Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ftoi

  • Farat e ftoit shërojnë tri sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët/ Ja si t’i përdorni

    Farat e ftoit shërojnë tri sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët/ Ja si t’i përdorni

    Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

    Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni.

    Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.

    Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.

    Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkol dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë.

    Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

    Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral.

    Nga ana tjetër, shurupi i ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët.

    Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës. Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit.

    Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

  • Si të përgatisni vetë në shtëpi marmalatën e shijshme të ftoit

    Si të përgatisni vetë në shtëpi marmalatën e shijshme të ftoit

    Marmalata e ftoit përgatitet krejt lehtë dhe është fantastike për t’u konsumuar në çdo stinë.

    Të gjitha llojet e reçelit dhe marmalatave shqiptare janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e marmalatës të ftoit nuk ka!

    Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit plot delikatesë ndërsa e përdorin në receta të ndryshme në përgatitjen e ëmbëlsirave.

    Ato janë fruta me një shije të veçantë që plotësojnë çdo ushqim tjetër të kripur, pikant apo të ëmbël.

    Kur gatuhen, ftonjtë transformohen në një marmalatë me një ëmbëlsi intensive, nga ata që të bëjnë të lëpish gishtat.

    Receta e marmalatës të ftoit që do të mësoni në këtë artikull të ArgoWeb.org përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa ka një avantazh superior shijeje.

    Përgatitja e Marmalatës së Ftoit

    Përbërësit

    2 kg ftonj

    Lëkurën e gjysmës së një limoni

    Tre lugë gjelle me lëng limoni

    500 – 600 g sheqer

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani me ujë të bollshëm ftonjtë dhe t’i qëroni nga lëkura dhe bërthamat, e më pas pritini në copa.

    Në një tenxhere hidhni lëkurën e limonit të qëruar shtoni dhe ftonjtë e prera dhe mbulojini me ujë.

    Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni masën që të zjejnë.

    Pasi të kenë marrë valë, ulni nxehtësinë dhe vendosini kapakun tenxheres. Lërini ftonjtë që të ziejnë dhe për 30 – 40 minuta të tjera.

    Kështu kur t’i kulloni ata do të jenë të butë sa do të shtypen dhe me pirun.

    Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, kulloni ftonjtë dhe mund t’i shtypni në kullore me një lugë, ose t’i vendosni në grirësin elektrik (mikser).

    Ftonjtë do të krijojnë një formë pureje, të cilën do ta kaloni përsëri në tenxhere.

    AgroWeb.org ju këshillon që ta masni purenë e ftonjëve, sa gota me pure të keni aq gota me sheqer do të hidhni.

    Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr të ngadaltë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Pasi kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë shtoni lëngun e limonit.

    Vazhdoni ta përzjeni derisa masa të fillojë të ndryshojë ngjyrë dhe të mpikset.

    Masa do të marrë një ngjyrë të thellë kafe transparente, dhe do të jetë e trashë.

    Në vijim, ngrohni furrën e sobës në 70 gradë celsius.

    Në një tavë jo shumë të madhe vendosni një letër pjekjeje lyejeni me pak gjalpë dhe hidhni masën me ftonj.

    Me ndihmën e një luge drejtojeni në mënyrë që trashësia të jetë e njëjtë në të gjithë sipërfaqen.

    Vendoseni tavën në furrën e parangrohur përreth një orë, në mënyrë që të thahet plotësisht.

    Ky proces do t’i japë marmalatës dhe formën e saj karakteristike.

    Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

    Për ta ruajtur mjafton vetëm ta largoni nga tava dhe ta mbështillni me qese kuzhine ose ta vendosni në një enë qelqi me kapak në frigorifer. 

    Burimi: AgroWeb.org