Fifi feston sot ditëlindjen e saj të 28-të dhe këngëtarja e ka nisur ditën me urime të shumta, ku ai që veçohet është urimi nga partneri i saj.
“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, ka shkruar Adisi ndërsa urimin e shoqëron me një foto të Fifit.
Kjo ditëlindje e gjen Fifin të plotësuar nga ana sentimentale, pasi prej disa muajsh po jeton një lidhje të bukur me Adisin, i cili është kushëriri i Kledit, ish-konkurrentit të Big Brother Vip.
Fifi dhe Adisi janë takuar pikërisht përmes Kledi dhe që nga dalja e saj nga BBV, këngëtarja shkon në çdo event dhe koncert e shoqëruar nga Adisi.
Menjëherë pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo ka marrë vemendje të shtuar nga media. Fifi është një këngëtare, të cilës fama nuk i mungon, por pjesmarrja në “Big Brother”, bëri që njerëzit ta njohim më mirë dhe ta simpatizojnë më shumë.
E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizon me një tjetër histori.
Këto kohë ajo është parë afër një djali i cili nuk është fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’ka fare lidhje me botën e showbizit. Ai është Adis Patushi, ish bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.
Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.
Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.
Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte. Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.
Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.
Më herët, Adrola ka treguar në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht së kaluarës. Në një intervistë disa vite më parë, Adrola ka pranuar të flasë për arsyen pse mori fund martesa e tyre.
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.
“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.
“Eshte me mire te jesh vetem” ishin fjalet qe Donaldi perdori per Trixen mbreme duke vertetuar ndjesine e saj se ishte ftohur dhe fjalet e opinionisteve apo banoreve qe thane se ai nuk ishte si ne fillim.
Mendon vetem per fitoren apo mendon serisht per Boren pas asaj parashute ne nuk e dime por biem dakort kur themi se Trixa doli e keqja ne fillim dhe e lenduara ne fund.
Fifi ka reaguar me nje story ne Instagram pas spektaklit duke shkruar:”Bebi jem, jam ketu”.
Kujtojme se ajo eshte mike e te dyve por si nje person shume emocional nuk mund te mos gjente nje menyre per te qene prane mikeshes se saj.
Fifi vazhdon të jetë nga më të komentuarat si banore e BBV.
Këngëtarja e njohur mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit brenda por vazhdon të përflitet edhe pas daljes jashtë për raportin me Granitin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë.
Fifi disa herë e kishte përmendur që jashtë ka lënë vetëm 70 euro në kuletë dhe pas daljes duket se gjërat kanë ndryshuar.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon Fifin, e cila gjersa këndon i mbushet gjoksi me para nga publiku.
Këngëtarja shihet teksa krijon afmosferë në qytetin e Elbasanit dhe i rregullon vet paratë e vendosura tek bluza.
Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime.
Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.
Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegeta”.
Në këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .
Fifi ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP”, ku ndodhej dhe Graniti. Moderatorja Arbana Osmani e pyeti se çfarë vendi zë modeli në jetën e saj.
Fifi deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia.
“Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.
Fifi ka vendosur të braktisë shtëpinë e Big brother Vip, pas incidentit të rëndë ku i ra të fikët live në emision.
Pavarësisht këmbënguljes së moderatores Arbana Osmani për të folur me Fifin, kjo e fundit ka refuzuar, por në një farë mënyre është stepur.
Pas debatit me Balinën dhe Arbanën Fifi u fut në dhomën e rrëfimit për të vijuar më tej atë që ndodhi, ndërsa vijonte të qante ndërsa ka akuzuar Balinën duke thënë se ajo e cënoi. Big Brother do të vendosë se çfarë do të bëjë me Fifin
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe edhe si Fifi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë në mes të shtëpisë së “Big Brother VIP” në momentin që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me spektaklin e moderuar nga Arbana Osmani. Fillimisht Fifi nisi të debatonte me opinionisten Balina Bodinaku dhe kërkoi të linte shtëpinë.
Dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë,“- tha Fifi disa herë rresht dhe më pas ra në tokë.
Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u mblodhën rreth saj dhe nisën t’i hidhnin ujë.