Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Erion Veliaj

  • Zbulohet programi për Ditën e Verës/ Nga Xhensila Myrtezaj e Elton Deda tek Artiola Toska, Erion Veliaj: 24 orë festë në Tiranë

    Zbulohet programi për Ditën e Verës/ Nga Xhensila Myrtezaj e Elton Deda tek Artiola Toska, Erion Veliaj: 24 orë festë në Tiranë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për Ditën e Verës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se për të festuar 14 Marsin si Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme.

    Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.

    “14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! Shih kalendarin e eventeve dhe eja festojmë së bashku Ditën e Verës. P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.

  • VIDEO/ Erion Veliaj i rregullon qytetarit baterinë e makinës, e ndihmon ta ndezë

    VIDEO/ Erion Veliaj i rregullon qytetarit baterinë e makinës, e ndihmon ta ndezë

    Një qytetar që i ishte fikur makina në zonën e Freskut është ndihmuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

    Gjatë inspektimit të rrugës së re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, kryebashkiaku Erion Veliaj pa se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.

    Veliaj nxori kavot nga makina për të ndihmuar qytetarin që të rindizte mjetin e tij.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

     

  • Bëhuni gati! Bashkia e Tiranës vendos taksën e shtëpisë qytetarëve në faturën e ujit

    Bëhuni gati! Bashkia e Tiranës vendos taksën e shtëpisë qytetarëve në faturën e ujit

    Erion Veliaj nuk di të ndalet me bëmat e tij. Sajon lloj-lloj marifetesh si e si të përfitojë sa më shumë para nga taksapaguesit shqiptarë.

    Së fundmi, ka ardhur edhe çmenduria e tij e radhës. Nuk i mjaftuan tenderat shkel e shko që ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe sa është në krye të bashkisë, por tanimë tentakulat e tij i ka shtrirë gjetkë, pikërisht tek uji që presupozohet të jetë i pijshëm, por vetëm që i tillë nuk mund të quhet.

    Nga muaji gusht i këtij viti, kryehajduti i Tiranës ka vendosur t’ju vjedhë qytetarëve 76% më shumë taksa nga uji i pijshëm. Sikur të mos mjaftonin hallet e qytetarëve, tanimë duhet të paguajnë këtë përqindje kaq të lartë, kur në fund të ditës sërish uji mbetet jo i konsumueshëm.

    “Me ndryshimin e çmimeve fiskale detyrimi për taksën e ndërtesës nga muaji gusht e në vazhdim është 198 lekë në muaj.
    Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2,376 lekëve nga 1,680 lekë që paguante më parë (rritja 41%). Çmimi fiskal në zonën e Dajtit (fatura referuese e familjes në zonën e Freskut përfshihet në zonë kadastrale të Dajtit) me vendimin e mëparshëm ishte 53,500 lekë për metër katror. Nga korriku i këtij viti me vendimin e ri çmimi është 75,500 lekë. Në vlerë çmimi i referencës u rrit 22,000 lekë për metër katror apo 41%”
    ,- citon Monitor.

    Nuk e dimë se si do i përballojnë qytetarët këto rritje të pakuptimta që bëhen herë mbi shpatullat tona, por që haptazi Veliajt nuk po intereson, thjesht po shikon si e si të rrisë sa më shumë zero në të ardhurat e tij

  • Erion Veliaj dhe Elvana Gjata u lodhën kot mesa duket, Luiz Ejlli sërish beqar! (FOTO)

    Erion Veliaj dhe Elvana Gjata u lodhën kot mesa duket, Luiz Ejlli sërish beqar! (FOTO)

    Natën finale të BB VIP, Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencë të Erion Veliajt dhe duke shijuar muzikën e Elvana Gjatës.

    Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale. Pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe ç’ka shkruhet në dokumentacion është edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar. Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.

    Që do të thotë kjo martesë rezulton të jetë bërë për show, në mbështetje të fushatës elektorale për lali Erin, apo për ndonjë arsye që do ta zbulojmë rrugës. Duke kuptuar që dhe Elvana thjesht është gjendur mes vorbullës në tarracë në 12 të natës.

    Por çdo që shkoj kot, sepse ajo që dimë deri tani, është fakti që martesa e Luizit dhe Kiarës është fallco!

  • Gara për Tiranën/ Kryeson Erion Veliaj, numërohen 333 kuti

    Gara për Tiranën/ Kryeson Erion Veliaj, numërohen 333 kuti

    Garën për Tiranën e kryeson Erion Veliaj i PS-së me 52,861 vota e kthyer në përqindje 52.98%.

    Kandidati i Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi numëron 35.822 vota e kthye në përqindje 35.90%.

    Nga ana tjetër Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë është para Roland Bejkos të PD-së.

    Qori numëron 4995 vota ndërsa Bejko 4455 vota. Lajla Përnaska e PDIU-së ka pësuar humbje të thellë duke numëruar vetëm 799 vota ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë numëron 849 vota.

  • Big Brother/ Dalin fotot nga përgatitjet, zbulohet vendi se ku do të bëjnë celebrimin e martesës Kiara me Luizin (FOTO)

    Big Brother/ Dalin fotot nga përgatitjet, zbulohet vendi se ku do të bëjnë celebrimin e martesës Kiara me Luizin (FOTO)

    Nesër mbrëma do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2” dhe po pritet me shumë emocione në lidhje me surprizat që do të ketë për 4 finalistët: Luizin, Efin, Dean dhe Kristin.

    Sa i përket këngëtarit shkodran, supriza kryesore për të është konfirmuar si nga ana e produksionit, pasi natën finale ai do të martohet edhe zyrtarisht me Kiara Titon ku do të zhvillohet ceremonia e celebrimit.

    Në rrjete sociale është ”zbuluar” dhe vendi se ku do të mbahet ceremonia e celebrimit. Është pikërisht Bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e vetëm të BB Vip 2 që do të martohen.

  • Belind Këlliçi apo Erion Veliaj? Astrologia Meri Shehu tregon se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 14 majit

    Belind Këlliçi apo Erion Veliaj? Astrologia Meri Shehu tregon se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 14 majit

    Astrologia Meri Shehu teksa ka bërë parashikimin e yjeve për muajin maj, foli dhe në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen këtë muaj, konkretisht për kandidatët për Bashkinë e Tiranës.

    E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se Belind Këlliçi në shenjën e Ujorit është reformist, ndërsa për sa i përket Erion Veliajt, në shenjën e Shigjetarit, ajo u shpreh se ai do të ketë një muaj të gjatë dhe me shumë fluks pune.

    Astrologia nuk dha një përgjigje të prerë se kush do t’i fitojë zgjedhjet, por theksoi se në optikën e saj asnjë prej tyre nuk është kandidat i denjë.

    “Belind Këlliçi, është reformist. Janë ca çështje këtu që ose nuk po bëhet politikë ose po bëhet politikë rruge. As njëri, as tjetri nuk është pretendent i denjë. Për ça të votoj unë. Këlliçi ka fat, është një moment i mirë. Në datën 14 mërkuri është i kundërt kur bëhen zgjedhjet dhe asnjëherë nuk marrim një rezultat të qartë. Do të ketë disa pengesa, që mund të kthehen mbrapsht zgjedhjet.

    Erion Veliaj është në shenjën e Shigjetarit. Nëse fiton Veliaj, do të ketë një muaj të gjatë pune dhe shumë fluks. Do të kenë  një ndërhyrje të punës me prapaskenat ose do të kenë një abuzim me punën. Një mandat i radhës i Veliajt do të jetë një euforizëm”- tha ajo.

  • “Sot të tretat e stadiumit, nuk po mbaron zia në PD”, Erion Veliaj ironi me kundërshtarin: Asnjë tubim në Tiranë prej 3 ditësh

    “Sot të tretat e stadiumit, nuk po mbaron zia në PD”, Erion Veliaj ironi me kundërshtarin: Asnjë tubim në Tiranë prej 3 ditësh

    Nga Njësia 2, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj ka ironizuar koalicionin e çiftit Berisha-Meta, të cilët sipas tij nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare” para 3 ditësh.

    Veliaj tha se, sipas tij, me sa duket, ata janë duke lëpirë plagët nga fakti se e lanë Sali Berishën vetëm në stadium.

    “E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur. Një ditë është 5% e fushatës, kurse ata kanë tre ditë pa dalë, ikur 15% e fushatës. Janë duke lëpirë plagët që lanë Saliun tek pullë aty. Dilni se na duhet të kemi debate, dilni se na duhet të takohemi me njerëzit dhe të ndajmë ndonjë ide. Por, përtej humorit, i mirëkuptoj në fakt, asnjë nga ne nuk do dilte nga shtëpia nëse do e kishim lënë udhëheqësin tek pullë vetëm në mes të stadiumit”, u shpreh ai.

  • “Është njeriu që po ndryshon Tiranën”, Ilir Shaqiri i uron fitoren Erion Veliajt: Vetëm fitore dhe përpara (video)

    “Është njeriu që po ndryshon Tiranën”, Ilir Shaqiri i uron fitoren Erion Veliajt: Vetëm fitore dhe përpara (video)

    Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother VIP 1 dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, balerini Shaqiri fton qytetarët e Tiranes të mbështesin Veliajn edhe për një mandat tjetër në Tiranë.

    Shaqiri thote se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë.

    VIDEO

    Mesazhi i plotë:

    Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet gjithmonë edhe më i bukur.

    Nuk ka si të jetë ndryshe. Gjithmonë në sajë të punës realizohen gjërat dhe gjithmonë e më mirë do jetë.
    Unë i uroj Erionit fitore, sepse është personi që e ka ndryshuar atë qytet, i ka dhënë jetë, i ka dhënë kredibilitet dhe kjo shfaqet kudo, edhe kur vijnë njerëzit nga jashtë shtetit flasin me superlativa për qytetin tim dhe mua më bëhet realisht zemra mal sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur vlerësohet qyteti ku kam lindur, ku jam edukuar, ku kam realizuar ëndrrat e mia t’para.
    Vetëm fitore dhe PËRPARA Erion!
    Gjithë të mirat!

    Suksese!

  • Veliaj tregon për herë të parë ditën e parë kur hyri në bashki, zbulon çfarë gjeti në tualet/ Flet për “sherrin” me Ramën dhe nëse synon kreun e PS

    Veliaj tregon për herë të parë ditën e parë kur hyri në bashki, zbulon çfarë gjeti në tualet/ Flet për “sherrin” me Ramën dhe nëse synon kreun e PS

    Në intervistën e tij për “Milori Live”, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i rikthehet çështjes së ujit të pijshëm që diskutohet nga opozita. Veliaj, i cili kandidon për mandatin e tij  të tretë, kujton një episod nga dita e tij e parë në bashki kur mori detyrën  dhe iu desh të përdorte tualetin. Për  habinë e tij, tualeti që përdoret nga personalitetet e rëndësishme shqiptare dhe botërore, funksiononte me një fuçi të madhe.

    Unë kam dy mandate kryetar bashkie por nuk kam për të harruar ditën e parë, është hera e parë që po e them në një studio këtë, ditën e parë në bashkinë e Tiranës, në katin e dytë ku hyjnë personalitetet, ka ardhur Princi i Monakos, kanë ardhur kryeminstra, presidentë, gjithë paria e botës që vjen, çelësi i kryeqytetit dhe ne mbarojmë atë ceremoninë e betimit dhe shkojmë në kat të dytë.

    Unë, ti e di që unë jam tip sportiv, nuk vesh kollare e gjëra. Kulloja në djersë, aty Korrik a Gusht çfarë ishte ai betimi i parë, bëmë një pritje të vogël, kishin ardhur autoritetet fetare, gjithë çfarë ishin këta VIP-at e njerëzit e rëndësishëm të qytetit dhe duhet të shkonim në tualet. Te tualeti i katit të dytë pra ku shkon paria e Shqipërisë që vjen në bashki, aty gjej një fuçi të madhe, fuçi, fuçi gna ato të Alb Petrol-it, fuçi e çarë, fuçia me ujë, kishte një zorrë dhe njëri e thithte zorrën që të vazhdonte uji dhe të rrëshqiste në mënyrë konstante, pra të improvizonte një galixhan për një “alla turca” aty.

    Ndërkohë kishte një skaldabanjë sipër dhe kushdo që vinte si personalitet, i  jepej një top letre higjienike që ta merrte me vete, domethënë kjo ishte gjendja e ujit dhe e kanalizimeve në Tiranë. Pra në shtëpinë, se shtëpia e qytetit, e kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, e kryetarit të bashkisë që me demek përfaqëson kryeqytetin e gjithë shqiptarë, një i huaj… imagjino kur dëgjoj këta që japin mend për ujin, nuk e di a e ke dëgjuar, është njëri që ka marrë 300 vota, është Petrit Vasili, ka qenë nënkryetar bashkie ai, i këtyre bashkive. Jorida, Luli vetë, ky drejtori i rinisë që sot kandidon dhe imagjino, shkëmbeheshin në korridor dhe i jepnin njëri-tjetrit topin e letrës higjienike”, tha ai.

    Veliaj për Ramën: Kemi një raport fantastik! Kush na ka inot, kshu na paftë përnot

    Kryebashkiaku foli dhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”.

    Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto… 

    Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort. Dje kishim sigurisht pjesën solemne te sheshi Skënderbej dhe i them plako, kemi dhe këtë gjënë në Farkë, se e bëmë një çik shumë serioze aty, kështu nisi muhabeti. 

    Plus i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga, edhe jemi bërë një grup njerëzish. A më na çmendet tha, do shkojmë në katund tha, unë nga katundi vij tha do më çosh në katund prap. Erdhi aty dhe…

    Raporti me të është fantastik. Kështu që është ajo që të thashë, “kush na ka inot, kshu na paftë përnot““, tha Veliaj.

    Nuk e kam as ambicie apo plan për të qenë kryetar i PS

    Erion Veliaj ka deklaruar se nuk ka asnjë ambicie apo plan që të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

    Ai theksoi ambicien e tij për bashkinë e Tiranës dhe për rezultate fituese në Vorë, Rrogozhinë, Kavajë e Kamëz.

    Nuk e kam as ambicie, nuk e kam as në planet e mia. Jam sot, drejtoj Tiranën, qarkun. Kemi një ambicie shumë të madhe jo vetëm për Tiranën si bashki, por edhe për Kamzën sidomos, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën. Unë nuk jam delirant, unë e di që luftojmë në një territor komplet të vështirë për ne. Kamza ka qenë historikisht bashki e djathtë, Kavaja, historikisht, 20 vjet përpara se të rroiste Saliu ka qenë deputet aty.

    Vora ka qenë, imagjino ndodhi Gërdeci e gjëra, e prap bashki e djathtë. Jemi në një situatë ku Vorën e fituam bindshëm më 6 Mars, jemi në një situatë ku fituam Rrogozhinën. Rrogozhina ka qenë gjithmonë 50 me 50. Jemi në një situatë ku kemi fituar Kavajën, kemi Kamzën prej asaj që ndodhi në 2019. Dhe ky është një shansi ynë i parë për ta marrë Kamzën me një betejë reale. Jam në mënyrë të kujdesshme optimist për një rezultat fitues në të 5-ta bashkitë, kështu që kjo është ambicia ime, nuk kam ambicie të tjera“, tha ai.

    Ndërtesat e vjetra nuk do të shemben!

    Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka mohuar shembjen e ndërtesave të vjetra 50-vjeçare. Ai u shpreh se deri më tani nuk ka një pasaportë për pallatet dhe secili prej tyre do ta ketë. Kjo do të thotë se nevojitet një analizë e ndërtesave për të ditur cilat janë problematikat në strukturën e tyre.

    Ligji thotë na duhet që të dimë, pra na duhet një check up i pallatit, ky ka mure mbajtëse apo lokali poshtë i ka nxjerrë dhe shyqyr i ka ruajtur Zoti? Pra këtu bëhet fjalë për të bërë një analizë të pallateve, sëidomos atyre të ndërtuar me punë vullnetare, 60-70 vjeç, për të ditur ku kemi nevojë për përforcime.

    Në bazë të ndërhyrjeve diku do të duhet që të bëjmë përforcim, diku do të duhet që të bëjmë një mur mbajtës kur katet e paraa, lokalet, i kanë ndërruar, këtu bëhet fjalë  për të ndihmuar njerëzit, për të bërë nder e jo qeder”, u shpreh Veliaj.

    Veliaj solli si shembull rinovimin e një ndërtese në qendër të Tiranës ku sipas analizës, rezultoi që ishte i nevojshëm vetëm përforcimi i kolonave dhe pallati nuk  u shemb. Kryebashkiaku theksoi se nuk ka asnjë ndërtesë në kryeqytet që duhet shembur.

    “Së pari nuk kemi asnjë rast që duhet shembur, që ne nuk e kemi tashmë certifikuar tashmë për shembje prej tërmetit. Këtu bëhet fjalë për t’i paraprirë gjërave që do të vijnë“, vijoi ai.