Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: brum

  • Zbulojeni këtu! Ja si të përgatisni brumë pice të shëndetshëm

    Zbulojeni këtu! Ja si të përgatisni brumë pice të shëndetshëm

    Kur përmendim gatime brumi me siguri përtej shijesh gjithçka që mund të mendoni janë kilogramët e tepërt.

    Pica hyn tek ato gatime të shijshme me bazë brumi dhe përgjithësisht shumë kalorike të cilës shumë njerëz nuk i thonë dot jo.

    Megjithatë sekreti për ta bërë atë me pak të dëmshme për organizmin dhe t’ju frenojë marrjen e kalorive të tepërta qëndron tek brumi.

    Me disa hile të vogla do të arrini të përgatisni fare lehtë në shtëpi një picë shumë të shëndetëshme.

    Ndiqni mëposhtë mënyrën  e saktë të përgatitjes dhe mos i kurseni më vetes asnjë copëz pice.

    Si ta përgatisni?

    Siç edhe e përmendëm sekreti i vërtetë qëndron tek brumi, ose më saktë tek mielli i cili jep formën brumit të picës.

    Në treg mund të keni dëgjuar shumë lloje miellrash si ata 00, 1 apo 2 të cilët ndryshojnë për nga blurja dhe pastërtia e tyre.

    Mielli 00 është ai që përdorni më shpesh dhe është më i pastri dhe i bluari më hollë ndër to ndërsa mielli i ashpër është ai 2.

    Për pica zakonisht përdoret ai i tipit 00, por së fundëmi ekspertët këshillojnë të përdorni miellin e tipit 1.

    Ky miell bluhet nga guri që prodhohet duke shtypur miellin mes dy gurëve të rëndë dhe është pak më i veçantë se dy llojet e tjera të miellit.

    Ai përmban më shumë vlera ushqyese dhe me gjasë do ta bëjë picën tuaj më dietike, duke ndjekur me kujdes hapat e rradhës.

    Teksa përgatisni brumin e picës e rëndësishme është ta fermentoni në në mënyrën e duhur në mënyrë që gluteni të shpërbëhet.

    Është mirë që brumin ta lini të fryhet për 36 orë, pra një ditë e gjysmë e më pas ta përdorni.

    Pasi të ketë kaluar kjo kohë pica do të çlirohet nga gluteni dhe pica do të jetë më e lehtë për stomakun tuaj.

    Për më shumë prakticitet, brumin e picës mund ta përgatisni më parë dhe ta ruani në frigorifernë temperaturën 5 gradë, në mënyrë që ta përdorni kur ju hahet një picë e mirë.

    Mbani në mendje që përbërësit shtësë sipër të jenë po ashtu sa më të shëndetëshëm, por mund të shijoni një picë me perime, peshk ton apo proshutë pa yndyrë.

  • Si të përgatisni bukën e bardhë marokene – Receta e shijshme që duhet ta provoni

    Si të përgatisni bukën e bardhë marokene – Receta e shijshme që duhet ta provoni

    Buka e bardhë Marokene, e njohur ndryshe edhe si Khobz, ka një formë të rrumbullakët, është e sheshtë dhe ka një strukturë pak të trashë.

    Mielli që përdoret për të bërë këtë bukë, preferohet të jetë miell 00 , pasi ai jep një rezultat më të mirë.

    Megjithatë ju mund të përdorni edhe lloje të tjera mielli në këtë recetë.

    Buka e bardhë Marokene përdoret kryesisht si shoqëruese për gatime të ndryshme ose si bukë për sanduiç.

    Korja e saj preferohet aq shumë, sa shumë marokenë heqin pjesën e butë dhe përdorin vetëm koret.

    Më poshtë ju njohim me recetën e thjeshtë të kësaj buke shumë të shijshme.

    Përbërësit

    4 gota miell

    2 lugë çaji kripë

    2 lugë çaji sheqer

    1 lugë maja

    2 lugë vaj

    300 ml ujë të ngrohtë

    Përgatitja

    Fillimisht përgatisni përbërësit e duhur dhe më pas lyeni tavën ose letrat e pjekjes me pak miell misri.

    Në një tas të madh shtoni dhe përzieni së bashku miellin, kripën dhe sheqerin. Më pas, në qendër të përzierjes shtoni pak maja dhe filoni ta trazoni me duar. Ndërkohë që trazoni me duar, shtoni vaj dhe ujë.

    Për të bërë brumin ju mund të përdorni makinerinë e bukës ose mund ta bëni atë me duar.

    Nëse është e nevojshme, shtoni miell ose ujë në sasi shumë të vogla për të zbutur brumin. Por kini kujdes që ai të mos bëhet ngjitës.

    Ndani brumin në gjysmë dhe formoni me secilën pjesë një formë sferike. (Nëse preferoni, mund ta ndani brumin në katër deri në gjashtë bukë më të vogla.)

    Vendosini ato në tavë dhe mbulojini me një copë. Lërini të pushojnë për 10 deri në 15 minuta.

    Pasi brumi të pushojë, përdorni pëllëmbën e dorës për ta rrafshuar brumin në formë rrethi, afërsisht 1 cm të trashë.

    Mbulojeni sërisht dhe lëreni rreth 1 orë (në një ambient të ftohtë).

    Ju gjithashtu mund ta lini brumin derisa kur ta shtypni lehtë me gisht ai të kthehet në formën filllestare.

    Ndërkohë ngrohni furrën në 225 C.

    Me një thikë të mprehtë ose me një piru, krijoni disa prerje të lehta ose shpime në pjesën e sipërme të bukës.

    Piqni bukën për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrën e duhur dhe të tingëllojnë të zbrazëta kur goditen.

    Transferoni bukën në një enë tjetër dhe mbulojini me një copë derisa  të ftohet.

  • Pogaçe turke e mbushur me djathë/ Aromë e cila zbukuron çdo mëngjes!

    Pogaçe turke e mbushur me djathë/ Aromë e cila zbukuron çdo mëngjes!

    Një mëngjes i mrekullueshëm dhe i shijshëm për gjithë familjen

    Përbërësit:

    – 2 lugë të vogla sheqer;
    – 10 g tharmë të thatë;
    – 200 g miell të bardhë;
    – 100 g miell integral;
    – një lugë e vogël kripë;
    – 30 ml vaj;
    – 1 vezë;
    – 200 ml qumësht të ngrohtë;
    – 100 g kaçkavall;
    – 100 g djathë;
    – 1 të verdhë të vezës.

    Përgatitja:

    Ngjisheni brumin nga mielli, qumështi i ngrohtë, tharmi i thatë, kripa, vaji dhe një vezë. Lëreni një orë të qëndrojë.

    Zhvendoseni dhe lëreni edhe gjysmë ore.

    Grini në rende kaçkavallin, përzieni me djathin e bardhë.

    Nga gjysma e djathit bëni një top. Brumin formojeni në rreth me perimetër 15 cm, shtoni topin e djathit në mes, shtypeni brumin dhe formojeni sërish një rreth.

    Lyeni me të verdhët e vezës, shtoni sipër djathin e mbetur.

    Piqeni 25 minuta në 180 gradë Celsius.

    Ju bëftë mirë!