Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: humbje peshe

  • Ushqimet që duhet të shmangen nëse doni të humbni peshë

    Ushqimet që duhet të shmangen nëse doni të humbni peshë

    Këtë vit të ri shumë prej jush mund të kenë vendosur disa synime lidhur me shëndetin siç është reduktimi i peshës së tepërt.

    Humbja e peshës në mënyrë të shëndetshme duket se është e ndryshme për çdo individ, por shpeshherë kërkon disa ndryshime që lidhen me dietën dhe të ushtruarit.

    Edhe pse nuk ka asnjë ushqim që mund t’ju bëjë të shtoni apo të humbisni peshë, ka disa ushqime që mund të kenë efekte të dëmshme në peshën tuaj.

    Më poshtë mund të mësoni rreth ushqimeve që duhen shmangur ose kufizuar në vitin 2022 për të humbur peshë:

    Buka e bardhë

    Bukës së bardhë i hiqen fibrat, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes. Kështu ju mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa ju nevojiten në vakt dhe të shtoni peshë me kalimin e kohës. Për të parandaluar shtimin në peshë është më mirë të zgjidhni bukë me drithëra të plota.

    Ushqimet e skuqura

    Konsumi i ushqimeve të skuqura duhet të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur. Ushqimet e skuqura në përgjithësi janë të larta në kalori dhe nëse konsumoni më shumë kalori sesa digjni, kjo nxit shtimin në peshë.

    Zëvendësuesit e sheqerit

    Sipas dietologëve zëvendësuesit e sheqerit mund të jenë shqetësues kur po përpiqeni të humbni disa kilogramë edhe pse teknikisht janë pa kalori. Është e rëndësishme të pranohet se edhe pse këta zëvendësues kanë zero kalori, ato ende shkaktojnë një rritje të niveleve të glukozës në gjak, gjë që mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të humbur peshë.

    Ushqimet me pak fibra

    Këtë vit ju duhet të shmangni ushqimet që janë të ulëta në fibra si buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera që nuk kanë një bazë drithërash integrale. Kjo pasi ato mund të kontribuojnë në shtimin e peshës në disa mënyra. Për shembull, ushqimet e pasura me fibra ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Kështu ju keni më pak gjasa të hani më tepër në vaktin tuaj të ardhshëm.

  • Ja si të humbni peshë edhe gjatë gjumit

    Ja si të humbni peshë edhe gjatë gjumit

    Flini me më pak rroba veshur.

    Kur flini lakuriq, keni disa përfitime shëndetësore dhe ndihma për të humbur peshë është një prej tyre. Shkencëtarët sugjerojnë se mbajtja e temperaturës së trupit tuaj më të ftohtë gjatë gjumit e bën metabolizmin e trupit më të shpejtë sepse prodhon më shumë yndyrë kafe për t’ju mbajtur ngrohtë.

    Yndyra kafe prodhon nxehtësi ndërsa djeg kalori dhe kjo përshpejton metabolizmin tuaj gjatë ditës për t’ju ndihmuar të humbni peshë. Gjumi pa rroba gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është i mirë për zemrën dhe muskujt tuaj.

    Flini aq sa duhet.

    Dr. Richard K. Bogan, një studiues i gjumit, tha se një orar gjumi më vete mund të na ndihmojë në humbjen e peshës. “Gjumi është i nevojshëm për funksionimin normal të hormoneve të trupit dhe sistemit imunitar. Një tru i privuar nga gjumi ose i përgjumur është një tru i uritur, “tha ai. “Gjumi i dobët çon në shtim në peshë.”

    Ai sugjeroi që një person i rritur ka nevojë për rreth 7 orë e gjysmë deri në 9 orë gjumë.

    Flini në një ambient të errët dhe më të freskët.

    Sipas një studimi, njerëzit që kishin temperaturën e dhomës së tyre të vendosur në 18.8 gradë celcius për një muaj, rritën numrin e kalorive që yndyra e tyre kafe djeg me 42% dhe rriti metabolizmin e tyre me 10%.

    Për të humbur disa kilogramë gjatë gjumit, përpiquni të hiqni dorë edhe nga drita. Hulumtimet sugjerojnë se drita para gjumit ul nivelet e melatoninës tuaj, dhe nëse flini me një dritë ndezur, ajo ka një ndikim të madh në rregullimin cirkadian të metabolizmit dhe bëhet arsyeja e shtimit të peshës, sipas Fondacionit Sleep.

    Pra, është më mirë të fikni televizorin, telefonin dhe çdo dritë tjetër dhe të flini.

    Hani me orar.

    Sipas nutricionistëve, orari i vakteve dhe gjumit duhet të mbahen në të njëjtin orar çdo ditë. Charlotte Harrison, një nutricioniste me bazë në Londër, thotë: “Trupi ynë ecën në një ritëm rrethor, që është ora e tij e brendshme. Orari i vakteve ka shumë ndikim në ritmin tonë cirkadian, kështu që planifikimi i marrjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm.”

  • Ujë me qimnon, pija për humbjen e shpejtë të peshës/ Ja si ta përgatisni

    Ujë me qimnon, pija për humbjen e shpejtë të peshës/ Ja si ta përgatisni

    Ju tashmë e dini se uji është pija më e mirë për shëndet të mirë dhe gjithashtu për të humbur peshë.

    Një nga mënyrat se si uji ndihmon në humbjen e peshës është duke larguar oreksin.

    Meqenëse e njëjta pjesë e trurit tuaj interpreton sinjalet e urisë dhe të etjes, është e lehtë për trurin tuaj t’i ngatërrojë këto sinjale dhe të ngatërrojë urinë për etje.

    Një studim, zbuloi një lidhje të rëndësishme midis konsumit të pamjaftueshëm të ujit dhe obezitetit. Duke zbuluar që hidratimi i mirë luan një rol kyç në menaxhimin e peshës.

    A ka ndonjë mënyrë për ta bërë humbjen e peshës më të shpejtë ndërkohë që pini ujë?

    Dietologët këshillojnë të prvoni ujin më qimon!

    Ju mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi duke përdorur farat e thara të qimnonit.

    Erëza, e cila është e pasur me antioksidantë, ka dhënë rezultat në përmirësimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve, zvogëlimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e rrezikut të kancerit.

    Hulumtime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i kësaj erëze ndihmon në eleminimin e yndyrës dhe ka treguar një rritje të shkallës metabolike tek ata që kanë përjetuar këtë humbje peshe.

    Kjo do të thotë se një metabolizëm më i shpejtë tregon se trupi po djeg kalori me një ritëm më të lartë.

    Studimi zbuloi gjithashtu se këta perosna kishin nivele më të ulëta të kolesterolit total në gjak, triglicerideve dhe kolesterolit LDL (të keq), duke rritur kolesterolin e mirë HDL.

    Ekspertët thonë gjithashtu se uji me qimnon ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak duke ndihmuar qelizat t’i përgjigjen siç duhet glukozës dhe insulinës.

    Si të përgatisni ujin me qimnon

    Për ta përgatitur ju duhet një lugë gjelle me fara qimnoni, të cilat duhet t’i lini në një gotë ose dy gota me ujë përgjatë natës.

    Disa njerëzve u pëlqen t’i shtypin farat me një kunj për të lëshuar vajrat e tyre natyralë.

    Në mëngjes, ziejeni përzierjen për rreth pesë minuta.

    Pasi uji të jetë ftohur, kullojini farat dhe konsumoni ujin me qimnon.

    Duke qenë se uji ka një shije të forte, ju mund të shtoni pak ëmbëlsues natyral ose kanellë, për të përmirësuar shijen.

  • Pini lëng majdanozi çdo mëngjes për të rënë në peshë!

    Pini lëng majdanozi çdo mëngjes për të rënë në peshë!

    Doni një kurë natyrale që t’ju ndihmojë me humbjen e disa kileve? Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

    Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për pesëditë dhe më pas sërish pas një pushimi dhjetëditor.

    Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

    Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.

  • Ja si të zgjidhni bukën e duhur për të mos shtuar në peshë

    Ja si të zgjidhni bukën e duhur për të mos shtuar në peshë

    Buka është një nga kënaqësitë e thjeshta të jetës. Por kur vjen puna te humbja e peshës, një nga gjërat e para që me siguri përgatiteni për të reduktuar është pikërisht buka.

    Megjithatë nuk ka pse të jetë kështu, ashtu si të gjitha ushqimet, ajo duhet të shijohet.

    E mbushur me karbohidrate dhe miell të rafinuar, buka është kthyer në është armikun e ri.

    Por, besojeni ose jo, ju ende mund të konsumoni bukë dhe të mos shëndosheni.

    Në këtë artikull ju japim disa këshilla për të shmangur shtimin në peshë nga konsumi i bukës.

    Gjithmonë zgjidhni bukë më drithëra të plota

    Mbani mend se nëse përbërësit në etiketën e bukës shkruajnë: sheqer, sakarozë, fruktoza, shurup misri, miell i bardhë ose gruri, buka dhe ushqime me përbërës të njejtë, përmbajnë kryesisht karbohidrate të thjeshta dhe duhet të kufizohen.

    Një ushqim konsiderohet “kokërr e plotë ” vetëm nëse në paketim shkruhet “drithëra ose grurë i plotë “.

    Të kuptuarit e listës së përbërësve, të paktën ato më baziket, është një hap i madh për tu ushqyer mirë.

    Zgjidhni bukë integrale

    Krahasuar me bukën e zakonshme, buka integrale përmban më tepër lëndë ushqyese.

    Ato gjithashtu ju ngopin më shpejt, janë shumë të shijshme dhe kanë një indeks më të ulët glicemik, i cili parandalon rritjen dhe rënien e shpejtë të sheqerit në gjak.

    Zgjidhni bukë me grurë organik

    Gruri ka ndryshuar gjatë 50 viteve të fundit dhe kultura e përgatitjes së tij nuk është më e njëjta si ajo e të parëve tanë, shpjegojnë ekspertët.

    Ndërkohë që shumë kërkime kryhen rreth rolit të pesticideve dhe kimikateve në shëndetin tonë, gruri organik ka një ekspozim më të ulët ndaj tyre.

    Prandaj ai është një mundësi më e sigurt.

    Kërkoni për bukë të fermentuar

    Procesi i fermentimit të bukës mundëson një sasi bakteresh të shëndetshme, që ndihmojnë në balancimin e sistemit të tretjes dhe përmirësimin e metabolizmit tuaj.

    Kërkoni bukë me krunde, elb dhe thekër

    Ato janë disa aleatë të vërtetë kur bëhet fjalë për bukën.

    Këto ushqime janë të pasura me fibra, përmbajnë beta-glukan, një fibër e tretshme që rrit sasinë e kohës që duhet për zbrazjen e stomakut tuaj dhe parandalon rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak.

    Shoqërojeni bukën tuaj me yndyrna të shëndetshme

    Nëse shoqëroni bukën me yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit, jo vetëm që do të parandaloni konsumimin e tepërt të bukës, por gjithashtu do të shtoni një aromë dhe shije të këndshme.

    Përgatisni një sanduiç më të shëndetshëm

    Ka shumë mënyra të thjeshta për të shijuar një sanduiç me pak bukë ose pa bukë.

    Ju mund të zëvendësoni simitein me marule, dhe të mbështillni me të të gjithë përbërësit që do të shtonit në sanduiçin e zakonshëm.

    Akoma më mirë do të jetë nëse vendosni të ekspermentoni dhe të shtoni përbërës të tjerë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha!

    Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha!

    Ushqyerja është e lidhur ngushtë me rënien në peshë po aq sa shpërndarja e vakteve gjatë ditës.

    Nga studimet e vazhdueshme për këtë çështje, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se ngrënia e vakteve herët gjatë ditës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të peshës.

    Studimi më i fundit analizoi mënyrën dhe orarin e të ngrënit të disa personave duke i ndarë ato në disa kategori.

    Për katër ditë me rradhë, grupi i parë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

    Grupi i dytë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

    Në fund të periudhës së provës, studiuesit zbuluan se grupi i parë nuk dogji shumë kalori ama pësoi një rënie të oreksit.

    Ata konfirmuan se hormoni i urisë ghrelina ishte në nivele më të ulëta në mëngjes, por akoma më të ulëta në mbrëmje.

    Dëshira për të ngrënë ishte më e ulët kur njerëzit ushqeheshin me orar, por rritej rreth orës 22:30  pak përpara gjumit.

    Grupimi i Vakteve Nuk Është i Përshtatshëm Për Të Gjithë

    Studiuesit shpjegojnë se grupimi i të gjitha vakteve brenda një fashe orari nuk është një qasje e përshtatshme për të gjithë.

    Për shembull, personat që merren me sport kanë shumë vështirësi për tu mësuar me një mënyrë të tillë ushqyerje.

    Ata kanë një orar të caktuar ushqimi dhe aktiviteti fizik dhe zbatimi i një metode të tillë nuk u vjen për shtat.

    Personat që vuajnë nga diabeti kanë probleme të tjera dhe kjo sëmundje i detyron ato të hanë më shpesh.

    Gratë shtatzëna apo persona që vuajnë nga sëmundje të rënda, mund ta kenë të vështirë që të konsumojnë të gjithë vlerat ushqimore në aq pak kohë.

    Gjithashtu personat që kanë patur probleme me çrregullime me ushqyerjen siç janë rastet e anoreksisë apo bulimisë, një regjim i tillë nuk këshillohet.

    Këshillat që Duhen Ndjekur

    Gjithsesi para se të ndërmerrni këtë hap, këshillohuni parimisht me mjekun përkatës.

    Këshillohet gjithashtu që të mos e lini mëngjesin pa ngrënë, duke qenë se është dhe vakti më i rëndësishëm i ditës.

    Nëse vini re që gjatë këtij regjimi trupi juaj jep shenja si marramendja, nivel i ulët i sheqerit apo i tensionit, ndërpriteni menjëherë.

    SI dhe ajo që është e rëndësishme është që të mos hani më shumë se zakonisht gjatë orareve të përcaktuara, pasi kështu do të shtoni në peshë.

  • Metoda më e çuditshme për humbjen e peshës

    Metoda më e çuditshme për humbjen e peshës

    Pajisja “Dental Slim Diet Control” përdor magnete që janë “çimentuar” për dhëmbët e pasmë dhe parandalojnë hapjen e gojës më shumë se 2 milimetra.

    Ekspertët nga Universiteti Otago në Zelandën e Re thonë se kjo pajisje është efikase pasi kufizon personin dhe mundëson të folurit, dhe nuk parandalon frymëmarrjen.

    Krijuesit e saj deklarojnë se pjesëmarrësit në studim kishin veshur pajisjen për dy javë dhe humbën mesatarisht 6.36 kilogramë.

    Pajisja mund të zhbllokohen në rast urgjence. Sidoqoftë, pajisja ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e njerëzve në internet, si dhe organizatën për luftën kundër mbipeshës, të cilat pretendojnë se një pajisje e tillë thjeshton këtë problem serioz.

    Sidoqoftë, profesori i Zelandës së Re, Paul Brunton tregon se pajisja është efikase dhe e sigurt për njerëzit me mbipeshë dhe nuk është e shtrenjtë.

    Por, ndaj kësaj pajisje ka pasur kritika.

    https://twitter.com/otago/status/1409330977046945798?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409330977046945798%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Flifestyle%2F277905%2Fbllokimi-i-nofulles-metoda-me-e-cuditshme-per-humbjen-e-peshes%2F
  • 5 ushqimet e kuqe të verës që ju ndihmojnë për të humbur peshë

    5 ushqimet e kuqe të verës që ju ndihmojnë për të humbur peshë

    Përveç manave të egra si boronica, luleshtrydhet, mjedrat, ekzistojnë edhe lloje të tjera të frutave të kuqe që janë një kurë e vërtetë për linjën dhe shëndetin.

    Ata janë të gjitha të pasur me polifenole, në veçanti anocianinat, përgjegjëse për ngjyrën e kuqe. Këto substanca forcojnë mbrojtjet dhe kundërveprojnë plakjen qelizore.

    Ato gjithashtu kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe detoksike.

    Ndihmojnë me detoksifikimin e lëngjeve dhe zvogëlojnë fryrjen dhe akumulimin e ujit në indet.

    Ato gjithashtu asgjësojnë toksinat e tepërta, të cilat mund të ngadalësojnë metabolizmin dhe ju predispozojnë për çrregullime të ndryshme, përfshirë edhe mbipeshin.

    Këto janë frutat e kuqe që ndihmojnë për të humbur peshë:

    1. Qershi për të luftuar celulitin

    Qershitë janë një burim i shkëlqyeshëm i flavonoideve, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Ato ndihmojnë në përmirësimin e mikroqarkullimit dhe stimulimin e oksigjenimit të indeve. Si rezultat, ato ndikojnë tek mbledhja e ujërave dhe celuliti.

    2. Qepë e kuqe për të luftuar fryrjen

    Qepa e kuqe të shfryn dhe pastron. Përmban alicin dhe squfur, që ndihmojnë mëlçinë të shkarkojë toksinat.

    Siguron shumë ujë dhe kalium për të lehtësuar largimin e substancave të dëmshme.

    3. Domate për të stimuluar metabolizmin

    Tuli i domates është i pasur me karotenoide, në veçanti likopen, një antioksidant i çmuar që mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular.

    Përmban kalium dhe vitaminë C, të cilat favorizojnë funksionimin e duhur të metabolizmit.

    4. Shalqiri për të mbajtur urinë nën kontroll

    Shalqiri përmban pak kalori: rreth 30 për 100 gramë. Sidoqoftë, ka një fuqi të mirë ngopëse. Përmban polifenole, të cilat kanë një veprim antioksidues.

    Siguron shumë ujë dhe minerale si kaliumi dhe magnezi, të cilat të shfryjnë dhe ndihmojnë në kullimin e lëngjeve.

    Si dhe përmban vitaminë C e cila nxit qarkullimin e duhur dhe lufton rëndesën.

    5. Rrepa për të zvogëluar grumbullimin e lëngjeve

    Rrepat kanë një veprim të mirë detoksik. Ato janë një burim i mirë i kaliumit, squfurit dhe magnezit. Për më tepër, ato janë të pasura me ujë, gjë që lehtëson kullimin e lëngjeve të tepërta.

  • 3 këshilla nga psikologjia që funksionojnë për të humbur peshë

    3 këshilla nga psikologjia që funksionojnë për të humbur peshë

    Të gjithë programet e dobësimit kanë një të përbashkët: Pretendojnë se kanë gjetur çelësin që t’ju bëjnë të humbni kilogramë

    Një nga programet e fundit më të njohura të humbjes së peshës quhet Noom dhe pretendon se psikologjia e sjelljes është çelësi për të ndihmuar njerëzit që të dobësohen.

    Psikologjia e sjelljes synon të kuptojë se pse sillemi në një mënyrë të caktuar dhe të analizojmë modelet e veprimeve dhe sjelljeve tona.

    Megjithëse nevojiten të tjera studime për efektivitetin e Noom, nga ana tjetër, teknika të psikologjisë mund t’i ndihmojnë njerëzit që të humbasin peshë me sukses.

    3 janë sjelljet që këshillon Noom:

    1. Vendosja e qëllimit

    Shumë programe të humbjes së peshës fillojnë duke u kërkuar njerëzve të vendosin një qëllim. Krijimi i këtij “qëllimi” në të vërtetë ju motivon të ndryshoni sjelljen. Një kombinim i qëllimeve (aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm) mund të jetë më efektiv për t’i mbajtur njerëzit të motivuar dhe për t’i ndihmuar të arrijnë qëllimet.

    Por sa synime duhet të vendosë një person? Një studim zbuloi se përcaktimi i qëllimit do të thotë që keni më shumë gjasa të bëni ndryshimet, që në fund të fundit do të thotë se keni më shumë të ngjarë të humbni peshë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë konkrete të numrit të saktë të qëllimeve që duhet të vendosen.

    2. Vetë-monitorimi

    Matja e peshës dhe asaj çfarë hani – e njohur si “vetë-monitorimi” – është një nga strategjitë më efektive nga fusha e psikologjisë së sjelljes për humbjen e peshës dhe është përfshirë në shumicën e programeve të menaxhimit të peshës. Vetë-monitorimi funksionon duke ju bërë më të vetëdijshëm për atë që po hani dhe pini dhe çfarë po ndodh me peshën tuaj.

    Nga ana tjetër, kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme. Hulumtimet tregojnë se peshimi të paktën një herë në javë çon në suksesin më të madh – një studim madje sugjeron peshimin e përditshëm.

    3. Mbështetja sociale

    Strategjia e tretë është që të merrni reagime dhe mbështetje nga miqtë, familja ose programet e mbikëqyrura. Arsyeja se pse mbështetja sociale ndihmon është sepse krijon një ndjenjë të përgjegjësisë.

    Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ndjekin programe për humbje peshe me një mik apo anëtar të familjes kanë më shumë gjasa ta ndjekin dhe të humbin më shumë peshë.

    Burimet: CNN, The Conversation

  • A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?

    A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?

    Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjenës shtëpiake.

    Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin.

    Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.

    Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë.

    Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrnat.

    E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.

    Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca.

    Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit.

    Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.

    Problemet Që Mund Të Shkaktojë Uthulla

    Sipas të dhënave, edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti.

    Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha.

    Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët.

    Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.

    Kështu që duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

    Rënia Në Peshë Vetëm Nëpërmjet Aktivitetit Fizik Dhe Ushqyerjes Së Shëndetshme

    Nëse mendoni se ka një magji të mirëfilltë që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni.

    Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve.

    Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.

    Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni.

    Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime,  barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë.

    Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë.

    Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine & AgroWeb.org