Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: musaka me patate

  • Musaka me patate të ziera – Receta  me shije të mrekullueshme!

    Musaka me patate të ziera – Receta me shije të mrekullueshme!

    Nëse doni një alternativë ndryshe për recetën tuaj të drekës. Provoni të përgatisni recetën e musakasë me patate të ziera.

    Një recetë me shije të mrekulleshme e sjellë nga amvisa Suela Katanja.

    PËRBËRËSIT 

    600 gr mish i grirë

    1 kg patate të reja

    2 vezë

    2 qepë

    vaj, kripë, piper

    PËRGATITJA

    Qepët e prera imët i fërgoni me pak yndyrë, më pas shtoni mishin e grirë dhe i fërgoni edhe 10-15 minuta, në fund shtoni piper të kuq dhe të zi, sipas dëshirës.

    Në një tjetër enë ziejm patatet e pastruara mirë, kur të jenë gati i qërojmë dhe i presim me rradhë.

    Në tepsi ose tavë renditini me rradhë një rend patate dhe një rend mish derisa të kryhet e tërë sasia.

    Futeni në furrë të nxehtë, ngadalsojeni temperaturën dhe pas 20-30 minuta para se të jetë kryer pjekja tundni dy vezë me pak qumësht dhe ja hidhni sipër. Tepsinë e mbani në furrë edhe rreth 5 minuta.