Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ivanka trump

  • “Shqipëria e bukur”/ Vajza e Donald Trump mrekullohet me plazhin e jugut (FOTO)

    “Shqipëria e bukur”/ Vajza e Donald Trump mrekullohet me plazhin e jugut (FOTO)

    Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

    Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

  • Çfarë ndodhi? Vajza e Donald Trump fshin postimin pak minuta pasi e publikoi/ Ja çfarë shkruante

    Çfarë ndodhi? Vajza e Donald Trump fshin postimin pak minuta pasi e publikoi/ Ja çfarë shkruante

    Ivanka Trump i ka quajtur protetuesit që sulmuan ndërtesën e Kapitolit në SHBA “Patriotë Amerikanë” ndërsa i nxiste ata të përmbahen nga aktet e dhunës, para se ta fshinte komentin në Twitter.

    Në një postim tashmë të fshirë, ndërsa protestuesit sulmonin selinë e Kongresit, vajza e madhe e presidentit dhe këshilltarja e tij, shkruante: “Patriotë Amerikanë – çdo shkelje e sigurisë ose mosrespektim i zbatimit të ligjit tonë është e papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi jini paqësor”.

    Sipas The Guardian, ajo nuk u kërkoi protestave të braktisnin demonstratën e tyre ose nuk u kërkoi të ndalnin rrethimin e ndërtesës së Kongresit, kur aty pritej te behej certifikimi i Joe Biden si presidenti i zgjedhur i SHBA.

    E pyetur në internet në lidhje me përdorimin prej saj të termit “patriotë” për protestuesit, Ivanka Trump sqaroi: “Jo. Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë”.

    Megjithatë Ivanka fshiu postimin origjinal, por përgjigja  që dha mbetet në internet.

    Ivanka Trump nuk ka postuar më në Twitter që prej kësaj.

    Burimi: Panorama.al