Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kruja

  • Edi Martini fiksohet me lojtarët e Teutës, pas Arsid Krujës kërkon mbrojtësin (EMRI)

    Edi Martini fiksohet me lojtarët e Teutës, pas Arsid Krujës kërkon mbrojtësin (EMRI)

    Vllaznia ka nisur punën për edicionin e ri të Abissnet Superiore, por jo vetëm kaq. Trajneri Edi Martini kërkon të nisë menjëherë punën për të sjellë në Shkodër elementët më të mirë pasi pranë janë dhe kualifikueset e Conference League.

    Artan Jazxhi është një dëshirë e trajnerit Martini për Vllazninë. Tekniku i kuqebluve i njeh mjaft mirë aftësitë e qendërmbrojtësit, që do të shtonte forcat në repartin ku shfaqet më tepër nevojë. 23-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij te Teuta, ndërsa tashmë mund të firmosë me rivalët e Vllaznisë që do të blindonte mbrojtjen e shkodranëve pas akordit me Arsid Krujën.

    Zbulohet se me Krujën pritet vetëm firma nën kontratë për mbrojtësin e krahut të djathtë. Kështu Martini po kujdeset që në skuadrën e tij të ketë elementë me të cilët ka punuar më parë. Jazxhi ka plot 134 ndeshje me ekipin e parë të Teutës. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.

    INTERESIMI PER SHERIF KALLAKUN

    Vllaznia ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës që po vjen. Klubi shkodran nuk dëshiron një tjetër dështim në Superiore, teksa organika po përgatitet për titullin kampion. Së fundmi bëhet me dije, se Vllaznia po kërkon transferimin e Sherif Kallakut. Sipas mediave lokale në Shkodër, ish-mesfushori i Teutës, Partizanit dhe Tiranës është kontaktuar nga vetë trajneri, Edi Martini.  Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Kujtojmë se mesfushori 27-vjeçar aktualisht aktivizohet ne Sepsi në Rumani. Këtë sezon, Kallaku ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist në 30 ndeshje që ka marrë pjesë.

    LEXO ME SHUME:Shkëlqeu me Partizanin dhe Tiranën, Edi Martini piketon te Vllaznia mesfushon 27-vjeçar (FOTO)

     

  • Arsid Kruja mbetet sërish në Superiore, ish-futbollisti i Vllaznisë bën transferimin surprizë

    Arsid Kruja mbetet sërish në Superiore, ish-futbollisti i Vllaznisë bën transferimin surprizë

    Teuta bën afrimin e radhës në merkaton e verës. Panorama Sport raporton, se mesfushori shkodran, Arsid Kruja, ka firmosur për durrsakët.

    Në garë për shërbimet e lojtarit 30-vjeçar ishte edhe një ekip në Maqedoni, por në fund Kruja ka zgjedhur të rikthehet te “djemtë e detit”, aty ku luajti edhe në sezonin 2016-2017.

    Në afrimin e tij te Teuta ka ndikuar shumë edhe fakti që e njeh mirë ambientin, pasi Teuta ka qenë një nga mbështetësit e mesfushorit që para 6 sezonesh duke i dhënë besim dhe e aktivizuar më së shumti si titullar.

  • Hemoragjia e largimeve nuk ka të ndalur te Vllaznia, mesfushori e mbyll aventurën pas 4 vitesh: Nuk ishte dëshira ime… (POSTIMI)

    Hemoragjia e largimeve nuk ka të ndalur te Vllaznia, mesfushori e mbyll aventurën pas 4 vitesh: Nuk ishte dëshira ime… (POSTIMI)

    Vllaznia deri më tani po vuante mungesat në mbrojte pas largimeve të shumta. Ndërsa ditën e sotme një tjetër repart ka filluar të boshatiset. Këtë herë e ka radhën mesfusha ku Arsid Kruja i jep lamtumirë kuqebluve pas eksperiencës 4 vjeçare.

    Kujtojmë që Kruja ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në arritjen e objektivit të Conference League. 30-vjeçari ka regjistruar plot 26 prëzenca me Vllazninë këtë sezon dhe tashmë plaët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

    Ka qenë vetë futbollisti që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Sot erdhi dita te shkeputem nga skuadra e qytetit tim, pavaresisht se nuk ishte deshira dhe zgjedhja ime te largohem nga ekipi zemres por nga sot nuk do jem me pjese e Vllaznise. Ndjej keqardhje pasi kam kontribuar dhe sakrifikuar shume duke luajtur ne pozicione te ndryshme vetem me qellimin qe te ndihmoj ekipin dhe te arrijme objektivat. Gjithsesi, Vllaznia ka qene, eshte dhe do mbetet ne zemren time pergjithmone. Uroj qe sa me shpejt te arrije objektivin kryesor qe e kerkon çdo sportdashes shkodrane shpalljen kampion”, Ka shkruar Kruja

  • Kalaja e Krujës, një simbol për shqiptarët!

    Kalaja e Krujës, një simbol për shqiptarët!

    Prej 15 shekujsh, Kalaja e Krujës qëndron mbi një kodër shkëmbore, dëshmitare e luftrave dhe e jetës së egër të qytetit të Krujës,një herë e një kohë, qendra e shtetit të Arbrit. Kalaja qëndron në 557 metra lartësi, e bukur dhe e pashembur ndonëse ka përballuar sulme të panumërta. 

    kalaja e Krujës. Fotografi Armand Muzhaqi.

    Në një kohë kur perandoria osmane sundonte një pjesë të madhe të Evropës, duke përfshirë Konstantinopojën dhe Ballkanin, kalaja e Krujës mbeti e pamposhtur për një periudhë të gjatë. Ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu ai, i cili e mbrojti këtë kala deri në vdekje!

    Statuja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në hyrje të muzeut. Fotografi Armand Muzhaqi

    Pas revoltës së Skenderbeut në vitin 1443, kur ai ngriti edhe flamurin për herë të parë në 28 Nëntor, kjo kala vuajti sulme të rënda ndër vite por ajo gjendej gjithmonë e mbrojtur nga muret e saj dhe ushtria prej 3000-ve e Skënderbeut, duke u kthyer në kryefortesën e qendresës kundër pushtimit osman.

    Piktura brenda në muret e muzeut, në ambjentin ku ndodhet përkrenarja dhe shpata e Skënderbeu (kopje e shpatës dhe e kurorës,pasi origjinalja ndodhet në muzeun e Vjenës). Fotografi Armand Muzhaqi.

    Më në fund, ajo u mposht në vitin 1478 nga ushtria e Sultanit Mehmet II, plot 35 vjet pas revoltës së heroit kombëtar dhe vetëm 10 vjet pas vdekjes së tij. E ndërtuar në shekullin e 5-të, kjo kala mesjetare kish mbijetuar për 10 shekuj para hyrjes në skenë së perandorisë osmane e Skënderbeut por është pikërisht kjo pjesë e fundit e historisë që i jep këtij vendi madhështinë e tij.

    Pamja e kalasë së Krujës na ana e hyrjes. Fotografi Armand Muzhaqi

    Populli shqiptar identifikohet me historinë e kësaj kalaje, duke gjetur aty humbjet e sigurta por, mbi të gjitha, edhe fitoret e papritura të një populli të vogël e të guximshëm. Midis gjurmëve të  rrënojave brenda mureve të kalasë duket Kulla e Sahatit brenda së cilës gjendet këmbana që lajmëroi vdekjen e Skënderbeut. Sahati, i ndërtuar nga artizanët e Pazarit të Vjetër të Krujës, organizonte kohën e qytetit: hapjen e mbylljen e dyqaneve si dhe vaktet e lutjes. Fatkeqësisht, vendasit tregojnë se “Ora” e tyre nuk ekziston më që prej shekullit të kaluar, kur vendi ishte nën ushtrinë austro-hungareze.

    Pamjet na brenda te muzeut kombëtar (Gjergj Kastrioti Skënderbeu)

    Pranë kullës, ngrihet madhështor muzeu kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.i ndërtuar në fillim të viteve ’80, me arkitektë Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxhën. I përshtatur me ambientin e kalasë dhe peizazhin malor, ky muze kurorëzon madheshtinë e vendit. Tashmë, ai është ikonë e qytetit të Krujës. Brenda tij renditen ekspozitat e jetës së Skënderbeut dhe arritjet e tij si edhe kopjet e armëve të Skënderbeut: përkrenarja me kokën e dhisë dhe shpata e tij e famshme.

    Përballë muzeut shihen rrënojat e një kishe të dikurshme e cila, gjatë pushtimit osman, u kthye në xhami. I vendosur në pjesën jugore të kalasë, Muzeu Etnografik, një godinë karakteristike e viteve ‘700, dëshmon kulturën popullore së jetës në Kala si edhe vetë-mjaftueshmërinë e jetës brenda kalasë, me prodhimin shtëpiak të  ushqimit, pijes, e veglave.  Një tjetër monument është Teqja e Dollmës e cila, ndonëse e vogël, është foltore e besimit mysliman, që i takon gjysmës së parë të shekullit të 18-të.

    Xhamia e vjetër e cila ndodhet brenda territorit të kalasë. Fotografi Armand Muzhaqi

    Pranë kësaj teqeje, dallohet silueta e tambureve të Hamamit të Kalasë me çatinë e bukur të shekullit të 15-të. Gjatë rrugës drejt kalasë, gjendet pjesë e pazarit 450-vjeçar të Krujës i cili, në kulmin e tij, mbante më shumë se 150 tregtarë. Tani, aty shiten objekte artizanale tradicionale dhe antike. E kështu me radhë, vendët e bukura e historike nuk mbarojnë në këtë qytet të vogël, simboli i guximit dhe vazhdueshmërisë së popullit shqiptar ndër shekuj.