Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Juventus

  • Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për një çmim “qesharak”

    Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për një çmim “qesharak”

    Juventus thuhet se do të takohet me Cristiano Ronaldon për të diskutuar të ardhmen e tij. Sipas raporteve në Itali, Zonja e Vjetër do të duhet ta shesë atë për të paktën 29 milionë euro nëse do të shmangin një humbje kapitali.

    Mediat italiane po marrin në pyetje yllin portugez pasi Juventusi nuk arriti të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për sezonin e dytë me radhë.

    Sipas disa raporteve, Zonja e Vjetër po konsideron të ardhmen e ish-yllit të Real Madridit i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2022.

    Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të shesë sulmuesin, ata do të duhet ta bëjnë atë për të paktën 29 milionë euro  për të shmangur një humbje kapitali.

    Bianconerët nuk po konsiderojnë zgjatjen e kontratës së tij për momentin.

    “Për fat të mirë, ka ende një vit në kontratën e Ronaldos, kështu që ne kemi kohë për të biseduar me të. Kjo nuk është një përparësi tani”, ka thënë fillimisht drejtori i Juventusit, Fabio Paratici.

    Ronaldo u bashkua me Juventusin për një total prej 120 milionë eurosh në verën e vitit 2018 nga Real Madridi.

    Ai ka 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 92 gola në 121 ndeshje me Bianconerët që kur arriti në Torino. 

    Burimi: Telegrafi

  • Përmbledhje nga “paraqitja prej dështaku” e Cristiano Ronaldos ndaj Portos

    Përmbledhje nga “paraqitja prej dështaku” e Cristiano Ronaldos ndaj Portos

    Një përmbledhje e performancës më të dobët të Cristiano Ronaldos kundër Portos ka bërë xhiron e botës pasi Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve.

    Duke humbur 2-1 në ndeshjen e parë, Juventus fitoi 3-2 në kohën shtesë në Allianz Stadium, por ishte klubi portugez që rezervoi një vend në çerekfinale, shkaku i golit si mysafir.

    Bianconerët u nokautuan në të njëjtën fazë nga Lyoni sezonin e kaluar nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe pësuan të njëjtin fat nën trajnerin e ri Andrea Pirlo.

    Dhe Ronaldo, golashënuesi më i madh në histori të Ligës së Kampionëve, nuk ishte në gjendje të ndikojë në asnjërën nga dy ndeshjet e kësaj faze.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë një karrierë për të prodhuar net të mëdha evropiane, qoftë për Manchester Unitedin, Real Madridin apo Juven, por përveç një asistimi spontan te goli i Federico Chiesas, ai ishte tepër i paefektshëm dhe vazhdoi një rekord të mjerë kundër Portos, të cilës i ka shënuar vetëm një herë në tetë ndeshje.

    https://twitter.com/CF_Comps/status/1369421125978124289?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369421125978124289%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpermbledhje-nga-paraqitja-prej-deshtaku-e-ronaldos-ndaj-portos%2F

    Në rregull se furnizimi i tij nuk ishte i standardit më të lartë, por ai gaboi me një goditje me kokë në pjesën e dytë që normalisht do të prisni që ai të shënonte.

    36-vjeçari ishte gjithashtu fajtor për golin thelbësor që në fund të fundit rrëzoi Juven pasi ai nuk e bëri punën e tij si duhet në murin mbrojtës dhe lejoi Sergio Oliveira të shënonte një goditje të lirë nën këmbët e tij në kohën shtesë.

    Veprimi i tij i fundit, ku ai gaboi në kontroll një pasim dhe pa topin të dalë jashtë loje, përmblodhi natën e tij ‘prej dështaku’.

    Pesë herë fitues i kësaj gare, Ronaldo ishte ngarkuar të ishte njeriu që sjell lavdinë e Ligësn së Kampionëve në Torino.

    Por, me të në radhët e tyre, klubi nuk i ka kaluar çerekfinalet dhe janë eliminuar nga Ajaxi, Lyoni dhe tani Porto në tre sezonet e tij me Bianconerët. 

    Burimi: Telegrafi

  • Juventus-Ronaldo/ Palët po mendojnë rinovimin e kontratës, po Dybala?

    Juventus-Ronaldo/ Palët po mendojnë rinovimin e kontratës, po Dybala?

    Cristiano Ronaldo nuk po përjeton momentin më brilant në karrierë por numrat e tij nuk stonojnë, mbeten akoma në nivele të larta. “Dopjeta” e fundit kundër Inter ishte një konfirmim i pastër, CR7 është jashtëzakonisht përcaktues për Juven.

    Kontrata e tij përfundon në qershor 2022, por si Ronaldo ashtu edhe drejtuesit e Juves, janë të gatshëm të rinovojnë kontratën edhe për një tjetër vit. Për momentin nuk ka pasur dhe nuk parashikohet të ketë në një të ardhme të afërt kontakte zyrtare ndërmjet Mendes dhe Paratici por ideja për të rinovuar kontratën po merr formë pak nga pak.

    Nuk bëhet fjalë vetëm çështje ekonomike edhe pse Juve do të lehtësojë jo pak nga paga gjigande e portugez, por nëse palët do të arrijnë në një marrëveshje të re përcaktues do të jetë projekti i klubit dhe mundësia për të fituar trofe. CR7 e josh shumë fiksimi i “Zonjës së Vjetër” për të fituar Champions League, një trofe që Ronaldo kërkon ta ketë edhe një herë në duar përpara se të tërhiqet nga futbolli i rëndësishëm.

    Drejtuesit e Juves duhet të kujdesën jo vetëm për kontratën e Ronaldos por edhe për kontratën e Dybala. Mes COVID-19 dhe dëmtimeve, argjentinasi po përjeton një sezon shumë të vështirë çka ka bërë që dhe rinovimi të mbetet pezull.

    Dybala ka ndryshuar agjent ndërsa dëshira e tij është të vijoj bashkëpunimin me Juve por Agnelli ishte i prerë kur u pyetet mbi të ardhmen e sulmuesit: “Dybalas i është bërë një ofertë e re për të rinovuar kontratën, tani i takon atij të vendos”, një deklaratë e qartë, për Dybala nuk do të këtë një ofertë më të mirë ekonomike, i mbetet ta pranojë ose të kërkojë për një skuadër të re.

    Burimi: BalkanWeb

  • Inter – Juventus/ Ja formacionet e mundshme të Derby D’Italia

    Inter – Juventus/ Ja formacionet e mundshme të Derby D’Italia

    Interi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e njohur si Derby D’Italia e vlefshme për javën e 18-të në Serie A, takim që zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:45.

    Nerazzurët kanë pothuajse një skuadër të plotë për të zgjedhur, përveç Danilo D’Ambrosio, Andrea Pinamonti dhe Matias Vecino të lënduar.

    Matteo Darmian është përsëri në dispozicion, por ndoshta vetëm nga stoli, pasi Achraf Hakimi dhe Ashley Young pritet të luajnë nga krahët.

    Lukaku dhe Lautaro do të jenë dyshja e sulmit, me Vidal të preferuar para Roberto Gagliardinit në mesfushën e zakonshme me Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

    Juventusit ende i mungon Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado për shkak të COVID-19, me Paulo Dybala të dëmtuar për të paktën dy javë të tjera me një problem në ligamentin e gjurit.

    Duhet të bëhet një zgjedhje në mbrojtje midis Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, ndërsa Weston McKennie ndoshta nuk do të rrezikohet nga fillimi, duke i dhënë Adrien Rabiot fanellën e titullarit.

    Chiesa dhe Ramsey kanë lënë pas shqetësime dhe pritet të jenë në formacionin titullar së bashku me Rodrigo Bentancur dhe Gianluca Frabotta.

    Nuk ka alternativa të tjera përpara, duhet të jenë Morata dhe Ronaldo, duke dërguar Dejan Kulusevski në stol pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Coppa Italia kundër Genoas në mesjavë.

    Formacionet e mundshme

    Inter (3-5-2)Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, R Lukaku

    Juventus (4-4-2)Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Morata, Ronaldo

    Burimi: Telegrafi

  • Supersfida e Serisë A nuk rrezikohet, Juventus niset për Milano

    Supersfida e Serisë A nuk rrezikohet, Juventus niset për Milano

    Sot, do të luhet supersfida e javës së 16-të të Serisë A: Milan-Juventus.Ditën e djeshme, pasi rezultuan pozitivë, Alex Sandro dhe Cuadrado, u përfol për mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, pasi autoritetet rajonale të Torinos mund të ndalonin bardhezinjtë që të udhëtonin drejt Milanos për arsye sigurie.

    Por, sot, Juventusi është nisur drejt Milanos dhe ndeshja do të luhet normalisht, ndërkohë që tamponët dolën të gjithë negativë.

  • Ibra publikon video në aksion gjatë stërvitjeve/ U jep shpresë tifozëve para ndeshjes ndaj Juves

    Ibra publikon video në aksion gjatë stërvitjeve/ U jep shpresë tifozëve para ndeshjes ndaj Juves

    Tifozët e Milanit shpresojnë që Zlatan Ibrahimovic të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës kundër Juventusit, në derbin e madh të Serie A.

    Edhe pse Sky Sport ka raportuar se 39-vjeçari do të mungojë në duelin që zhvillohet në San Siro, vet futbollisti ka dhënë një shpresë.

    Ibra nuk luan që nga 22 nëntori kur ishte lënduar në sfidën ndaj Napolit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 3-1.

    Nesër (6 janar), Milani përballet me Juven në përballjen e drejtpërdrejtë që pritet të jetë e rëndësishme në garën për titull, ndërsa Zlatan e ka shpërndarë një video nga stërvitjet.

    Ai shfaqet në aksion duke shënuar një gol me kokë në qendrën stërvitore Milanello, kurse xhirimi shoqërohet me përshkrimin: “Tik-tak, tik-tak”.

    Ibrahimovic është stërvitur ndaras nga ekipi dhe gjasat janë të vogla që ai të mund të luajë, mirëpo me Zlatanin kurrë nuk i dihet.

    Burimi: Telegrafi

  • Para duelit me Milanit, lojtari i Juventusit, pozitiv me koronavirus

    Para duelit me Milanit, lojtari i Juventusit, pozitiv me koronavirus

    Juventusi do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Milanin në Serie A, një takim që pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të kampionatit.Në prag të këtij takimi, trajneri Pirlo ka marrë një lajm të keq, mbrojtësi Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Futbollisti është vendosur menjëherë në izolim, larg pjesës tjetër të ekipit, që do t’u nënshtrohet sërish nesër tamponëve të radhës para sfidës ndaj Milanit.Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardhezi, që thekson se lojtari ka simptoma të lehta.

  • Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: Barça përballë PSG-së, lehtë për Realin dhe…

    Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: Barça përballë PSG-së, lehtë për Realin dhe…

    Është tërhequr shorti për 1/8 e finales në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

    Finalja e madhe e këtij viti do të mbahet në Stamboll të Turqisë, derisa 16 skuadra kërkojnë një biletë për finale.

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe shorti ka rezervuar disa përballje tejet interesante në Ligën e Kampionëve.

    Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich do të përballet me Lazion e futbollistëve shqiptarë si Vedat Muriqi e Thomas Strakosha.

    Takim tejet interesant do të jetë ai mes gjigantit spanjoll Atletico Madrid dhe atij anglez Chelsea.

    Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp do të luaj me një skuadër gjermane, pasi përballet me gjysmëfinalistin e vitit të kaluar RB Leipzig.

    Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi do të luaj përballë kampionëve të Portugalisë, Portos.

    Ndeshja më e fortë e këtij raundi do të jetë ai mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain.

    Real Madridi ka pasur fat në short, teksa do të përballet me skuadrën italiane Atalanta.

    Çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:

    Borussia Moenchegladbach – Manchester City

    Lazio – Bayern Munich

    Atletico Madrid – Chelsea

    RB Leipzig – Liverpool

    Porto – Juventus

    Barcelona – Paris Saint Germain

    Sevilla – Borussia Dortmund

    Atalanta – Real Madrid  

    Burimi: Telegrafi

  • Juventusi i gatshëm ta ofrojë Ronaldon te Manchester United për Pogban

    Juventusi i gatshëm ta ofrojë Ronaldon te Manchester United për Pogban

    Juventusi thuhet se është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Cristiano Ronaldo te Manchester Unitedi në një shkëmbim me mesfushorin Paul Pogban.

    Pogba nuk ka fshehur dëshirat e tij për t’u larguar nga Unitedi dhe tani ka dalë se një kthim në Juventus mund të jetë në letra.

    Shumë emra janë përfolur se mund të përfundojnë si pjesë e shkëmbimit, por tani flitet për një ndërrim që do të sillte rikthimin emocional të Ronaldos te Unitedi.

    Sipas redaktori të sportit të Independent, Miguel Delaney, Juve është serioz në lidhje me përfitimin e trazirave të Pogbas dhe një marrëveshje shkëmbimi për Ronaldon nuk është përjashtuar tërësisht.

    Duke folur në emisionin Football Ramble, Delaney ka zbuluar gjithçka rreth kësaj hipoteze të shkëmbimit.

    “Duke biseduar me njerëzit gjatë javës sepse kam bërë diçka në lidhje me situatën e Paul Pogba, e cila është e lidhur me Ronaldon, dhe faktin që Juventusi mund të jetë në të vërtetë i interesuar për një shkëmbim”.

    “Nuk është e pamundur. E lidhur me të gjitha ishte pikëpamja se përfundimisht, Juventusi po përpiqet të instalojë këtë ide kolektive të futbollit”, ka thënë Delaney. 

    Burimi: Telegrafi

  • Super derbi i Ligës së Kampionëve, Barcelona – Juventus/ Ja formacionet zyrtare

    Super derbi i Ligës së Kampionëve, Barcelona – Juventus/ Ja formacionet zyrtare

    Barcelona do ta pres Juventusin në kuadër të javës së fundit në fazën e grupeve.

    Katalunasit kanë marr 15 pikë në këtë grup, ndërsa Juve ka 12 pikë.

    Kjo ndeshje e vendos vendin e parë në grup, ku Barcelona është e avantazhuar pasi ka fituar ndeshjen e parë si mysafir ndaj Juves.

    Trajneri Ronaldo Koeman ka vendosur të luajë me Griezmann e Messi në sulm.

    Në anën tjetër Andrea Pirlo do të luajë me Ronaldon dhe Moratan.


    BARCELONA: Ter Stegen; Dest, Lenglet, Araujo, Jordi Alba; De Jong, Pjanic; Messi, Pedri, Trincao; Griezmann.

    JUVENTUS: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, McKennie; Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.


    Burimi: Telegrafi