Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Federata

  • Doni një biletë kundër Serbisë? FSHF hap procesin e aplikimit

    Doni një biletë kundër Serbisë? FSHF hap procesin e aplikimit

    Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Do të ketë një fazë të shprehjes së interesimit, ndërsa përzgjedhja automatike do të nxjerrë përfituesit, duke qenë se parashikohet të ketë kërkesa për bileta përtej kapacitetit të stadiumit Arena Kombëtare.

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

    Si të aplikoni?

    Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.

    Zgjidhni tribunën e stadiumit.

    Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.

    Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

    Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.

    Afatet dhe procesi i përzgjedhjes

    Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

    Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

    Blerja dhe marrja e biletave

    Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

    Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

    Federata e Futbollit thekson se bileta kundër Serbisë mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

    LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Vllaznia drejt shpërbërjes, pas Osmanit klubi mbyll bashkëpunimin me Brdaric

  • Tifozat Kuq e Zi mbetën pa bileta, FSHF reagon pas ngjarjeve të fundit

    Tifozat Kuq e Zi mbetën pa bileta, FSHF reagon pas ngjarjeve të fundit

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dëshiron të sqarojë publikun mbi sistemin e ri të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares, një vendim që synon të sigurojë barazi dhe gjithëpërfshirje për të gjithë tifozët shqiptarë.

    Në përputhje me praktikat më të mira evropiane, FSHF ka vendosur që të gjitha biletat të shiten online dhe çdo person të ketë mundësinë të blejë maksimumi 4 bileta. Ky sistem është vendosur për të garantuar një proces të hapur dhe të drejtë, ku çdo tifoz ka mundësi të barabartë për të qenë pjesë e mbështetjes së Kombëtares.

    Për shumë vite, grupe të ndryshme tifozerike kanë pasur mundësinë të sigurojnë bileta të rezervuara nga FSHF. Megjithatë, me rritjen e kërkesës për bileta dhe dëshirën për të krijuar një qasje më të hapur për të gjithë tifozët shqiptarë, është vendosur që nga tani e tutje biletat të jenë të aksesueshme përmes një procesi të drejtë dhe transparent.

    FSHF vlerëson dhe respekton të gjithë ata që kanë mbështetur Kombëtaren ndër vite dhe beson se tifozëria shqiptare, në të gjithë larminë e saj, do të vazhdojë të krijojë atmosferën e zjarrtë që gjithmonë ka dalluar ndeshjet e Kombëtares sonë. Ky vendim nuk synon përjashtimin e askujt, por përkundrazi, garantimin e mundësisë për të gjithë tifozët që duan të jenë pjesë e spektaklit të Kombëtares.

    Federata mbetet e hapur për çdo sugjerim apo diskutim që ndihmon në përmirësimin e përvojës së tifozëve dhe në forcimin e lidhjes mes ekipit Kombëtar dhe mbështetësve të tij të zjarrtë.

    LEXO ME SHUME:FSHF nuk i siguroi bileta, Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër: Hakmarrje! Në këto 21 vite nuk…