Ditën e sotme, çifti më i përfolur i showbizzit, Kiara dhe Luiz kanë konfirmuar lajmin se janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Pak orë më pas, gazetarja e njohur, Zhaklina Lekatari, ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një status, i cili është marrë si një “thumb” për çiftin. “Shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri”, ka shkruar ajo.
Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live” duke dalë pas kaq kohësh në një emision. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, u pyet për marrëdhënien që ka sot me Luizin pas lajmeve të fundit se ajo e kishte hequr nga Instagrami.
Efi u shpreh se nuk dëshiron të flasë më për Luizin, por theksoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet e tij prandaj e ka hequr nga Instagrami.
“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.
Kurse për Kiarën, ajo u shpreh se nuk mban asnjë lloj inati, por thjesht nuk flasin me njëra-tjetrën pasi nuk kanë asnjë marrëdhënie. “Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.
Luizi i ka shtuar më shumë dyshimet se ai dhe Kiara do bëhen së shpejti prindër. Këngëtari ka postuar një foto krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe shkruan se po bën prova për story-n që do publikojë pas ca kohësh, pra kur të bëhen prindër.
“Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do bëjmë pas ca kohësh”, shkruan Luizi.
Mos ndoshta pas disa muajsh do kemi një anëtar të ri në familjen Ejlli?
Efi Dhedhes, pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’ ka qëndruar më e heshtur se ish-banorët e tjerë.
Ende nuk e kemi parë Efin në ndonjë projekt, mirëpo ka qëndruar aktive në rrjetet sociale duke i dhënë hapësirë edhe njerëzve që ta pyesin për të rejat në jetën e saj.
Sot ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve që iu bënë në Instagram. Një prej tyre kishte të bënte me projektet e saj në media, e se ku do të angazhohet në shtator.
‘Nuk e di. Ndoshta e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë’– thotë ajo.
E një tjetër pyetje, le të themi ‘epitet’ ishte edhe ‘llulla’, termi që iu përdor më së shumti për Kiarën.
‘Unë? Joo’-shprehet Efi duke qeshur e duke thumbuar kështu Kiarën.
Çifti më i famshëm i momentit Luizi dhe Kiara duket se janë gati të ndajnë një tjetër lajm të bukur me fansat e tyre. Bëhet fjalë për një fëmijë që duket se dy partnerët e duan, por për momentin ata po shijojnë kohën me familjen e madhe.
Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.
Luizi i ka bërë një ftesë së ëmës të lëri punën në SHBA dhe të jetojë me të biri për tu kujdesur për fëmijën e tyre të ardhshëm dhe ndihma e saj është e domosdoshme.
Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.
Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i dytë i “Kepi i VIP-va”, ku Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e këtij emisioni Kiara Tito, duke thënë se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luizit, i cili postoi një video në Instagram ku ka thumbuar moderatorin me fjalët “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”. Po ashtu këngëtari nuk e lë më kaq, ku shkruan sërish në Instastory se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5-mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbetet pa punë.
Sot ka reaguar edhe moderatorja Kiara Tito, e cila thumbon hapur Ronaldon, teksa shkruan në Inbstagram “Dikur lyente flokët si ai, sot nxjerr kokën. Koka bën, koka pëson”.
Fotot e Kiara Titos nga vera e vitit të kaluar, në ishujt luksoz ku është bërë e ditur se ka qenë me ish-partnerin Ron Koka, kanë qenë kryefjaë e ditës së djeshme.
Moderatorja po “kryqëzohej” në masë nga ndjekësit, ku numëroheshin me qindra komente që kritikonin Kiarën se ruan kujtime me ish-in, e dhjetra komentues të tjerë i bënin thirrje Luizit t’i hedh një sy fotove. Vetëm pak orë më vonë, fotot janë fshirë nga Instagrami i Kiara Titos.
Nuk dihet nëse kishte një kërkesë nga Luizi për të fshirë fotot që ngjallin kutjimet me ish-partnerin, apo vetë moderatorja mori vendimin për t’i hequr këto pamje nga profili i saj në Instagram.
Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që u zhvillua dje në Toskana në Itali është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjet. Ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte pikërisht mungesa e Luizit dhe Kiarës në ceremoninë e çiftit.
Nuk shkoi apo nuk ishte i ftuar? Kjo pyetje qarkulloi shpejt në rrjet dhe u kthye në temë për diskutim, që nxiti shumë komentues të shprehnin opinionin e tyre. Mirëpo një nga ndjekëset e Luiz Ejllit në Instagram, nuk është treguar aq e kujdesshme në reagimin e saj dhe i ka shkruar këtij të fundit me ironi se as ai dhe as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë.Në komentin e saj, ajo i është drejtuar Kiara Titos duke e quajtur “llulla”.
Sakaq këngëtari, i cili ka lexuar komentin i është kthyer keq komentueses duke i thënë se nuk ka shkuar pasi ka qenë në New York me koncerte, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes me fjalorin, pasi tashmë Big Brother ka mbaruar dhe mund t’i përgjigjet ashtu siç ajo e meriton në këtë rast.
Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.
Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga Neë York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.
Kiara Tito ka marrë ditën e sotme një telefonatë ku i kërkohet të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe me Olta Gixharin.
Moderatorja përgjigjet prerë me “Jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh. Këtu qajsa e Kiarës ndryshon dhe i thotë se mund ta diskutojë me menaxherin e saj.E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre.
Por e gjitha kjo ishte një telefonatë nga emisioni ndryshe ku Kiara ra pre e “Kurthit”.
“Big Brother VIP” ka përfunduar tashmë, por polemikat dhe marrëdhëniet e krijuara brenda formatit vazhdojnë e diskutohen edhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi, ish-konkurrentja Olta Gixhari ka postuar një ‘Ask me a Question’ në të cilin ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me Kiara Titon.
E pyetur për mënyrën “e ashpër” më të cilën iu drejtua moderatores, Olta u përgjigj duke thënë se përdori për Kiarën, të njejtat fjalë që kjo e fundit ka përdorur për veten.
“Pse u solle aq ashpër me Kiarën dhe iu drejtove ‘zonjë e kulluar’?”- pyet një nga ndjekësit.
“Unë iu drejtova me të njejtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj ‘jam e kulluar’, dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa followers më shumë.”- është përgjigjur Olta.