Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kiara

  • “Tani kemi për t’ia blerë dhëndrit unazën”/ Gjyshja e Kiarës ka dy fjalë për t’i thënë Luizit sapo të dalë nga Big Brother (video)

    “Tani kemi për t’ia blerë dhëndrit unazën”/ Gjyshja e Kiarës ka dy fjalë për t’i thënë Luizit sapo të dalë nga Big Brother (video)

    Gjyshja e Kiara Titos është kthyer në një personazh viral në mediat sociale. Kiara ka folur shpesh për të në ‘Big Brother VIP’, e po ashtu edhe Luizi e ka përmendur.

    Kështu, të gjithë janë të interesuar mbi mendimet e saj për çiftin. Dhe pse moderatorja pati hamendësuar se gjyshja e saj mund të kishte qenë kritike, në fakt e kundërta ka ndodhur.

    Ajo është shumë pro lidhjes së tyre dhe i mbështet pafund. Kiara ka publikuar sot në Instagram një video ku gjyshja e saj flet për unazën që Luizi i dhuroi në propozimin për martesë të shtunën. Ajo thotë se ka ardhur momenti që edhe ata t’i blejnë një unazë dhëndrit dhe se sapo ai të dalë do bëjnë të gjitha ‘adetet’.

    “Sa e bukur(unaza), moj Kiara! Ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë. Tani kemi për t’ia bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka dhënë dy unaza, ti nuk i ke dhënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’i kthejmë unazën. Kur të dalë Luizi do i vëmë unazën, do bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them do jetë “Të falenderojmë shumë që je një djalë i mirë, një djalë i sinqertë, i mrekullueshëm. E bëre atë dhënien e unazës si telenovelë. Kam qarë më duar në kokë”-thotë ajo.

  • “Ja çfarë do të bëjë Efi në dasmën e Kiarës dhe Luizit”, miku i ngushtë i banores habit me deklaratën në emision

    “Ja çfarë do të bëjë Efi në dasmën e Kiarës dhe Luizit”, miku i ngushtë i banores habit me deklaratën në emision

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Xhoi Bare, miku i ngushtë i Efit. Ai u shpreh i lumtur që Efi u kualifikua në finale, duke e quajtur totalisht të merituar. Sa i përket marrëdhënes me Kiarën dhe Luizin, sipas tij gjërët do të qetësohen jashtë. 
    “Unë mendoj që ajo do shkojë në dasmën e tyre dhe do jetë e para që do të marrë vallen.

    Kur të dalin jashtë çdo gjë do sqarohet”, u shpreh ai. I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale bashkë me Luizin dhe Efin, ai përmendi Dean si finalist të tretë dhe për të katërtin shprehu pëlqim mes Kristit dhe Qetsorit.

  • Big Brother/ “Shpik gjëra nga ambicia për finale”, Kiara nuk kursehet ndaj Efit (DEBATI)

    Big Brother/ “Shpik gjëra nga ambicia për finale”, Kiara nuk kursehet ndaj Efit (DEBATI)

    Debatet mes dy banoreve kanë qënë të ashpra. Ato kanë akuzuar njëra tjetrën për manipulim, ku madje Efi e ka quajtur Kiarën fallco. Për këtë situatë, Kiara ka folur me Luizin ku edhe eshtë përlotur. Gjatë spektaklit të sotëm është diskutuar më gjatë për raportin e tyre.

    Kiara: Efi hedh kunja. Më vjen shumë keq se nuk dua të fokusohem më në ç’ka ndodhur jashtë. Shoh që Efit nuk i interesojë, nuk i bëhet shumë vonë për mua, e kuptoj këtë gjë me energji. Nuk do doja të zgjatesha shumë se duket sikur do vazhdojë gjatë gjithë kohës kjo gjë.

    Nuk dua të vazhdojë debat me një person që më thotë mashtruese më duket shumë e ulët.

    Efi: Nuk di çfarë të them më shumë, dëgjova një mashtrim tjetër. Kiara më ka pyetur vetë sa folloë kam shkuar, sapo ka dalë nga shtëpia. Mund të them që nuk më intreson asnjë mendim në këto momente. Luizi nga ana tjetë tregon pjelkurinë e tij. Për të fituar ai shkel çdo gjë. Me aq sa do rrijë do përpiqem të arrijë finale. Ne e gjetëm gjuhën bashkë, por papritur ata u distancuan përsëri nga unë.

    Bledi: Për mua është një debat fiktiv, një lojë.

    Qetsori: Efi ka ardhur me mendimin që ajo me Luizin do të ishin shokë. Kam dyshimet e mia për Efin. Kiara po mbron më shumë marrëdhënien e saj. Unë i jap të drejtë Kiarës.

    Efi: Mendimi i Qetsorit nuk më intereson fare.

    Dea: Nuk më duket lojë. Luizi e ka nisur si lojë dhe e ka bërë në një mënyrë shumë të shëmtuar, e ka prekur te pika e dobët për ta bërë të ndihet keq. Ajo që ka lënduar më shumë Efin është që Kiara nuk e ka ndaluar Luizin t’i bëjë këo gjëra Efit.

  • Dea tenton të puthë në buzë Luizin, Kiara bëhet xheloze dhe i vendos dorën, banorja përfundon te Nita (video)

    Dea tenton të puthë në buzë Luizin, Kiara bëhet xheloze dhe i vendos dorën, banorja përfundon te Nita (video)

    Në Big Brother, banorët po luajnë lojën e “ruletës”, në një sfidë që Dea po bënte, banores i ra loja për të puthur një banor në krahun e djathtë të saj. Aty gjendej Luizi, i cili ishte i gatshëm të merrte këtë rrezik, por fillimisht këngëtari pyeti Kiarën nëse e kishte problem.

    Fillimisht, partnerja e Luizit tha se nuk e kishte problem, por kur Dea u afrua ta puthte në buzë Luizin, Kiara i vendosi dorën dhe i tha të puthte Nitën. Dea nuk nguroi dhe puthi në buzë banoren.

  • Big Brother i vendosi banorëve “Portokallinë”, imitimi dhe momentet në krevat me Luizin bëjnë Kiarën të përlotet (video)

    Big Brother i vendosi banorëve “Portokallinë”, imitimi dhe momentet në krevat me Luizin bëjnë Kiarën të përlotet (video)

    Big Brother u ka dhënë mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli, por jo të gjithë, vetëm ata që kaluan sfidën ku secili prej tyre duhet të kalonin pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë.

    Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe pjesa tjetër e banorëve kanë qëndruar në dhomën e gjumit gjatë kohës kur u dha spektakli i Big Brother Portokalli.

    Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli. Siç shihet dhe në video banorja është prekur dhe ka nisur të qajë, ndërkohë që Luizi e ka ngushëlluar dhe i ka qëndruar pranë. “Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë”-ka thënë Luizi.

  • Big Brother/ “Të mbrojta kur të dhunoi burri jot”, sherr mes Zhaklinës dhe Kiarës: Luiz je vulgar, bën… (video)

    Big Brother/ “Të mbrojta kur të dhunoi burri jot”, sherr mes Zhaklinës dhe Kiarës: Luiz je vulgar, bën… (video)

    Me debate të ashpra u shoqërua debate i kësja jave mes Bledit, Deas dhe Efit. Zhaklin Lekatari debatoi me disa prej banorëve.

    Luiz: Hajde më thuaj, Luiz mos ma thuaj më këtë fjalë, sepse ndihesh e lënduar. Ma thuaj. Dhe unë nuk ta përmend më. Hajde më merr veçmas dhe më thuaj mos e përmend më.

    Dea: A të thash sot në mëngjes? Më the, hë se nuk ishte ndonjë gjë.

    Arbër: Fakti që shtëpia është ndarë në dy pjesë, mendoj si lojë e dobët e Bledit luajti dobër edhe me Dean ashtu sikurse me Kristin. Shpresoj të mos bëhet rrugë për të gjithë banorët. Atë që ne e kemi pasur në dorë për t’ja vënë në dukje banorëve, e kemi thënë që nuk është lojë e bukur, por e shëmtuar. Arsyeja pse merren me Dean është sepse ajo është pretendente për të shkuar në finale. Duhet Dea që të dalë jashtë shtëpisë.

    Zhaklin: Kur dëgjoj disa banorë që thonë se Dea është pretendente për finale, të gjitha ofendimet bien poshtë. Ju i keni thënë asaj që është e fortë, të gjitha të tjerat bien poshtë. Si do të vinte ty Luiz, sikur të thoja unë që të kam parë që qurravitesh përpara kamerave çdo mëngjes?

    Zhaklin: Big Brother është lojë nervash. Sado thoni është lojë, ato janë ngjyrat e karakterit tuaj. Dea është e fortë dhe e ëmbël, ju tëtjerët i keni kaluar limitet, ajo jo. Je i qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë tënde. Deri në vdekje qofshi bashkë. Respekti është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhenie.

    Kiara: Nuk më ka dhunuar Zhak.

    Luiz: Me këtë që the, bravo të qoftë.

  • Shifra stratosferike me videot e tyre në TikTok! Kiara-Luiz vazhdojnë të thyejnë rekorde, ja sa miliardë kanë arritur

    Shifra stratosferike me videot e tyre në TikTok! Kiara-Luiz vazhdojnë të thyejnë rekorde, ja sa miliardë kanë arritur

    Kiara dhe Luiz , çifti më i diskutuar në media së fundmi dhe dy konkurrentët e Big Brother Vip arrijnë miliarda klikime në TikTok.

    Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së edicionit të dytë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brena shtëpisë duke bërë një dasmë.

    Në Instagramin e saj është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në TikTok. “15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito.

    “Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim.

    Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë. Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë, ku për këta të fundit disa e kanë quajtur arrogante.

  • BBV/ Produksioni i vendosi këngën e Butrintit gjatë festës me vajzat, reagimi i Kiarës nuk duhet humbur (video

    BBV/ Produksioni i vendosi këngën e Butrintit gjatë festës me vajzat, reagimi i Kiarës nuk duhet humbur (video

    Ditën e djeshme vajzat e shtëpisë të Big Brother Albania VIP kanë bërë një Pijamas Party, teksa ato argëtoheshin në sfond është vendosur kënga e Butrint Imerit.

    Kamera ka fokusuar menjëherë Kiarën e cila pasi e këndon i kërkon Vëllait të madh ta heqin. Gjithashtu Efi ka thënë se nuk duan këngë dashurie të tilla. Një nga vajzat e ka pyetur Kiarën nëse është këngë e vjetër dhe ajo ka thënë thjesht: nuk e di!

    Kur doli nga shtëpia dhe u pyet për mbështetjen e Butrintit, Kiara tha se kjo është një histori e mbyllur, të cilën nuk donte që ta komentonte më tej. Ndaj moderatores ka nisur prej ditësh një sulm masiv online, për shkak se shumë prej ndjekësve, kryesisht fansa të Luizit, nuk besojnë në dashurinë e saj ndaj këngëtarit.

    @dont_cry_while_laughing #bigbrothervipalbania #luizejlli #kiaratito ♬ Ты и Я – TikTok Remix – Mooney Tunes & yeanix

    Lidhur me këto sulme ka reaguar dhe familja e Kiarës, të cilët janë shprehur se vajzës po i bëhet një gjyq popullor, edhe për shkak të komenteve që kanë bërë herë pas here në studio opinionistët Zhaklina dhe Arbëri.

  • “Arrite ti zemër”/ Gënjeu se nuk ka qenë e lidhur me Mozzik, Kiarës i dalin video dhe foto +18: BOMBË të kam (BISEDA)

    “Arrite ti zemër”/ Gënjeu se nuk ka qenë e lidhur me Mozzik, Kiarës i dalin video dhe foto +18: BOMBË të kam (BISEDA)

    Një fustan jeshil u bërë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të këngëtarit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një foto të saj nga Kosova. Në portale u diskutua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vetë moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.

    Megjithatë, orët e fundit ka dalë një bisedë në Instagram mes banores së Big Brother dhe këngëtarit. Siç shihet në postim, mes tyre janë dërguar shumë foto e video, nga të cilat siç presupozohet mund të përmbajë pjesë të “nxehta”. Në komunikim shihet se përdorin fjalë të ngrohta, çka tregon se mes tyre ka patur një raport sentimental.

  • “Kiara po gënjen!”/ Mikesha e Luizit publikon me fakte mesazhet me banoren: Ka hyrë kundrejt pagesës (FOTO)

    “Kiara po gënjen!”/ Mikesha e Luizit publikon me fakte mesazhet me banoren: Ka hyrë kundrejt pagesës (FOTO)

    Një përballje e fortë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Efit dhe Kiarës në ‘Prime’, ku moderatorja tha se nuk kishte patur asnjë komunikim me ish-konkurrenten e Për’uthen.

    Debati u shoqërua me debate të forta dhe sipas Efit, Kiara ka ndryshuar tërësisht sjellje. Së fundmi, ka qenë shoqja e Luizit, Jurgena e cila ka reaguar në rrjetin social Instagram dhe ka publikuar bisedën që ka zhvilluar me Kiarën para se të hynte në Big Brother.

    Sipas saj, Kiara ka gënjyer që tha nuk ka folur me Efin, ndërkohë që nga biseda del e kundërta, dhe se Kiara ka hyrë në Big Brother kundrejt pagesës.