Fifi dhe Antonela kanë folur me njëra tjetrën për të nominuarat e kësaj jave në Big Brother Vip dhe kanë ndarë mendime se kush mund të largohet nga shtëpia.
Të dyja kanë rënë dakord se nuk duan që Beatrix të largohet, ndërsa Antonela ka thënë se të treja vajzat i duken në të njëjtin nivel si personazhe. Kujtojmë që në nominim këtë javë janë Einxhel, Beatrix dhe Beniada.
Pjesë nga biseda:
Antonela: Kush mendon se del këtë javë nga ata që janë të nominuar? Është… kush është? Beatrix…
Fifi: Einxhel, Beniada, veç këto të treja janë. Nuk e di, ama nuk do doja të dilte Triksa.
Antonela: As unë s’dua që të dali. Është shumë vajzë e mirë.
Fifi: E me thënë të drejtën është për të dalë Beniada.
Antonela: Edhe unë këto të dyja. S’po di.
Fifi: Po thua që Einxhel do dali?
Antonela: Janë të paparashikueshëm, më beso. Të treja. S’e di, si mendon ti? Mua më duket se janë i njëjti stad të gjitha. Si personazhe flas, se duhet me e preçizu. Flas për atë që kam parë jashtë. Einxhel sa javë ka Brenda?
Fifi: Një muaj gati.
Antonela: Atëherë. Beniadën nuk e heqin them unë. Motivi…
Më pas në dhomë ka hyrë Donaldi dhe vajzat kanë ndalur bisedën për të nominuarat e kanë folur për temë tjetër, ndërsa Antonelës i është tërhequr vërejtje sepse foli me pëshpërima.
Gjatë bisedës në dhomën e ndenjes me Arjolën dhe Monikën, Fifi i tregoi ëndrrën që kishte parë në mëngjes. E befasuar ajo i tregon se në ëndërr kishte parë eliminimin e Monikës.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Kam parë ëndërr sikur më tha ‘Vëllai i Madh’, mos u shqetëso po Monika do dali
Monika: Do dal
Arjola: Do jetë e kundërta
Monika: Si të dalin ëndrrat ty?
Fifi: Mua deri tani ëndrrat më kanë dalë
Monika: Do ta takoj “Vëllain e Madh, do pimë kafe, ju do rrini këtu, unë do pi kafe me “Vëllain e Madh”.
Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar pasi ky i fundit i tregoi se nuk e shihte më shumë se shoqe. Mirëpo, në spektaklin e të martës, ai tha se pavarësisht kësaj, nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që ka bërë që nga opinionistët në studio dhe kudo në rrjet, të aludohet se Graniti ka një lidhje jashtë.
Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, në një nga kanalet e ‘Digitalb’, ku banorët mund të ndiqen 24 orë live, teksa bisedonte me Fifin, konkurrenti e ka konfirmuar këtë, duke e pranuar për herë të parë.
Modeli tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar.
“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti i prekur, që më pas foli më shumë për vajzën pejane që i ka vjedhur zemrën.
“Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdèkur”, i tha Graniti Fifit.
Ndërkohë, këngëtarja, e befasuar nga deklarata e tij, e pyeti pse nuk e kishte treguar që në fillim, para se të krijonin aq shumë afrimitet. “Nuk e thashë sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë unë ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh’”, tha Graniti.
Në fund të bisedës, Fifi i tha se tani ajo do të sillej edhe më keq, me vajzat në shtëpi, kryesisht hyrjet e reja, që mund t’i afrohen Granitit, duke mos e kursyer edhe ironinë.
“Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, tha Fifi, mesa duket referuar Sarës, për të cilën para rrëfimit të Granitit, shprehu hapur xhelozinë.
Fillimisht u aludua se Fifi dhe Graniti mund të ishin çifti i parë në Big Brother VIP, mirëpo konkurrenti simpatik deklaroi se e sheh këngëtaren thjeshtë si shoqe të mirë ose motër. Pasi sqaruan marrëdhënien e tyre, gjatë një bisede të fundit Fifi e ka pyetur troç Granitin: Pse nuk u fejuam ne?
Graniti e ka marrë me të qeshura, ndërkohë që ajo e ka pyetur sërish.
“Jemi shokë zemër”, i ka thënë ai.
Më pas këngëtarja ka shtuar se pyetja e saj ishte në formë shakaje.
Fifi tha se ish-i dashuri e la sepse nuk i ngjante vajzës së qeshur në ekran dhe qante shumë, edhe pse sipas saj ajo i paguante borxhet me të ardhurat nga ekrani.
“Për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vetë me dhënë gjithçka për një njeri, edhe me u zgjuar një ditë papritur. Edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa. Njëjtë më ka ndodhur edhe me atë para këtij të fundit. Kam qenë me të, u nda me mua se nuk i pëlqente që unë qaja. Se kur u njoh me mua, më pa në televizion vetëm duke qeshur dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë. Ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja i paguaja borxhet”, ka thënë Fifi.
Mesa duket sjellja e tij i duket Fifit mosmirënjohje pasi këngëtarja rrëfen se ai i përdori lekët e Fifit për të shkuar me pushime ku u njoh dhe me një vajzë tjetër, me të cilën më pas e tradhëtoi.
Në një rast ai shkoi dy javë në Greqi me paratë e mia. Kur u kthye kishte nisur një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka rrëfyer ajo.
Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP pati momente emocionuese, por edhe diskutime të forta. Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.
Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.
Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lind diçka.
Ata panë gjithashtu mendimet e banorëve për ta ku shumica mendonin se mund të kenë thjesht shoqëri. Fifi reagoi ndaj Palomës duke i thënë se nuk e priste prej saj atë lloj komenti, pasi ka treguar kofidenca me të dhe Paloma i tha se ajo nuk i ka shprehur që pëlqen Granitin, pra nuk kishte pse mendonte të kundërtën.
Gjithashtu nuk priti mirë komentin e Semit, e cila kishte thënë se ‘po karikojnë njëri-tjetrin’ dhe e komentoi si të shpifur.
Në dhomën e rrëfimit Fifi u shpreh se ka vënë re se edhe Semi mund ta pëlqejë Granitin.
E sigurt është se Fifi dhe Graniti nuk e shohin njëri-tjetrin si miq.
Fifi gjatë gjithë kohës sa është në skenë, ka dhënë detaje mbi rrugëtimin e saj të rënies në peshë.
Thirrja e saj për zgjim ndodhi kur pesha e tepërt po i shkaktonte probleme në unazat e shpinës.
Ndër shumë fansa që e mbështetnin këngëtaren, jo rrallëherë ajo ka hasur edhe në komente negative me shumë njerëz që e quanin “false” vetëm për faktin se ajo po tentonte të ndryshonte veten.
Më shumë se sa thjesht ndryshim estetik për këngëtaren, rënia në peshë ishte edhe për shëndetin e saj. Dhe Fifi ja doli!
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini teksa pozon shumë hijshëm.
“E dua trupin tim jo të përsosur”, shkruan ajo në postimin e saj.
Ndërkaq, në postimin e ardhshëm ajo shkroi, “Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja”.
Një tatuazh për të, e konsideroi mashkullin me rol të rëndësishëm në jetën e saj, por me të cilin kishte një marrëdhënie të komplikuar.
E dy muaj pasi këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) zyrtarizoi lidhjen me djalin që jeton në Gjermani, Xhulio Tabakun, duke deklaruar se për të ishte gati të hiqte dorë nga gjithçka, ajo e deklaron veten “single”.
Deklaratën e ka bërë pak net më parë në një bashkëbisedim me ndjekësët e saj në “Instagram”.
E pyetur nga ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje, këngëtarja u përgjigj në formë të prerë duke thënë: “JO!”.
Pas kësaj, këngëtarja u pyet edhe për martesën, përgjigjja e së cilës e përforcoi faktin se është “single”.
“Kur do martohesh?”, i shkroi një nga fansat, të cilit Fifi iu përgjigj: “Ka mrri kali, po princin s’e di ku ma kish lon”.
Pak ditë më parë, këngëtarja u vendos përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: familja apo “stracciatella” (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup)?
Këngëtarja u shpreh se edhe “stracciatella” mund të bëhet familja e saj në të ardhmen, prandaj do të zgjidhte këtë të fundit.
Nisur nga kjo, një nga ndjekëset i tha se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës, pasi një ditë ai mund të ndahet prej saj.
E në lidhje me këtë, Fifi shkroi: “Edhe mundet shpirt! Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare me e diskutu me mua. Në fund të ditës është gjëja ime personale, që refuzoj t’ju jap përgjigje. Jo vetëm kësaj, por 80% të pyetjeve lidhur me “stracciatellan”.
Për më tepër, nëse më parë këngëtarja ndiqte vetëm një person në “Instagram”, Xhuljo Tabakun, sot ajo ndjek shumë miq të saj, por jo djalin që jeton në Gjermani.
Pak kohë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun. Por fjalët, sipas saj, u keqinterpretuan dhe duket se kjo e ka bezdisur këngëtaren.
Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Fifi sqaronte se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.
“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do t’ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë, zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo”, shkruante ajo ndër të tjera.
Fifi gjithashtu tregoi se mbase ishte faji i saj që kishte zgjedhur të ishte sociale dhe të ndante me të tjerët pothuajse çdo moment nga jeta e saj e përditshme.
Por tashmë është fakt që vetëm dy muaj pasi foli hapur për djalin me të cilin mbajti lidhje në distancë, ajo tashmë është ndarë.
Miq të afërt të këngëtares kanë treguar se ajo përjeton të njëjtën dramë që dominon këngët e saj të dashurisë.
Shkak për ndarjen është bërë pikërisht lidhja në distancë dhe xhelozia si ndjenjë i ka detyruar t’i japin fund me kaq, në vend të një torture të tillë.
RRËFIMI I FIFIT PËR JETËN E SAJ: ME PARA NUK I BLEN DOT NJERËZIT
Lidhja e këngëtares së njohur Filloreta Raçi (Fifi) me të dashurin e saj, Xhulion, është komentuar shumë nëpër media.
E ftuar në emisionin “Roped with Olsi” të Olsi Bylykut, para se të ndahej, ajo foli për lidhjen e saj dhe nëse ajo do të kishte lënë gjithçka këtu për t’u larguar në Gjermani tek ai.
Fifi foli aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, e cila vendosi të heqë nga lista e personave të “Instagramit” që ndjek të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit, i cili është Xhulio.
Këngëtarja tregoi se djali jeton në Gjermani. Olsi e pyeti nëse do të hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për t’u zhvendosur në Kosovë ose Gjermani, dhe a do të largohej ajo nga emisioni “Shiko Kush Luan”, nëse do t’i ofrohej një pagë më e mirë?
“Kam jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do të rikthehem. Ndërsa për pyetjen e dytë, jam shumë e familjarizuar me ekipin, stafin edhe nuk të bën paraja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty”, është shprehur Fifi.
Përmes një loje nga emisioni, ajo duhej të zgjidhte mes tre personave që do të shfaqeshin në ekranin e emisionit, të cilët ishin Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj, Xhuljo, kurse pyetja ishte: “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke pasur një romancë?”.
“Sipas portaleve, me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam pasur asgjë. Por e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Fifi.
Një gjë është e sigurt: që Fifi ishte e dashuruar aq marrëzisht pas djalit të pasionuar pas futbollit, aq sa më mirë mund të kuptohet në tekstin e këngës së saj “Marova”.
Në “Shiko kush Luan” ajo zbuloi se dashurinë për partnerin e saj e kishte “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh emrin me të cilën e përkëdhel.
Gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, Fifit iu bë kjo pyetje: “Të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet ‘Stracciatella’. Na trego sot kuptimin ose ha…”.
Fifi vendosi të mos hajë, por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi. “’Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf! Aq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.
DASHURIA QË TRANSFORMOI FIFIN, NGA MBIPESHË TANI NË MODELE “INSTAGRAM”-I
E duket se dashuria për Xhulion e motivoi Fifin që të transformohej edhe në pamje, duke u shndërruar në një vajzë elegante. Pak kohë më parë ajo postoi një foto në “Instagram”, duke i bërë të gjithë të fërkojnë sytë pasi jo vetëm s’është mbipeshë, por ka skalitur format fizike.
Në foton ku pozonte e ulur në një bar, binte në sy beli i ngushtë njësoj si i modeleve, që do të thotë se ndryshimi në pamjen e saj është drastik. Kështu, të gjithë nisën me pyetjet e tipit se si u dobësua kaq shpejt dhe kaq bukur, ndërkohë që betejën me kilet e nisi gati një vit më parë.
Vendosi ta ndryshonte pamjen e saj dhe, siç shihet, ndryshimi ka ndodhur. Në fotot e fundit të postuara në rrjetin social “Instagram”, ajo duket mjaft elegante, duket pozuar si një modele e vërtetë “Instagram”-i. P
o si u dobësua Fifi? U tha në fillim se këngëtarja kishte zgjedhur të dobësohej përmes vendosjes së balonit gastrik në stomak, fakt që më vonë e mohoi. Ajo ka folur për transformimin e saj në ekran, si dhe gjatë live–ve që ka bërë nga “Instagram”-i i saj.
Këngëtarja është shprehur se komentet e njerëzve për peshën e saj nuk kanë qenë aspak shtysë për t’u dobësuar, përkundrazi. Më tej, Fifi tha se dobësimi ishte thjesht për arsye shëndetësore, pasi ndihet shumë e lumtur me trupin e saj.
“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek. Nuk vendosa me u dobësu, se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Kur më kanë thënë njerëzit dobësohu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak me ushtrime fizike”, tha Fifi.
Ndërkohë, edhe pse mbipeshë, pak kohë më parë Fifi u bë pjesë e lajmeve rozë për afrimet dhe largimet e saj të bujshme me djemtë e muzikës.
Ndërkaq, Fifi gjatë karantinës i dedikoi një postim të dashurit, me të cilin la të kuptohej se po jetojnë një lidhje në distancë. E tashmë pas ndarjes urojmë që mos t’i kthehet pasionit për ushqimin e të fitojë sërish kilet e humbura nga mërzia!