Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kiara

  • Big Brother/ Kiara “merr hakun e Efit” dërgon në televotim Oltën, Tean dhe Dean

    Big Brother/ Kiara “merr hakun e Efit” dërgon në televotim Oltën, Tean dhe Dean

    Big Brother i dha mundësinë Kiarës të hapë “Kutinë e Pandorës”. Në zarfin e parë, thuhej se kompania prestigjoze “Sava tours” i dhuron asaj një biletë udhëtimi çift në Maldive.

    Ndërsa në zarfin tjetër, Kiara kishte mundësinë të dërgonte në televotim tre banorë, një prej të cilëve do të largohet të shtunën nga shtëpia. Kiara zgjodhi Oltën, Tean dhe Dean.

    Ajo u shpreh se kjo zgjedhje i erdhi natyrshëm.

  • “Je i gatshëm të bësh çdo gjë për lojë”, kriset marrëdhënia? Veprimi i fundit i Luizit nuk i pëlqeu Kiarës! (DEBATI)

    “Je i gatshëm të bësh çdo gjë për lojë”, kriset marrëdhënia? Veprimi i fundit i Luizit nuk i pëlqeu Kiarës! (DEBATI)

    Kiara dhe Luizi kanë debatuar për herë të parë pas dasmës madhështore që u zhvillua ditën e mërkurë në shtëpinë e Big Brother Vip ku u deklaruan zyrtarisht si çift.

    Teksa zhvillonin sfidën e rezistencës, Luizi vendosi të urinojë duke u mbuluar me batanije në mënyrë të mos lëvizte nga pulsanti ku ishte pozicionuar me urdhër të vëllait të madh.

    Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës e cila menjëherë ka vënë në diskutim raportin mes tyre duke i thënë se me këtë veprim, Luizi ka treguar se është i aftë të bëjë çdo gjë për lojë.

    “Luiz për sa kohë t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë nga vetja në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh çdo gjë për lojë.

    Nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem. Jo se ke ti gabim se ti mund të bësh çfarë të duash. Nuk ta shpjegoj dot se nuk jam në terezi. Të thashë fitoje por jo të bësh këtë gjë. Ti doje ta bëjë, është e drejta jote. Thjesht ndihem keq”, deklaroi Kiara.

  • Kiarës dhe Luizit i bie “BINGO”/ Fansi i çmendur bën premtimin e madh: “Do ti blej një shtëpi sa të dalin nga Big Brother

    Kiarës dhe Luizit i bie “BINGO”/ Fansi i çmendur bën premtimin e madh: “Do ti blej një shtëpi sa të dalin nga Big Brother

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos. Ato komentuan puthjen e shumëpritur me Luizin si dhe ecurinë e moderatores në Big Brother Vip Albania. Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.

    Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë. Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

  • Pas ‘dasmës’ në BBV, deputeti bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, më 11 shkurt të “martojmë” Ramën (FOTO)

    Pas ‘dasmës’ në BBV, deputeti bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, më 11 shkurt të “martojmë” Ramën (FOTO)

    Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka “shrytëzuar” nodhinë e javës në shqipëri, atë të “martesës” së Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së BBV, për të ftuar shqiptarët që t’i bashkohen protestës së opozitës më 11 shkurt të thirrur nga opozita.

    Më doza humori ndoka shkruan se tashmë “halli’ më i madh që kishin shqiptarët mbaroi, pasi Luizi u martua, ndërsa i fton që t’i kthehen realitetit dhe të gjithë sëbashku më 11 shkurt të baskohen në shesh dhe të “martojnë” Edi Ramën.

  • Erdhi puthja e shumëpritur me Kiarën! Momenti kur Luizi djeg shaminë e beqarit në “Big Brother VIP” (video)

    Erdhi puthja e shumëpritur me Kiarën! Momenti kur Luizi djeg shaminë e beqarit në “Big Brother VIP” (video)

    Ndodh momenti i shumëpritur. Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen në buzë. Vëllai i Madh vendosi që në shtëpi të zhvillohej një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohej ishte Luizi dhe Kiara.

    Kiara me fustan të bardhë dhe Luizi me kostum dhëndri, bënë një ecje të shkurtër deri kur mbërritën në “altar”. Kristi i cili ishte në rolin e priftit, e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre.

    Momenti u duartrokit nga të gjithë banorët, të cilët mezi po e prisnin këtë moment të bukur. Luizi e ka shprehur pëlqimin e tij për Kiarën, që kur shkeli në shtëpinë e Big Brother. Në ditët në vijim, ai gjithashtu i shprehu asaj edhe ndjenjat që kishte për të.

    Ndonëse e stepur fillimisht, Kiara u bind për dashurinë e Luizit dhe e puthi atë sonte në buzë, duke u shpallur kështu çifti i parë në shtëpi.

  • “Tani dua një përqafim”/ Luizi surprizon Kiarën, i këndon një këngë me rastin e ditëlindjes (video)

    “Tani dua një përqafim”/ Luizi surprizon Kiarën, i këndon një këngë me rastin e ditëlindjes (video)

    Ora shënoi 12.00 dhe Kiara Tito u suprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit.

    Familjarët e Kiara Titos përmes një video mesazhi uruan Kiarën për ditëlindjen. Vëllai i vogël i uroi të bëhej 100 vjeç dhe tha se Kiara është motra më e bukur në botë.

    Mamaja e Kiarës tha se ata sot gëzojnë për të dhe Zoti e bekoftë në rrugën e saj. Ndërsa babai i Kiarës tha se e ndjen shumë mungesën e saj.

    Kiara: Unë kam ngrirë komplet. Dua një përqafim tani që të shkrihem.

    Kiara u surprizua nga Luizi me një këngë për ditëlindje.

    Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

    Më pas ajo fryu qirinjtë e tortës.

    Kiara: Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother.

  • Kiarës “i bie perdja nga sytë” përqafon Luizin, çmendet Olta: “Nuk e prisja këtë nga ty” (video)

    Kiarës “i bie perdja nga sytë” përqafon Luizin, çmendet Olta: “Nuk e prisja këtë nga ty” (video)

    U duk se nisi një “shoqëri” mes tyre, por Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë pasur një tjetër debat gjatë ditës së sotme në “Big Brother Vip.” Kiara duket se i ka hapur sytë në lidhje me “shoqërinë” e aktores, sa ia përmend në fytyrë që kur u rrëzua nuk i qëndroi asnjë moment pranë.

    Nga ana tjetër Olta përdor si kundër argument faktin që ajo tani po mbron Luizin. Teksa tonet e larta të Oltës dukeshin se po e çonin debatin në interesin e saj për të sulmuar Ejllin, Kiara është tërhequr duke u shprehur se nuk dëshiron të bjerë në të tilla nivele, duke bërtitur. Në një moment Kiara përqafon Luizin në sytë e Oltës, ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar mirë.