Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: fara susami

  • Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur

    Byrek të vegjël me kërpudha dhe proshutë të tymosur

    Darkat tuaja mes miqve nuk kane qene asnjehere kaq te shijshme! Provoni te pergatisni keto byrek te vegjel me pete sfoljate te cilat piqen ne vetem 15 minuta! Mund te konsumohen si te ngrohte ashtu edhe ne temperature ambjenti dhe do ti pelqejne absolutisht te gjitheve!

    Përbërësit:

    1 petë sfoljatë

    300 gr kërpudha Champignon

    150 gr djathë Gouda

    6 feta proshutë e tymosur

    1 e verdhë veze

    kripë

    piper i zi i sapobluar

    fara susami

    Hapat e përgatitjes:

    Hapi i parë

    Ne nje tigan me pak vaj ulliri, kaverdisim per disa minuta ne zjarr mesatar proshuten e tymosur te prere holle. Shtojme kerpudhat e prera ne feta, i rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i gatuajme ne kete menyre me kapak te mbyllur per rreth 10 minuta duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme.

    Hapi i dytë

    Hapim peten sfoljate ne tavolinen e punes dhe me ndihmen e nje forme rrethore ose nje gote, formojme 12 rrathe ose disqe brumi.

    Hapi i tretë

    Ne secilin disk brumi vendosim nga nje luge te vogel mbushje me proshute dhe kerpudha, nje cope djathe qe shkrin (Gouda, Ementaler etj) dhe i mbyllim me kujdes duke i vendosur nje tjeter siper. I mbyllim mire anet e byreçkve dhe i lyejme ne siperfaqe me pak te verdhe veze te holluar me uje. I sperkasim me fara susami dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta.