Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Doug Liman

  • “Lockdown”, filmi që flet për pandeminë e coronavirusit/ Ja kush do ta luajë rolin kryesor

    “Lockdown”, filmi që flet për pandeminë e coronavirusit/ Ja kush do ta luajë rolin kryesor

    Pandemia e coronavirusit akoma nuk ka mbaruar e as që i dihet fundi, ndërsa Hollywoodi tashmë planifikon ta tregojë në ekranin e madh.

    Në fakt, në plan është xhirimi i filmit filma “Lockdown”, në të cilin Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor.

    Harper’s Bazaar shkruan se është fjala për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regjisor të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

    Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

    Ngjarja dhe data e publikimit të filmit nuk janë bërë të ditura, ndërsa lajmi për xhirimin e filmit ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.