Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Hamasi

  • “Më mirë që e vranë, sesa ta rrëmbente Hamasi”, babai mes lotësh rrëfehet pasi humbi vajzën

    “Më mirë që e vranë, sesa ta rrëmbente Hamasi”, babai mes lotësh rrëfehet pasi humbi vajzën

    Një baba me zemrën copë nga dhimbja e madhe tregon se u ndje i lehtësuar kur dëgjoi se vajza e tij tetëvjeçare u vra nga terroristët e Hamasit, sepse ai tha se ishte më mirë sesa të mbahej peng. Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 100 njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë.

    Zoti Hand tha se komuniteti ishte në luftë për rreth 12 orë atë ditë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte rrallë. Në një intervistë emocionale me CNN, Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve.

    “Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje.”, tha babai me një zë që dridhej.

    “Ajo nuk e bënte kurrë këtë, por për fat të keq atë natë, natën e së premtes, ajo shkoi të flinte në shtëpinë e shoqes së saj.,” tha Hand. Të nesërmen në mëngjes, zona u sulmua.

    Hand përshkroi se si ndihej gjatë rrethimit: “Mendova se ushtria do të vinte së shpejti. Thjesht i thosha vetes: mbahu pak më gjatë, pak më gjatë dhe pak më gjatë.” Më vonë, kur Hand u informua për vrasjen e vajzës së tij, ai tha i lehtësuar “Po!”
    “Ajo ishte ose e vdekur ose në Gaza. Ajo që po u bëjnë njerëzve në Gaza, është më keq se vdekja. Nuk kanë ushqim. Nuk kanë ujë. Ajo do të ishte në një dhomë të errët të mbushur me Zoti e di sa njerëz. Dhe e tmerruar çdo minutë, orë, ditë dhe ndoshta për vitet në vijim. Kështu që vdekja ishte një bekim. Një bekim absolut.” Përveç rreth 1200 izraelitëve që Hamasi masakroi gjatë fundjavës, terroristët rrëmbyen dhjetëra izraelitë dhe afërsisht 20 amerikanë, gjendja dhe fati i të cilëve mbeten të panjohur deri më sot.

  • Fotoja e fundit familjare, si u shua një familje e tërë izraelite nga sulmet e Hamasit

    Fotoja e fundit familjare, si u shua një familje e tërë izraelite nga sulmet e Hamasit

    Tamar dhe Yonatan Kedem, së bashku me fëmijët e tyre Shasar, Arbel dhe Omer, u vranë të gjithë në Nir Oz, i cili ndodhet vetëm 1.4 milje nga kufiri i Izraelit me Gazën.

    Ata janë pesë nga më shumë se qindra izraelitët e vrarë që kur Hamasi nisi ofensivën e tij në shkallë të gjerë gjatë fundjavës, thanë të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

    Figura të njohura denoncuan vrasjen e familjes, përfshirë ish-kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

    Ushtria izraelite tha të hënën se kishte goditur më shumë se 500 objektiva në Rripin e Gazës si hakmarrje brenda natës, një enklavë prej 2.3 milionë banorësh, me zyrtarët atje që raportuan të paktën 500 të vdekur palestinezë.

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Gazës, tre ditë pasi militantët e Hamasit filluan të sulmojnë civilët izraelitë në vend.

    Ministri Yoav Gallad shtoi se autoritetet do të ndërpresin energjinë elektrike në zonën kufitare dhe do të parandalojnë hyrjen e ushqimit dhe karburantit në zonë.