Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kiara

  • Kiara debaton keq me Efin, Luizi mbron partneren dhe “kërcënon” banoren: Mos e zgjat, për të mirën tënde… (video)

    Kiara debaton keq me Efin, Luizi mbron partneren dhe “kërcënon” banoren: Mos e zgjat, për të mirën tënde… (video)

    Pas sqarimit të dyshes Kiara dhe Efi në dhomën e surprizave, duket se debate ka vijuar edhe në dhomën e ndenjes. Luizi e ‘ka kërcënuar’ Efin të mos e vijoj debatin më me Kiarën sepse nuk është në interesin e saj.

    Luiz: Të sugjeroj mos ta zgjasësh këtë bisedë më Kiarën! Unë s’jam as prindi jot, askush por po të them të mos e zgjasësh. 

    Efi: Meqë ne të dyja e dimë më mirë, do e flasim.

    Luiz: Po thotë Kiara pjesën e saj, ti tënden. Më beso nuk do përfundojë si mendon ti.

    Nuk ta sugjerojë. Për të mirë të të dyjave ju, nuk ju leverdis ta zgjasni.

    Kiara: Nuk e kuptoj as pse u hap.

    Luiz: Efi, të dua fort prapë, por kur të dal jashtë dhe është ashtu si thua ti të kërkojë falje.

    Efi: Po shoh reagimin tënd, prandaj u hap kjo temë. Më vjen keq që nuk më njohe kurrë.

  • “Je zhgënjim total”, Efi s’përmbahet ndaj Kiarës, ia thotë në sy: Ke zënë vendin e Oltës (video)

    “Je zhgënjim total”, Efi s’përmbahet ndaj Kiarës, ia thotë në sy: Ke zënë vendin e Oltës (video)

    Rikthimi i në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbyer për krisjen e marrëdhënies mes tyre.

    Kiara e akuzon se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë.

    DEBATI I PLOTË

    Kiara: Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

    Efi: Vërtetë e ke?

    Kiara: Po.

    Efi: Seriozisht?Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

    Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën tipër vëmendje. Ti kë folur pë mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

    Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

    Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur nj foto me mua.

    Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.

  • Big Brother/ Kiara e thotë troç: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

    Big Brother/ Kiara e thotë troç: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

    Vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finalen e Big Brother VIP dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend. Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara tha se ka sakrifikuar më shumë dhe nuk krahasohet me Efin.

    “Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Kiara.

  • Big Brother/ “A ta mbaj Efin pranë?” Kiara habit me përgjigjen ndaj Luizit (video)

    Big Brother/ “A ta mbaj Efin pranë?” Kiara habit me përgjigjen ndaj Luizit (video)

    Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo ishin ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët mbrëmjen e djeshme u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Hyrjet e tyre sigurisht pritet të sjellin dinamika të reja në shtëpi dhe të ndryshojnë lojën e banorëve të tjerë. Pikërisht për këtë, Luizi ka pyetur ditën e sotme Kiarën, nëse duhet ti besoj dhe ta mbajë pranë Efin.

    Kiara nuk i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, megjithatë, diçka është përpjekur t’i komunikojë me kode.

    Kujtojmë se marrëdhënia e vajzave pësoi një krisje pasi Kiara pa reagimin e Efit ndaj konfliktit që moderatorja pati me Luizin, ndërsa edhe pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia, Efi deklaroi se ato ende nuk ishin sqaruar. Po ashtu, prej 4 banorëve të rifutur, vetëm njëri prej tyre do të mund ta prekë finalen, dhe Luizi deklaroi se dëshiron që në krah të ketë Kiarën. Kjo mund të sjellë përplasje mes tij dhe Efit.

  • Largimi i Kiarës, Qetsori harton planin: Ta sulmojmë të gjithë Luizin tani që është i plagosur! Ja përgjigja e banorëve

    Largimi i Kiarës, Qetsori harton planin: Ta sulmojmë të gjithë Luizin tani që është i plagosur! Ja përgjigja e banorëve

    Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë. Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit tëKiarës.

    Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

    BISEDA E PLOTË

    Olta: I thashë unë jo

    Qetsori: Edhe ti the jo

    Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?

    Dea: Ta lëmë të plagosur?

    Qetsori: Po normal!

    Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?

    Olta: Shumë i qartë ishte

    Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen

    Dea: S’më duket aq e drejtë pra

    Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!

  • Big Brother/ Luizi nuk e priste, Kiara ia thotë para të gjithëve: Ndihem sikur e kam lakun në fyt

    Big Brother/ Luizi nuk e priste, Kiara ia thotë para të gjithëve: Ndihem sikur e kam lakun në fyt

    Kiara është mbrëmjen e sotme në tension për shkak të nominimit ku gjendet “kokë më kokë” me Olta Gixharin. Por i gjithë ky tension duket sikur i ka kushtuar shumë edhe Luizit.

    Që mbrëmjen e djeshme mes çiftit ka nisur debati. Kur të gjithë menduan se ata do shijojnë natën e fundit të mundshme, Kiara ka nisur t’i nxjerrë në pah problematikat e partnerit të saj. Kjo është parë si një lojë nga ana e Kiarës.

    Moderatorja ka shpehur se partneri nuk i lë hapsirën e duhur e madje ndihet me lak në fyt. I prekur nga kjo situatë Luizi pranoi se ka gabuar. Por a është kjo një strategji e Kiarës apo është vërtetë e prekur?

  • “E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”/ Kiara ia thotë copë Luizit, ja çfarë ndodhi mes çiftit (video)

    “E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”/ Kiara ia thotë copë Luizit, ja çfarë ndodhi mes çiftit (video)

    Teksa ethet e nominimit sa vijnë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte. Kjo duket se e preku shumë moderatoren, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.

    “Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.

    DEBATI I PLOTË

    Luizi: Thashë a më don, jo nuk më do Kiar

    Kiara: Edhe më shumë se ç’mendon ti

    Luizi: Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?

    Kiara: Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?

    Luizi: O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj

    Kiara: Me kë po flet ti, kujt i flet kështu

    Luizi: Po s’ma var moj

    Kiara: Kujt i fishkëllen ti ashtu?

    Luizi: Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar

    Kiara: Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh

    Luizi: Po si moj të flas se më doli goja mbrapa

    Kiara: Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë

    Luizi: Po s’po ma var pra

    Kiara: Boll çfarë…

    Luizi: Mos ma ngri zërin kaq të them. Hera e fundit që ma ngre zërin se e di sa më ke prekur sot që më ke ardhur ashtu duke ngritur zërin aty

    Luizi: Si të kam ardhur

    Kiara: E di si më bërë të ndihesha? Si të pavlerë komplet. Boll Luiz. Është hera e disatë që më bërtet

  • “Dil nga Big Brother se ia kanë dhënë Oltës”/ Luizi merr informacion nga jashtë, një person bërtet pranë shtëpisë (video)

    “Dil nga Big Brother se ia kanë dhënë Oltës”/ Luizi merr informacion nga jashtë, një person bërtet pranë shtëpisë (video)

    Një person është afruar mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë diçka Luizit. Në një video të publikuar në rrjet, dëgjojet se si ai i thotë Luizit se nëse do të dalë Kiara duhet ta lërë edhe ai shtëpinë e Big Brother.

    Teksa bërtet me të madhe që ta dëgjojë Luizi, personi i thotë atij se nëse Kiara lë sonte shtëpinë e Big Brother nënkupton që çmimin e madh Big Brother ka vendosur që t’ia japë Oltës.

    Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.

    Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte.

  • Big Brother “Fan Club” vazhdon fushatën kundër Luizit, tregon këtë video si shuplakë ndaj Kiarës, ja si përgjigjet ajo (video)

    Big Brother “Fan Club” vazhdon fushatën kundër Luizit, tregon këtë video si shuplakë ndaj Kiarës, ja si përgjigjet ajo (video)

    Luiz Ejlli gjatë javës që lamë pas futi në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi t’i thyenin rregullat. Kjo bëri që Maestro te eliminohej mbrëmjen e djeshme.

    Artisti shkodran tha se kjo ishte e planifikuar dhe se e kishte ëndërruar këtë moment. Në “Fan Club” sot (e diel) u transmetuan disa pamje, ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin në momentin që po thoshte këto fjalë.

    Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, ndërsa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej.

    “E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara në dhomën e rrëfimit.

  • Luizi nuk u përmbajt dot në dhomën luksoze, dalin pamje nga nata “e nxehtë” e tij me Kiarën (video)

    Luizi nuk u përmbajt dot në dhomën luksoze, dalin pamje nga nata “e nxehtë” e tij me Kiarën (video)

    Luizi dhe Kiara, dy banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë nuk kanë kaluar një natë të zakonshme. Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë.

    Mbrëmjen e sotme Arbana ka zbuluar surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti deri të martën do qëndrojnë bashkë. Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës e madje shprehu dëshirën që të shkojnë aty para se të mbaronte prime.

    E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime.Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës.

    Luizi vazhdimisht e potenconte se e kishte të vështirë të përmbahej, derisa ata gjithë natën e kaluan pranë njëri-tjetrit. Kjo duket të ketë qenë një natë shumë e ‘nxehtë’ për dyshen, por aq edhe e sikletshme.