Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: autobuzi

  • Aksidentohet një tjetër urban në Tiranë, përfundon në hyrjen e lokalit

    Aksidentohet një tjetër urban në Tiranë, përfundon në hyrjen e lokalit

    Një tjetër urban është aksidentuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për autobusin e zonës së Freskut, i cili ka humbur kontrollin, duke përfunduar në pjesën e përparme të një lokali.

    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.  Theksojmë se kjo është e disata herë që autobusat në Tiranë përfshihen në aksidente.

  • E FRIKSHME/ Pamjet e momentit kur autobusi merr para makinat në stacion (video)

    E FRIKSHME/ Pamjet e momentit kur autobusi merr para makinat në stacion (video)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zemër të Tiranës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, në aksident janë përfshirë urbani i linjës së Unazës dhe 10 automjete të tjera.

    Një fuoristradë luksoze, shihet teksa është përplasur me një pemë në Parkun Rinia.

    Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se në autobus në momentin e aksidentit ndodheshin rreth 50 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 qyetarë të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Këto janë pamjet e aksidentit.

  • Sherr në autobusin e Tiranës së Re, kontrollori rreh pasagjerin se s’kishte biletë, merr dhe levën e hekurit (video)

    Sherr në autobusin e Tiranës së Re, kontrollori rreh pasagjerin se s’kishte biletë, merr dhe levën e hekurit (video)

    Sherr në linjën e autobuzit të Tiranës së Re. Një djalë që ka hipur në urban nuk ka pasur biletë dhe është konfliktuar me kontrollorin. Ky i fundit, i cili shihet dhe me levë në dorë në video, e ka grushtuar pasagjerin, pasi djali i ka thënë se nuk e kishte biletën sepse e kishte hedhur.

    Sipas dëshmisë së një vajze që e ka denoncuar situatën , të dy janë konfliktuar fizikisht dhe janë shtrirë në tokë.

    Më pas i ka ndarë një grua, ndërsa shoferi i autobusit i ka dhënë një levë kontrollorit.

  • Një çift rinovojnë autobusin e vjetër të vitit 1985 për të jetuar në të me fëmijët e tyre! (FOTO)

    Një çift rinovojnë autobusin e vjetër të vitit 1985 për të jetuar në të me fëmijët e tyre! (FOTO)

    Një çift nga ishulli australian Tasmanian e ka rinovuar një autobus të vitit 1985 në një hapësirë të vogël jetese, ata gjithashtu kanë rritur aty fëmijët e tyre.

    Emma Hill, 36 vjeç dhe burri i saj Nick Hill, 41 vjeç, kanë thënë se e kanë blerë autobusin për gjashtë mijë dollarë në një listë të faqes Gumtree në vitin 2014 dhe kaluan një vit duke e kthyer atë në shtëpinë e tyre të ëndrrave.

    Ata thanë për mediumin Insider se bashkë me fëmijët e tyre filluan të jetojnë nga viti 2015 në autobus derisa nuk e kishin rregulluar plotësisht.

    Emma ka thënë se kur kanë dëgjuar familjarët dhe shoqëria e tyre se janë duke shkuar për të jetuar në një autobus me fëmijët e tyre ju kanë thënë se janë të çmendur.

    Ajo ka deklaruar se fëmijët e tyre e pëlqejnë jetesën në hapësira të këtij autobusi. Nick dhe Emma thanë se kursimin e parave e kishin primar, dhe në tërë autobusin e tyre kishin futur mobile të dorës së dytë.

    Çifti thanë se çdo herë ishin të interesuar të eksperimentonin me vendet ku jetonin dhe ishin të interesuar për ndonjë vend të ngushtë për ta zhvilluar jetesën.

    “Ne kishim një parcelë toke dhe menduam se mund të vendosim një autobus në të dhe të provojmë një shtëpi të vogël tani për tani,” tha Emma.

    Autobusi ndodhet në Hillwood, Tasmania, në tokën bujqësore të familjes së tyre. Çifti nga viti 2017 më nuk jetojnë aty, por vendin e lëshojnë vetëm për turistë dhe nata është 161 dollarë, shkruan Insider.