Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: kulac

  • Kulaç i ëmbël me arra – Receta fantastike me shije të veçantë!

    Kulaç i ëmbël me arra – Receta fantastike me shije të veçantë!

    Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.

    Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta.

    Ju sjellim më poshtë recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi.

    Përgatitja e Kulaçit të Ëmbël në Shtëpi

    Për 1 kg miell nevojiten

    2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

    1 gotë sheqer

    3 kokrra vezë

    3 lugë gjelle arra të shtypura

    1-2 lugë gjelle me rrush të thatë (sipas preferencës)

    Sodë

    Ujë

    Përgatitja

    Si fillim sitni miellin dhe sodën e bukës, në mënyrë që kur të përgatisim brumin të mos krijohen kokrriza.

    Brumin mund ta zini direkt në tavolinë ose të përdorni një tavë të madhe të cekët.

    Në një tas të vogël trazojmë vajin me sheqerin derisa të shohim që kokrrizat e tij të jetë tretur.

    Po aty shtojmë dhe vezët, dhe e përziejmë sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene.

    Hedhim miellin e situr dhe në mes hapim me dorë një vend ku do të shtojmë vajin me sheqerin dhe vezët e më pas shtojmë arrat e shtypura dhe nëse preferoni edhe rrush të thatë.

    Me ndihmën e një piruni trazojeni lehtë, dhe më pas kur brumi të jetë lidhur pak, të filloni dhe ta punoni me duar.

    Në ndryshim nga brumi i kulaçit tradicional, ai i kulaçit të ëmbël do të ngjasoj në butësi me atë të biskotave.

    Nëse e shikoni që brumi është pak i fortë shtoni pak ujë.

    Vendoseni brumin në një tas dhe lëreni rreth 15 minuta që të fryhet.

    Tek një tavë hedhim pak vaj dhe lyejmë mirë të gjithë sipërfaqen e saj, më pas e spërkatim dhe me pak miell, kështu kulaçi nuk do të ngjitet.

    Brumin e punojmë përsëri dhe me ndihmën e petësit e hapim sa perimetri i tavës ku do të piqet.

    Nëse dëshironi, brumi ndahet dhe në kuleç të vegjël që mund t’i vendosni me radhë në  tavë në mënyrë që kur të piqet të ketë një formë më të veçantë.

    Tavën e fusim në furrë të para ngrohur me 200 gradë celsius, per rreth 40 minuta.

    Pas 40 minutash me një pirun shpojmë pak kulaçin dhe shohim që nëse sipërfaqja e pirunit del e pastër, atëherë kulaçi është gati.

    Ky kulaç është ideal për mëngjeset në familje, i shoqëruar me lëngje frutash të freskëta apo reçele të ndryshëm.

  • Kulaç shtëpie me fruta të thata – E lehtë për t’u përgatitur

    Kulaç shtëpie me fruta të thata – E lehtë për t’u përgatitur

    Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe do t’ju marrë vetëm 10 minuta kohë për ta përgatitur.

    Zakonisht kulaçi nuk është i ëmbël, por gjithsesi janë frutat e thata të cilat i japin atij një shije komplet tjetër.

    Zbuloni si ta përgatisni që të mund ta shijoni menjëherë.

    Dhe nëse dëshironi që ta ëmbëlsoni pak më shumë përpara se ta fusni në furrë për ta pjekur spërkateni me sheqer.

    Përbërësit

    2 gota uji me miell

    5 lugë sheqer

    1 lugë e gjysmë çaji me fryrës për brumëra

    1 lugë çaji me kripë

    Një majë luge çaji me sodë buke

    3 lugë gjelle me gjalpë

    1 gotë qumësht

    3 lugë gjelle me rrush të thatë

    2 lugë gjelle me fiq të thatë të prerë në kubikë

    2 lugë gjelle me kajsi të thata të prera në kubikë

    Përgatitja

    Si fillim ngrohni furrën në 220 gradë Celsius dhe më pas vazhdoni me përgatitjen e recetës.

    Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me vaj ose vendosni letër pjekjeje në fund të saj.

    NDërkohë në një tas hidhni miellin dhe 4 lugët e sheqerit, kripën, fryrësin dhe sodën e bukës.

    Përzjejini në mënyrë që përbërësit të mos ngelin në një vend dhe shija e kulaçit të prishet.

    Shtoni gjalpin e prerë në copa të vogla dhe duke e punuar me gishta shtypeni bashkë me miellin.

    Do të formoni toptha të vegjël brumi.

    Krijoni një gropë në mes të tasit dhe aty shtoni qumështin.

    Filloni ta përzieni me një lugë ose me telin e kuzhinës.

    Vetëm kini kujdes që të mos lini pas kokrra mielli të patretura.

    Tani shtoni të gjitha frutat e thata dhe përsëri përzieni që frutat të mos ngelin të gjitha në një vend.

    Kalojeni brumin e kulaçin tek tava që përgatitët dhe përhapeni mirë duke krijuar një shtresë të njëtrajtshme.

    Hidhini sipër kulaçit dhe një lugë sheqeri, në mënyrë që t’i jepni një shije akoma dhe më fantastike.

    Futeni në furrë për ta pjekur për 40 minuta ose derisa kur ta shponi në mes dhe thika të dali e pastër.

    Pasi të piqet lëreni të ftohet për 10 minuta para se ta ndani.

    Ky kulaç është perfekt për çdo vakt të ditës duke e shoqëruar me çaj, qumësht apo edhe kafe.