi transferohet te rivalët e Ballkanit, sulmuesi “tradhton” Ilir Dajën

    Nazmi Gripshi transferohet te rivalët e Ballkanit, sulmuesi “tradhton” Ilir Dajën

    Nazmi Gripshi do të jetë lojtari më i ri i Suharekës. Ky transferim i bujshëm është raportuar nga mediet lokale në Kosovë.

    Mesfushori la Ballkanin, ndërsa do të mbetet sërish në Suharekë. Kujtojmë se klubi i Suharekës siguroi ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.

    Gripshi ishte pjesë e Ballkanit prej vitit 2020. Aty shkruajti historinë bashkë me pjesën tjetër të klubit ku u fituan 3 tituj kampion dhe 2 herë pjesëmarrje në Conference League.

    Sezonin e fundit kishte si trajner Ilir Dajën. Në të ardhshmin do të ketë sërish një njohës të mirë të futbollit shqiptar, pikërisht Shpëtim Duron.

  • E BUJSHME! Skënderbeu gati të rikthehet i madh, kontakton dy ish-lojtarët e periudhës së lavdishme (EMRAT)

    E BUJSHME! Skënderbeu gati të rikthehet i madh, kontakton dy ish-lojtarët e periudhës së lavdishme (EMRAT)

    Skënderbeu nuk ka kohë për të humbur dhe është përfshirë i gjithi në ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Ambiciet dhe pretendimet në kampin bardhekuq janë rritur ndjeshëm tashmë. Drejtuesit po punojnë për të kompletuar ekipin me elementë të rinj, por edhe për finalizimin e tratativave në dalje për futbollistët e kërkuar nga klube të huaja.

    Bruno Dita

    Mësohet se klubi ka nisur kontaktet me dy ish-futbollistë si Nazmi Gripshin dhe Bruno Ditën, që të dy pa kontratë dhe me mundësi rikthimi në Korçë. Ata mund të sjellin cilësi dhe eksperiencë për të rritur ndjeshëm potencialin e Skënderbeut të sezonit të ri. Bisedimet mësohet se janë në një fazë të avancuar, duke pasur parasysh projektin e klubit bardhekuq.

    Nazmi Gripshi

    Korçarët po punojnë paralelisht edhe për shitjet e lojtarëve që do të sillnin të ardhura në arkën e klubit. Rashica dhe Liço janë më të lakuarit, por edhe Alia, Nikaj dhe Rabiut mund të shëndoshin financat e Skënderbeut, duke parë interesin e klubeve të ndryshme jashtë vendit.