Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Bledar Devolli

  • “Lojtarët janë të rënduar psikologjikisht”, Devolli gjen alibinë e humbjes: Do punojmë për të dalë nga kjo situatë

    “Lojtarët janë të rënduar psikologjikisht”, Devolli gjen alibinë e humbjes: Do punojmë për të dalë nga kjo situatë

    Bledar Devolli, trajneri i Teutës,  ka theksuar se përmbysja e pësuar sot përballë Skënderbeut, ishte pasojë e goditjes psikologjike që ka marrë skuadra së fundmi dhe gabimeve individuale.

    NDESHJA- Në 5 apo 10 minuta e humbëm ndeshjen, pastaj morëm përsëri ndeshjen në kontroll. Kam dyshim për penalltinë çfarë na thonë miq e shokë, duhet ta shikoj. Në pjesën e dytë na doli ndeshja përsëri siç e dëshironim përveç kartonit që u barazuam shumë shpejt në numra. Futëm Torrajn ngaqë krijuam epërsi, që të luanim me dy sulmues e atë pas tyre. Por gjëra nga hiçi, kartoni i dytë i verdhë që barazuam numrat, pastaj goli i dytë, gabime individuale që mbajnë topin në zona të rrezikshme. Por jam i kënaqur nga reagimi, patëm rastet tona, nuk është e thënë ose është moment i keq që duhet ta kalojmë shpejt.

    GJENDJA E SKUADRËS- Kisha informacione, shumë lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, e njoh ekipin. Thjesht janë të rënduar nga ana psikologjike dhe më ngelet mua në dorë të punoj nga ana psikologjike apo taktikisht. Më shumë janë gabime individuale që duhet t’i eliminojmë patjetër, duke filluar që nga kjo javë. Nuk mund të bësh presing 90 minuta se nuk e bën askush në botë. Kishim raste që bënim ultraofensiv, raste që zbritnim poshtë. Ne kishim gjerësi se kishim Tomën e Krujën apo edhe kur futëm Boçin e ndërrova krahët me Gjinollarin. Patëm rastet, por ndoshta edhe fati i keq, se të paktën një pikë edhe kundërshtarin e linim aty ku ishte, do ishte një pikë morali. Por do të vazhdojmë punën, të përulur për të dalë më shpejt nga kjo situatë”, tha Bledar Devolli për RTSH pas ndeshjes.

    LEXO ME SHUME:Bismark e Rashica i heqin buzëqeshjen Bledar Devollit, Skënderbeu mposht me përmbysje Teutën e shpreson te mbijetesa (video)

  • Bledar Devolli nuk është më trajner i Ilirsë, tekniku gjirokastrit nesër prezantohet te klubi i Superiores

    Bledar Devolli nuk është më trajner i Ilirsë, tekniku gjirokastrit nesër prezantohet te klubi i Superiores

    Bledar Devolli nuk është më trajner i Lirisë. Ky vendim bëhet i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

    ⚪⚫ | NJOFTIM ZYRTAR

    Mbi të gjitha është Fc Liria!

    Klubi FC Liria njofton se trajneri Bledar Devolli është liruar nga detyra.

    Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit!

    Falënderojmë trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit dhe i urojmë suksese në të ardhmen. FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona!

    BLEDAR DEVOLLI TE TEUTA

    Mësohet se trajneri gjirokastrit mund të emërohet në krye të Teutës, edhe pse klubi durrsak nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për largimin e Edi Martinit. Gjasat janë që kjo çështje nesër të marrë formë zyrtare.

    DEKLARATA E EDI MARTINIT

    “Eliminimi në Kupë ishte i dhimbshëm. Si pasojë e të gjitha këtyre vjen edhe kjo lojë kështu. Nuk merrem me punët e Partizanit, merrem me punët e mija. Pikët ikin, i pari që merr përgjegjësitë është trajneri, unë marr përgjegjësitë e mija për këtë ndeshje. Duhet reflektuar, do ulem të diskutoj me presidentin. Në qoftë se gjërat nuk shkojnë i pari që duhet të reflektojë është trajneri. Do ulem do të reflektoj dhe do të shikoj vendin tim”, u shpreh Edi Martini.

    LEXO ME SHUME:Partizani me hap kampioni, Padstrelau dhe Janjeva likujdojnë Teutën (video)

     

  • Kukësi në ajër, Bledar Devolli nuk është më trajner i skuadrës: Krenar për rrugëtimin që bëmë së bashku

    Kukësi në ajër, Bledar Devolli nuk është më trajner i skuadrës: Krenar për rrugëtimin që bëmë së bashku

    Bledar Devolli nuk është më trajner i Kukësit. Me mbylljen e sezonit përfundoi edhe kontrata e tij dhe palët nuk rinovuan për të vijuar bashkëpunimin në Kategorinë e Parë. Edhe pse ishte një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kukësit, në fund nuk ndodhi kështu. Ka qenë vetë trajneri gjirokastrit që e ka bërë të ditur këtë në rrjetet sociale. Ai largohet mes falënderimesh për të gjithë, edhe pse në fund nuk ia dolën dot që të siguronin mbijetesën, si dhe shkuan deri në finalen e Kupës, ku u mundën nga Egnatia.

    POSTIMI I PLOTË

    “Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”, shkruan Bledar Devolli në rrjete sociale, duke mbyllur kështu bashkëpunimin me klubin ku punoi muajt e fundit.

    Tani zyrtarisht Kukësi është edhe pa trajner dhe i duhet të nisë nga puna për të gjetur atë që do t’i drejtojë në të Parën dhe të pretendojnë më pas edhe ngjitjen në Superiore.Nëse gjetja e një trajneri është një hall më vete, Kukësi duhet të mendojë edhe për lojtarët e skuadrës  që do të militojë në Kategorinë e Parë. Të shumta kanë qenë largimet, por klubi po mbahet fort te lojtarët nën kontratë duke u bërë “bllokadë”. Nga ata do të nisë edhe ngritja e Kukësit të ri.

  • Bledar Devolli pas arritjes në finalen e Kupës, sfidon Egnatian: S’kemi frikë asnjë skuadër

    Bledar Devolli pas arritjes në finalen e Kupës, sfidon Egnatian: S’kemi frikë asnjë skuadër

    Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli nuk i fshehu emocionet e forta pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët eliminuan Tiranën me rezultat të përgjithsëm 1-2 dhe shkojnë në finale për herë të 5-të në historinë e tyre. Tekniku i kuksianëve, në MCN TV, u shpreh se nuk i intereson kë do të ketë në finale, ekipi i tij nuk ka frikë askënd.

    “Jam i lumtur për djemtë pasi kanë vuajtur, jam i lumtur për klubin, për veten sepse më në fund erdhi dita. Kemi vuajtur shumë për të ardhur në këtë ditë.

    Pjesën e parë patëm probleme sepse Tirana luante 3-5-2, morëm masa në pjesën e dytë. Patëm mundësi për të barazuar ndeshjen. Ky është futbolli, do na plasi zemra ndonjë ditë.

    Nuk më intereson kë do të kem në finale. Është ndeshje teke, s’kam frikë të dali kush të dojë. Djemtë japin maksimumin në fushë.

    Kemi punuar me shumë seriozitet, gjëja kryesore që kemi futur është pozitiviteti. Kemi harmoni dhe ky është sport kolektiv, pa këto nuk shkon asgjëkundi. Ja ku janë frytet e punës”, tha Devolli.

  • “Fagu le të qesh sa të dojë”/ Bledar Devolli mesazh me tone të larta: Do tregojmë “luanin” në Kupë ndaj Tiranës

    “Fagu le të qesh sa të dojë”/ Bledar Devolli mesazh me tone të larta: Do tregojmë “luanin” në Kupë ndaj Tiranës

    Bledar Devolli harron humbjen me Skënderbeun në Kupë dhe mendon menjëherë për sfidën e Kupës ndaj Tiranës.Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me triumfin 0-2 të Skënderbeut. Përpara se Bledar Devolli të dilte në intervistë, trajneri i Tiranës Erbim Fagu foli në lidhje me këtë duel, dhe tekniku gjirokastrit e mori shumë seriozisht sfidën.

    NDESHJA NDAJ SKËNDERBEUT-Normal që ndjejmë keqardhje dhe zhgënjim pasi mund të kishim një shpresë të vogël te kampionati, por jam i kënaqur prap. Mendoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë që kur kam ardhur te Kukësi, sidomos në pjesën e parë. Kemi rrezikuar ashtu siç punojmë, por edhe me goditje standarde. Kemi patur fatin e keq te sistemi VAR pasi i kemi episodet kundra”, tha fillimisht Devolli.

    KUPA-Është e vërtetë, sepse mendjen e kemi te ndeshja e të mërkurës. Ndërrimet ishin për të rifreskuar lojtarët. Përgatitemi për ndeshjen e Kupës pasi është fati i një sezoni”.

    TIRANA- Fagu le të qeshë sa të dojë, mezi po e presim ndeshjen si unë dhe çunat pasi e di që do nxjerrin luanin që kanë përbrenda. Sigurisht që kemi një luan. Përderisa merremi me këtë punë sigurisht që besojmë te stafi dhe puna e djemve. Do punojmë akoma më mirë për aksionet, goditjet standarde, kam besim si asnjëherë tjetër”.

  • “Penallti palidhje”, Devolli akuzon arbitrimin dhe nuk sheh renditjen e Kukësit: Mbijetesa? Janë dhe 33 pikë në lojë…

    “Penallti palidhje”, Devolli akuzon arbitrimin dhe nuk sheh renditjen e Kukësit: Mbijetesa? Janë dhe 33 pikë në lojë…

    Kukësi është mposhtur ditën e sotme në shtëpi përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Verilindorët u mposhtën nga shijakasit me përmbysje 1-2 në “Kukës Arena”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

    “Një penallti e shkaktuar palidhje, pasi lojtari po vinte nga krahu jo drejt portës. Më pas ajo goditje standarde. Prap nuk u mërzitëm dhe bëmë disa ndryshime, i patëm rastet me Rashitin. Po të shkonte ndeshja 2-0 do kishte tjetër anë psikologjike për të dyja palët, ky është futbolli do t’i pranojmë verdiktet, janë 33 pikë në lojë për mbijetesë. U fik automati? Patëm bllokadë 10 minuta. Po u dorëzova unë, vaj hallin djemt sepse janë të rinj. Unë po them që nuk do të dorëzohem, do vazhdojmë punën.” Përfundoi trajneri i Kukësit.

  • U mund në ndeshjen e parë të Kupës, Bledar Devolli pas ndeshjes me Partizanin: Kukësi ka cilësi, mora sinjale pozitive për të kaluar këtë moment të keq

    U mund në ndeshjen e parë të Kupës, Bledar Devolli pas ndeshjes me Partizanin: Kukësi ka cilësi, mora sinjale pozitive për të kaluar këtë moment të keq

    Bledar Devolli debutoi në stolin e Kukësit në duelin e çerekfinales së Kupës kundër Partizanit. Takim që përfundoi me rezultatin 0-1. Ai u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga skuadra dhe se beson te mbijetesa.

    “Morëm një gol, që në një situatë dy kundër një, është gabim i mbrojtësit të djathtë që duhet ta kishim zgjidhur, ta kishim vonuar aksionin. Mora disa sinjale të mira sot dhe duhet të fillojmë punën sepse kemi një finale të dielën me një kundërshtar direkt.

    E njoh ekipin. Mendoj se i kemi armët, i kemi cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nga porta deri në sulm, kemi lojtarë me eksperiencë, kemi lojtarë të rinj. Kaq na duhen.

    I kemi mundësitë. Ekipi fizikisht është mirë. kemi mundësi për të luajtur me presing lart, jo vetëm me Partizanin, por me të gjithë. Doja të ishim pak më agresivë kur kishim topin, sidomos te situatat një kundër një.

  • E FUNDIT/ Kukësi gjen menjëherë trajner pas largimit të Çelës, zbulohet kush do marrë drejtimin e verilindorëve

    E FUNDIT/ Kukësi gjen menjëherë trajner pas largimit të Çelës, zbulohet kush do marrë drejtimin e verilindorëve

    Një lajm i papritur  erdhi nga skuadra e Kukësit mengjesin e ditës së sotme. Emiliano Çela nuk do të jetë më trajner i verilindorëve.Timonieri i Kukësit ka dhënë dorëheqjen, që e cila është pranuar nga klubi, me palët që ndajnë kështu rrugët mes tyre. Kujtojmë se Çela u zyrtarizu në krye të verilindorëve më 31 janar, ndërsa drejtoi skuadrën në 3 sfida, ku nuk ia doli të siguronte asnjë pikë.

    U mposht në debutim 3-2 nga Tirana, më pas 1-0 nga Skënderbeu dhe së fundmi nga Teuta po 1-0. Klubi verilindor ka nxituar të gjejë pasardhësin e Çelës dhe pritet që klubi të zyrtarizojë Bledar Devollin si trajnerin e ri. Tekniku gjirokastrit nuk drejton një skuadër që nga 18 shtatori, ku u shkarkua nga ekipi i Luzit, me të cilin ai drejtoi vetëm tre ndeshje.