Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Edukatorja

  • “Jam shumë keq, nuk e dija…”/ Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren lihet në burg, zbardhet dëshmia në gjyq

    “Jam shumë keq, nuk e dija…”/ Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren lihet në burg, zbardhet dëshmia në gjyq

    Tri ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave edukatoren Majlinda Dehima. Ajo akuzohet se dhunoi barbarisht një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës.

    Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve. Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.

    “Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.

  • Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, zbulohet identiteti i edukatores (EMRI)

    Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, zbulohet identiteti i edukatores (EMRI)

    Euronews Albania ka siguruar foton e edukatores, Majlinda Dehima, që punon në kopshtin privat në zonën e Ali Demit, ku dyshohet se një vajze 3-vjeçare iu thye këmba gjatë qëndrimit në kopsht.

    Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nga pamjet filmike të sekuestruara pas denoncimit të familjarëve, është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore. Në disa media është publikuar dhe video kur edukatorja në fjalë, gjuan 3-vjeçaren dhe kjo e fundit mban këmbën me dorë.

    E mitura është transportuar në spital pas orës 15:00, i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente pasi thyerja ishte në gradë të rëndë dhe këmbën aktualisht e ka në allçi. Rasti është bërë publik në media edhe pasi policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër përveç sekuestrimit të kamerave, ndërsa mjekët nga ana tjetër nuk kanë referuar asnjë material.

    Ende pritet një zbardhje e plotë e rrethanave të ngjarjes për të kuptuar se si e mitura përfundoi në atë gjendje, ndërkohë që këtë të martë në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë para kopshtit ku, rasti i parë i dhunës nuk është vetëm ky.

  • Tiranë/ E godet dhe e tërheq brutalisht, edukatorja dhunon 3-vjeçaren, e mitura dërgohet me këmbë të thyer në spital

    Tiranë/ E godet dhe e tërheq brutalisht, edukatorja dhunon 3-vjeçaren, e mitura dërgohet me këmbë të thyer në spital

    Emisioni “STOP” në Tv Klan ka denoncuar një edukatore, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

    Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja.

    Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën. Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari. Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.