Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: bebe rexha

  • Goditi me telefon Bebe Rexhën gjatë koncertit, fansi zbulon në gjykatë: Po ndiqja një trend TikTok-u

    Goditi me telefon Bebe Rexhën gjatë koncertit, fansi zbulon në gjykatë: Po ndiqja një trend TikTok-u

    Një video e Bebe Rexhës përfundoi në titujt e mediave botërore pak muaj më parë kur u godit me një telefon në skenë.

    Nicholas Malvagna, i cili e gjuajti, parashikon se përfundimisht do t’i hiqen të gjitha akuzat penale, tha avokati i tij, shkruan The New York Post.

    Avokati i Nicholas Malvagna, Todd Spodek, aludoi për një marrëveshje për pranimin e fajësisë që po diskutohej me prokurorët.

    “Në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë provë për të mbështetur akuzat dhe po shqyrtojmë të gjitha mocionet përkatëse”, tha Spodek pas seancës së shkurtër dëgjimore.

    “Unë parashikoj një zgjidhje pa gjyq, me të gjitha akuzat penale që përfundimisht të hiqen”, tha avokati.Nicolas ka deklaruar para gjykatës se ai i ishte nënshtruar një trendi të TikTok-ut, ku sipas tij fansat ua hedhin telefonat artistëve në skenë, që ata t’i kapin dhe të bëjnë me ta një fotografi. Ai është akuzuar për sulm, ngacmim të rëndë, tentativë sulmi dhe ngacmim.

    “Është një trend TikTok ku ju e hidhni telefonin tuaj në skenë, dhe një personazh i famshëm e pret atë dhe bën një ‘selfie’”, u tha Malvagna oficerëve të arrestimit, sipas një prokurori.

     “Mendova se ajo po shikonte në drejtimin tim. Unë isha rreth dy rreshta mbrapa, por në vend që telefoni im të binte pranë saj, telefoni im e goditi atë në fytyrë”, dyshohet se u tha Malvagna policëve.

  • U godit me celular në fytyrë gjatë koncertit, Bebe Rexha zbulon gjendjen e saj (video+foto)

    U godit me celular në fytyrë gjatë koncertit, Bebe Rexha zbulon gjendjen e saj (video+foto)

    Të dielën, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u përball me një incident të shëmtuar në koncertin e saj. Ndërsa po performonte dhe po bënte me duar shenjën e shqiponjës, këngëtarja u godit me një telefon në fytyrë.

    Pas këtij incidenti, Bebe ka reaguar ditën e sotme duke ndarë disa foto të lëndimeve që ka marrë në fytyrë.

    “Jam mirë”, shkruan ajo krahas fotove.

  • Bashkëpunim me reperin e famshëm, Bebe Rexha nuk e fsheh entuziazmin (video)

    Bashkëpunim me reperin e famshëm, Bebe Rexha nuk e fsheh entuziazmin (video)

    Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, nuk e mbajti dot entuziazmin për bashkëpunimin e saj me Snoop Dogg. Megjithëse është vetë një personazh publik që shumë e kanë idhull, ajo vetë duket se admiron reperin e famshëm dhe ky është dueti i jetës së saj.

    “Satellite” titullohet kënga e tyre e përbashkët, që po pëlqehet në masë nga fansat e dyshes. Ky projekt i bashkohet albumit “Bebe” të artistes shqiptare, që do të publikohet më vonë, më 28 prill.

    Teksa shijon komentet për sukseset në karrierën e saj, Bebe Rexha është përballur shpesh së fundmi edhe me komente për peshën.

    E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.

  • Bebe Rexha: Familjarët kanë qenë gati duke më martuar kur isha adoleshente, pasi vinin për të më kërkuar dorën

    Bebe Rexha: Familjarët kanë qenë gati duke më martuar kur isha adoleshente, pasi vinin për të më kërkuar dorën

    Bebe Rexha ka zbuluar se ishte pothuajse e martuar “kur ishte adoleshente”.

    Këngëtarja 31 vjeçare, tha se kishte burra që kërkonin të ‘merrnin dorën e saj për martesë’, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare që gratë priren të martohen ‘super të reja’, shkruan DailyMail.

    Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), nëna e së cilës, Bukurije Rexha, u martua në moshën 17 vjeçare, tregoi se si mamaja e saj ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.

    Bebe Rexha i tha The Daily Star: “Është ndryshe plotësisht tani, është shumë më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta dhe gjëra të tilla, por kur isha e re kishte fjalë për fjalë djem që përpiqeshin të merrnin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës”.

    “Është si traditë, martohesh me një shqiptar dhe martohesh super e re dhe duhet të kesh fëmijë”, tha ajo.

    “Duke u rritur nuk më lejohej të kisha zë ose të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua dhe ajo ishte si: ‘Vajza ime nuk do të martohet, çfarë dreqin është kjo’”, ka thënë 31-vjeçarja.

    Rexha shtoi se ishte 23 vjeçe kur ajo dha puthjen e saj të parë, të cilën ajo e përshkroi si “shumë të keqe”.

    Këngëtarja tani është dashuruar me regjisorin e njohur hollivudian, Keyan Safyari, 37 vjeç.

    Çifti për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në mars të vitit të kaluar, pasi u panë të kapur dorë për dore një natë në Los Angeles.

    Në fillim të këtij muaji, Bebe Rexha u tregua e hapur në lidhje me seksualitetin e saj ‘të rrjedhshëm’, duke ngacmuar fansat se më parë ka pasur lidhje sekrete edhe me femra, madje me emra të famshëm.

    “Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë”, i tha Bebe Rexha Revistës GayTimes.

    “A kam dalë më parë me vajza? Po. A kam dalë me femra? Po, kam dalë, madje edhe me të famshme, por nuk po i përmend”, kishte thënë ajo.

    Vitin e kaluar, Bebe e përcaktoi veten si ‘fluide’ në një intervistë të veçantë, duke thënë: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë”. 

    Burimi: Telegrafi

  • Bebe Rexha mahnit ndjekësit me kërcimin provokues nga dhoma e saj

    Bebe Rexha mahnit ndjekësit me kërcimin provokues nga dhoma e saj

    Bebe Rexha, aktualisht po shijon suksesin e projektit të saj muzikor, “Baby, I’m Jealous” me këngëtaren Doja Cat.

    Së fundmi, këngëtarja i mahniti të gjithë në një video në Instagram, ku u shfaq me një kostum të zi prej lëkure të ngushtë dhe të hapur tek pjesa e gjoksit, teksa bënte disa lëvizje mjaft joshëse dhe provokuese.

    “Duke kërcyer e vetme në dhomën time me remiksin e Natti Natasha”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e videos.

  • Duajeni trupin tuaj njëlloj si e do Bebe Rexha të vetin

    Duajeni trupin tuaj njëlloj si e do Bebe Rexha të vetin

    Kur vjen puna te trupi i saj, këngëtarja Bebe Rexha nuk e ka aspak problem të tregojë fizikun që gëzon, ndonëse paparacët përpiqen ta nxjerrin në mënyrat më të ndryshme, duke e bërë të duket jo fort mirë.

    Së fundmi, duke marrë shkas nga fotot e paparacëve, Bebe ka vendosur të ndajë një video me rroba banje, me të njëjtat kur u fotografua me të dashurin e saj, Keyan Safyari. Rexha ka theksuar se ndihet shumë mirë me trupin e saj, ndërsa një burim pranë saj ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se Bebe nuk ka dëshirë të duket se ka gjëra për të fshehur dhe se çdokush duhet të ndihet rehat me veten e vetë.

    “Është një nga njerëzit më konfident. Me siguri shumë shpejt do të publikojë diçka tjetër të këtij lloji”, kanë shtuar burimet.

    Epo ky shembull i shqiptares së suksesshme duhet t’i frymëzojë të gjithë, për ta pranuar veten ne çdo formë të saj.

    Burimi: revistawho.com

  • Bebe Rexha ndan imazhe me të dashurin/ Vë në pah…

    Bebe Rexha ndan imazhe me të dashurin/ Vë në pah…

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është përfolur mjaft shumë për lidhjen e saj të re të dashurisë.

    Ditë më parë ajo kishte ndarë një imazh në të cilin shihej Keyan Safyari, regjisori i cili i ka rrëmbyer zemrën.

    Përmes kësaj qarkulluan mjaft spekulime në rrjet, ndërsa tani ajo ka vendosur të dalë haptazi me të.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është parë në krahër e Keyan.

    Ajo është shfaqur e e veshur në të bardha, ndërsa në rend të parë ka vënë të pasmet e tonifikuara.

    Me të njëjtën ngjyrë është parë edhe i dashuri i saj, i cili mbante një bluzë dhe pantallona.

    Sidoqoftë, çifti i përfolur u pa për herë të parë së bashku në mars gjatë një feste në Delilah para se fotografitë e tyre të shfaqeshin në korrik.