Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: fifi

  • Në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi emocionon me fjalët e ëmbla dedikuar të birit

    Në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi emocionon me fjalët e ëmbla dedikuar të birit

    Teksa është në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të birit.

    Bashkë me një foto të sajën nga spitali, ku duket me barkun e rrumbullakosur, ajo ka zgjedhur këto fjalë për vogëlushin që pritet të vijë shpejt në jetë: “Po i numëroj ditët, orën, minutat e sekondat deri sa tët kem në krahët e mi biri jem. Të dua akoma pa ta pa fytyrën e pa ta ni erën”-shkruan ajo.

  • Lokali iu bë shkrumb e hi nga zjarri, këngëtarja shqiptare publikon pamjet brenda ambjentit (video)

    Lokali iu bë shkrumb e hi nga zjarri, këngëtarja shqiptare publikon pamjet brenda ambjentit (video)

    Lokali i këngëtares Filloreta Raçi ka marrë flakë. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja Fifi me anë të një postimi në Instagram. Me një video në “Instastory”, ajo publikoi tualetin e lokalit e cila është kapluar nga zjarri.

  • Për pak muaj bëhet nënë, zbulohet gjinia e foshnjës së Fifit

    Për pak muaj bëhet nënë, zbulohet gjinia e foshnjës së Fifit

    Fifi do të bëhet nënë për herë të parë dhe po e shijon shumë këtë periudhë në pritje të ëmbël. Mësohet se Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël.

    Së fundmi, Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.

  • SURPRIZË!!! Fifi jep lajmin në skenën e festivalit në RTSH: “Po pres një fëmijë, jam njeriu më i lumtur”

    SURPRIZË!!! Fifi jep lajmin në skenën e festivalit në RTSH: “Po pres një fëmijë, jam njeriu më i lumtur”

    Këngëtarja e njohur Fifi do të bëhet mama. U zbulua në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. “Jam shumë e lumtur” tha Fifi. Ata u ngjitën në skenë në natën e tretë të festivalit ku u kënduan këngët më të mira ndër vite. Flori Mumajesi dhe Fifi kënduan “Larg u largove” të Haxhi Dautit.

    Në fund të këngës Flori zbuloi se Fifi ishte shtazënë “Kjo ishte arsyeja që unë erdha këtu që Fifi ta ketë si kujtim” tha Flori. Dhe Fifi iu përgjigj se Flori do të ishte daja e fëmijës së saj: “Jam njeriu më I lumtur në botë. Po pres një fëmijë. Përgjegjësia në këtë festival ka qenë dyfish pasi këndova me fëmijën tim. Zoti I bekoftë kudo që ndodhen mamatë. Tani unë po e kuptoj. ”

  • Tensionohet keq situata! “Më shkatërruat jetën”/ Pas shpërthimit të Fifit, “Top Channel” merr vendimin e papritur

    Tensionohet keq situata! “Më shkatërruat jetën”/ Pas shpërthimit të Fifit, “Top Channel” merr vendimin e papritur

    Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.

    Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”.

    Por pas kësaj, “Top Channel” ka vendosur që të fshijë promon nga Instagram-i. Videoja nuk gjendet asgjëkundi në rrjetet sociale.

    Por si e priti Fifi promon?

    “Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.

    Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

    “Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.

  • SURPRIZË/ Së shpejti tre! Fifi shtatëzënë për herë të parë me ish-in e Adriola Dushit

    SURPRIZË/ Së shpejti tre! Fifi shtatëzënë për herë të parë me ish-in e Adriola Dushit

    Filloreta Raçi dhe Adis Patushi prej disa muajsh tashmë po shijojnë dashurinë e tyre, duke mos i kursyer deklaratat dhe postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

    Mirëpo duket se lidhja e tyre po shkon me hapa të shpejtw dhe dyshja po zgjeron familjen. Së fundmi, burime për Albeu.com, kanë konfirmuar se këngëtarja është shtatëzënë për herë të parë.Mirëpo, mbetemi në pritje të një konfirmimi nga ana e Fifit dhe Adisit.

    Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

  • Fifi tallet keq me kolegët e saj dhe ironizon fenomenin problematik (FOTO)

    Fifi tallet keq me kolegët e saj dhe ironizon fenomenin problematik (FOTO)

    Fifi është me plot gojë një nga artistet më të mira shqiptare, pasi jo vetëm këndon dhe ka një zë fantastik, por edhe shkruan tekste këngësh. Aventura në Big Brother Vip duket që i ka dhënë Fifit një shtyrje më të madhe në karrierë dhe këto kohë ajo ka qenë shumë aktive me koncerte e projekte të reja.

    Postimet e Fifit në rrjetet sociale tërheqin gjithmonë vëmendje dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as me postimin e fundit, ku artistja ironizon kolegët për blerjet e klikimeve.

    Vetëm këtë muaj shumë artistë shqiptarë kanë bashkuar forcat për të sjellë hitet e verës dhe disa nga duetet kanë kaluar 1 milion klikime në më pak se 24 orë.

    Fifi ka postuar një foto të këngës së Drake duke u tallur me kolegët e saj, teksa shkruan:
    “Drake bir më fal që s’je këndej nga ne se i kishe pasur 28 milionë deri tash.”

    Para pak ditësh Fifi publikoi bashkëpunimin e saj me Tunën nën titullin “Meleqe” dhe deri tani kënga ka kapur 1.3 M views në Youtube.

  • E gjeni dot personazhin në foto?! Sot është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare

    E gjeni dot personazhin në foto?! Sot është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare

    Vogëlushja në foto sot është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Ajo nuk po përflitet vetëm për këngët që bën, por edhe për jetën private.

    Mirëpo shumë pak nga ju e dini si dukej kengëtarja kosovare e vogël. Fotoja e mëposhtme është e shkëputur nga albumi fotografik i këngëtares në fëmijërinë e saj. Në foto, Fifi duket ndryshe me flokët e prera shkurt, fytyrën rrumbullake, por gjithmonë me buzëqeshjen e ëmbël në fytyrë.

    Ju kujtojmë që Filloreta prej muajsh po përjeton një histori të bukur dashurie me Adis Patushin. Dyshja që nga momenti që publikuan hapur raportin e tyre, nuk ndahen asnjë minutë. Edhe në angazhimet e shumta që këngëtarja ka, Adisi është pranë saj, duke i asistuar në gjithçka.

  • Dj Pm tregon se natën e daljes nga BBV ka fjetur në shtëpinë e këngëtares së famshme!

    Dj Pm tregon se natën e daljes nga BBV ka fjetur në shtëpinë e këngëtares së famshme!

    Dj Pm dhe Dj Dagz ishin dy djemtë shqiptarë nga Kosova që arritën të rrëmbenin zemrat e publikut me çiltërsinë, përkujdesjen dhe humorin e tyre në shtëpinë më të famshme.

    Dj Pm, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, ka treguar se ku ka fjetur natën e parë pas eleminimit nga Big Brother Vip.

    “Mos me të rrejt atë natë kam fjetur te Fifi, kemi qenë në banesë te Fifi, unë, Ylli Limani, Argjira e të tjerë, nja 10 vetë veç”, tha Dj Pm në ntervistën e fundit.

    Ndërkohë për lidhjen me Sarën, Dj Pm tha se gjithçka shkon mirë dhe janë të lumtur, por planet për martesë duken të largëta.

  • Fansat “mbulojnë” Fifin me dollarë në Amerikë/ Veprimi i Adisit bëhet viral

    Fansat “mbulojnë” Fifin me dollarë në Amerikë/ Veprimi i Adisit bëhet viral

    Fifi dhe Adisi janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit dhe siç e ka për zakono populli shqiptar, le t’u themi “Marshallah”, se mos i marrim mësysh.

    Dyshja shihet në çdo vend bashkë dhe ditët e fundit kanë qenë në Amerikë, ku Fifi ka mbajtur disa koncerte.

    Në një video të publikuar nga fansat e tyre shihet se gjatë një koncerti, Fifi krijon një atmosferë elektrizuese teksa i bie edhe tupanit/daulles.

    Të lumtur nga performaca e artistes shihet se si fansat nuk janë kursyer fare dhe kanë shtruar tokën në para.

    Por ajo që bie në sy është se Adisi shihet pranë të dashurës së tij dhe e filmon i lumtur për të, ndërsa Fifi shijon skenën. Videoja e mëposhtme është bërë virale në Tik-Tok.