Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: arra

  • Ja 5 ushqime super të shëndetshme që duhet ti shtoni në dietën tuaj!

    Ja 5 ushqime super të shëndetshme që duhet ti shtoni në dietën tuaj!

    Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

    Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

    Perimet e Gjelbra të Freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

    Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

    Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

    Ushqimet e Pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

    Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj.

  • Liker me arra – Ja si ta përgatisni thjeshtë fare në shtëpi

    Liker me arra – Ja si ta përgatisni thjeshtë fare në shtëpi

    Fjala liker vjen nga latinishtja dhe do të thotë “të tresësh”, në këtë pije mund të tresni ujin, sheqerin, alkoolin e fortë, erëza, fruta dhe barishte të ndryshme.

    Është përgatitur për herë të parë rreth viteve 1200 -1300 të erës sonë në Itali dhe tradita e përgatijes së tij vazhdon e mbahet gjallë sot në të gjithë botën.

    Në mjekësinë popullore, likeri me arra është përdorur për qindra vite me rradhë si kurë natyrale për shumë probleme shëndetsore.

    Në ditët e sotme, kjo pije njihet si ndihma e parë për njerëzit që vuajnë nga problemet me stomakun dhe si kurë natyrale për aneminë dhe gjakun.

    Edhe pse recetat e transmetuara nga brezi në brez janë të shumta, disa nuk janë më të lexueshme. Por një gjë është e sigurt: për të përgatitur këtë liker ju duhen 24 arra, ende të gjelbërta, të mbledhura para se të mbulohen nga vesa e mëngjesit!

    Me shijen e saj të fortë dhe aromatike, do të jetë kënaqësi ta shijoni atë në mbrëmjet e ftohta të dimrit dhe pas darkave të bollshme, ku do të vëreni edhe fuqinë e saj tretëse!

    Përbërësit

    • 850 gr arra të njoma e të freskëta (ose 24 kokrra)
    • 1 l raki
    • 500 gr ujë
    • 500 gr sheqer
    • lëkurë limoni
    • 2 shkopinj kanelle
    • 3 karafila

    Përgatitja

    Për të përgatitur këtë pije, filloni duke larë mirë arrat dhe më pas t’i përgjysmoni ato. Këshillohet të vishni doreza, pasi ato mund të njollosin duart tuaja.

    Vendosini arrat në një kavanoz të madh qelqi dhe shtoni në të kanellë dhe karafil.

    Shtoni gjithashtu lëkurën e limonit, të cilën mund ta qëroni imët me anë të një qëruesi patatesh, në mënyrë që të mos hiqni pjesën e bardhë, e cila jep një shije të hidhur.

    Shtoni alkool derisa përbërësit në kavanoz të mbulohen tërësisht dhe më pas mbylleni kavanozin.

    Lëreni në diell për 40 ditë, duke u kujdesur që ta përzieni çdo ditë duke e tundur.

    Pas 40 ditësh, hapeni kavanozin, hiqni arrat dhe lini mënjanë vetëm alkoolin, që ndërkohë do të ketë thithur të gjitha aromat e nevojshme.

    Në një tenxhere shtoni ujë dhe sheqer, lëreni të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht.

    Më pas bashkojeni këtë përzierje me alkoolin e lënë mënjëanë dhe me ndihmën e një hinke hidheni atë në një shishe.

    Ruajeni këtë shishe në temperaturë dhome ose në frigorifer rreth 3-4 muaj, para se ta shijoni.

  • Supa me arra! Ja si të përgatisni recetën me shije mahnitëse edhe plot vlera

    Supa me arra! Ja si të përgatisni recetën me shije mahnitëse edhe plot vlera

    Supa me arra ju jep shije mahnitëse edhe plot vlera.

    Dashuria për arrat është e përjetshme, sidomos nëse rritesh duke i shijuar kokërr më kokërr. Me to mund të përgatitet një supë e butë, kremoze dhe aromatike dhe thuajse e pazakontë.

    Me uljen e temperaturave, supa është ushqimi kryesor i çdo tryeze dhe supa me arra është një mënyrë interesante për të përfituar vlerat më të mira shëndetësore.

    Përgatitja e supës me arra

    Kjo recetë përgatitet shumë shpejt dhe pa kokëçarje. Mjaftojnë 30 minuta dhe supa është gati për shijim.

    Përbërësit

    700 mililitra lëng pule

    1 filxhan çaji me arra të grira

    2.5 lugë gjelle me gjalpë,

    2 lugë gjelle miell

    1 qepë e vogël

    Një majë luge çaji me arrëmyshk dhe selino, nëse dëshironi

    1 filxhan me pana ose krem qumështi

    Gjysëm filxhani me qumësht me yndyrë të plotë

    Përgatitja

    Si fillim, përzieni lëngun e pulës, arrat, qepët, selinonë dhe arrëmyshkun. Futini në një tenxhere dhe lërini të ziejnë. Pasi lëngu të ketë marrë valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë ngadalë për gjysmë ore.

    Pasi secili nga përbërësit të jetë zbutur, lëreni supën të ftohet mjaftueshëm sa për t’u futur në mikser.

    Pasi të jetë ftohur, futeni në mikser dhe kujdesuni që të gjithë përbërësit të jenë shkrirë me njëri tjetrin në formën e puresë.

    Kujdesuni që pureja të jetë kremoze dhe jo me kokrra të përbërësve të pagrirë.

    Në tenxhere hidhni gjalpin dhe më pas miellin. Përziejeni deri sa të jenë tretur dhe më pas shtoni qumështin. Lërini të ziejnë së bashku  për një minutë duke e përzier pa ndalim.

    Pasi lëngu të jetë trashur, hidheni purenë me arra në tenxhere dhe vazhdoni ta përzieni. Hapi i fundit është që të shtoni kremin dhe të lejoni një ngrohje përfundimtare të supës.

    Nëse preferoni mund të shtoni edhe majdanoz të grirë hollë.

    Kjo supë mund të bëhet e hollë ose e trashë sipas preferencës tuaj.

    Aromën e fortë dhe dominuese të arrave mund ta mbani nën kontroll duke hedhur më pak ose më shumë arra që në fillim të përgatitjes së supës.

  • Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë!

    Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë!

    Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

    Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin.

    Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve.

    Ato janë edhe fatsjellëse!

    Si Të Zgjidhni Arrat e Duhura Për Bakllavanë.

    Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat.

    Kudo që t’i blini, ekspertët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.

    Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave.

    Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku.

    Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët.

    Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca.

    Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene.

    Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.

    Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar.

    Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë.

    Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

    Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi.

    Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

    Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje.

  • Hasude me arra – Tradita e ëmbël me shije fantastike

    Hasude me arra – Tradita e ëmbël me shije fantastike

    Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është hasudja me arra sipas traditës së amvisave shqiptare.

    Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare.

    Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë hasudenë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e hasudesë me arra dhe bajame.

    Dikur, hasudja gatuhej si një ëmbëlsirë e veçantë kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë apo në raste të veçanta gëzimesh familjare.

    Më poshtë keni recetën se si të përgatisni hasuden me arra krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

    Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të konsumohet në çdo kohë.

    Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

    Përgatitja e Hasudes me Arra në Shtëpi

    Përbërësit

    300 gr niseshte

    300gr sheqer

    500 ml ujë

    100 gr gjalpë të freskët

    Një filxhan çaji me arra të thërrmuara

    Pak pluhur kanelle

    Përgatitja

    Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

    Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr.

    Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

    I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

    Në këtë moment, shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

    Shtoni gjithashtu edhe arrat e thërrmuara dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

    Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë apo në copa të vogla dhe lëreni të ftohet.

    Kur shërbehet sipas preferencës i hidhen bajame të thërmuara dhe spërkatet me pluhur kanelle.

    Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me fruta të thata.

  • Sallatë me lakër të kuqe dhe arra – Mrekulli për shëndetin!

    Sallatë me lakër të kuqe dhe arra – Mrekulli për shëndetin!

    Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

    Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

    Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

    Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

    E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

    Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

    Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

    Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

    Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

    Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën  falë acideve yndyrore omega-3.

    Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

    Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

    Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

    Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

    Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

    Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

    Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

    Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

    Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

    Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

    Përbërësit e sallatës

    Gjysëm qepe të ëmbël

    200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.

    1 lugë çaji me mjaltë.

    1 lugë gjelle me uthull molle.

    1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.

    1 lugë gjelle me vaj ulliri

    50 gramë arra të coptuara.

    Gjysëm luge çaji me kripë

    Një majë luge çaji me piper

    1 dardhë mesatare nëse dëshironi

    Udhëzimet

    Priteni lakrën hollë.

    Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

    Nëse në sallatë dëshironi dardhat, pritni në copa të vogla dhe hidhini në enë.

    Në vijim, në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

    Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

    Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

    Servireni me gatime të tjera ose veçmas për një drekë të lehtë.

  • Kulaç i ëmbël me arra – Receta fantastike me shije të veçantë!

    Kulaç i ëmbël me arra – Receta fantastike me shije të veçantë!

    Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.

    Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta.

    Ju sjellim më poshtë recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi.

    Përgatitja e Kulaçit të Ëmbël në Shtëpi

    Për 1 kg miell nevojiten

    2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

    1 gotë sheqer

    3 kokrra vezë

    3 lugë gjelle arra të shtypura

    1-2 lugë gjelle me rrush të thatë (sipas preferencës)

    Sodë

    Ujë

    Përgatitja

    Si fillim sitni miellin dhe sodën e bukës, në mënyrë që kur të përgatisim brumin të mos krijohen kokrriza.

    Brumin mund ta zini direkt në tavolinë ose të përdorni një tavë të madhe të cekët.

    Në një tas të vogël trazojmë vajin me sheqerin derisa të shohim që kokrrizat e tij të jetë tretur.

    Po aty shtojmë dhe vezët, dhe e përziejmë sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene.

    Hedhim miellin e situr dhe në mes hapim me dorë një vend ku do të shtojmë vajin me sheqerin dhe vezët e më pas shtojmë arrat e shtypura dhe nëse preferoni edhe rrush të thatë.

    Me ndihmën e një piruni trazojeni lehtë, dhe më pas kur brumi të jetë lidhur pak, të filloni dhe ta punoni me duar.

    Në ndryshim nga brumi i kulaçit tradicional, ai i kulaçit të ëmbël do të ngjasoj në butësi me atë të biskotave.

    Nëse e shikoni që brumi është pak i fortë shtoni pak ujë.

    Vendoseni brumin në një tas dhe lëreni rreth 15 minuta që të fryhet.

    Tek një tavë hedhim pak vaj dhe lyejmë mirë të gjithë sipërfaqen e saj, më pas e spërkatim dhe me pak miell, kështu kulaçi nuk do të ngjitet.

    Brumin e punojmë përsëri dhe me ndihmën e petësit e hapim sa perimetri i tavës ku do të piqet.

    Nëse dëshironi, brumi ndahet dhe në kuleç të vegjël që mund t’i vendosni me radhë në  tavë në mënyrë që kur të piqet të ketë një formë më të veçantë.

    Tavën e fusim në furrë të para ngrohur me 200 gradë celsius, per rreth 40 minuta.

    Pas 40 minutash me një pirun shpojmë pak kulaçin dhe shohim që nëse sipërfaqja e pirunit del e pastër, atëherë kulaçi është gati.

    Ky kulaç është ideal për mëngjeset në familje, i shoqëruar me lëngje frutash të freskëta apo reçele të ndryshëm.

  • Kek me kanellë – Shije e përkryer dhe plot aromë

    Kek me kanellë – Shije e përkryer dhe plot aromë

    Një kombinim i përkryer i kanellës pak djegëse e plot aromë dhe i arrave krokante.

    Ky kek klasik kërkon përdorimin e arrave, duke qenë se ky arror është dhe më i përhapuri në Shqipëri. Por mund të përdorni edhe bajame apo lajthi nëse dëshironi.

    Mund ta shërbeni edhe për mëngjes pasi shkon shumë mirë me qumështin, kafen apo lëngjet e frutave.

    Ju sjellim këtë recetë shumë të lehtë për të përgatitur kekun me kanellë dhe arra.

    Përgatitja e Kekut me Kanellë

    Përbërësit

    210 g gjalpë me temperaturë ambienti

    280g sheqer

    4 vezë

    280g miell

    1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash

    2 lugë çaji me kanellë

    115g arra të shtypura imët

    1 lugë gjelle sheqer pluhur për zbukurimin e kekut

    Përgatitja

    Si fillim ngrohni furrën në 180 gradë.

    Ndërkohë në një tas të madh përzieni mirë gjalpin dhe sheqerin.

    Kini kujdes që kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht, dhe që kremi të jetë kremoz.

    Shtoni vezët një e nga një, duke përzierë me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Lëreni masën të pushojë ndërkohë që përgatisni miellin.

    Në një tas tjetër hidhni miellin duke e situr më parë, fryrësin dhe kanellën.

    Shtoni përbërësit me një lugë gjelle dhe të përzieni sa ai të tretet.

    Vazhdoni këto hapa derisa të mbaroni sasinë e miellit.

    Një përzierje e ngadaltë e miellit bënë të mundur që brumi i kekut të ketë sa më shumë ajër dhe të fryhet më mirë.

    Kalojeni gjysmën e brumit në një tavë të lyer me gjalpë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.

    Hidhni arrat e shtypura sa më imët dhe më pas pjesën tjetër të mbetur të brumit.

    Piqeni për 30-35 minuta ose derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë.

    Për ta provuar nëse brendësia e kekut është pjekur, mjafton ta shponi me një thikë dhe nëse sipërfaqja e saj del e pastër keku është gati.

    Hiqeni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni.

    Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur. 

  • Salcë kosi me arra dhe mish pule – Ja si ta përgatisni këtë recetë me shije të lehtë

    Salcë kosi me arra dhe mish pule – Ja si ta përgatisni këtë recetë me shije të lehtë

    Kjo është një sallatë e veçantë, me një shije perfekte të kombinuar nga salca e kosit, majoneza, mishi i pulës dhe arrat.

    Kërkon pak kohë në përgatitja por të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen.

    Është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë e sidomos kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

    Është një shoqëruese fanatstike e gatimeve të ndryshme, mishrave apo peshkut, gjellëve por edhe byrekëve të shijshëm të shtëpisë.

    Është fantastike për t’u konsumuar edhe thjeshtë me bukë të thekur apo bukë ngrohtë gruri apo misri.

    Përgatitja e mishit të pulës me salcë kosi dhe arra  

    Përbërësit

    Pjesa e gjoksit të një pule të majme (ose një fileto pule e madhe)

    200 gr salcë kosi

    2 lugë gjelle majonezë

    2-3 thelpinj hudhër

    5-6 lugë gjelle me arra të thërrmuara

    Vaj ulliri

    Kripë

    Përgatitja

    Si fillim, pastroni mishin e pulës dhe vendoseni në një tenxhere të vogël, hidhni ujë deri sa të mbulohet, shtoni pak kripë dhe vendoseni në zjarr të ziejë derisa të zbutet.

    Bashkoni në një tas të vogël salcën e kosit me majonezën duke i trazuar të dyja bashkë derisa masa të bëhet homogjene.

    Më pas, shtoni aty hudhrat e shtypura si dhe arrat e thërrmuara dhe përziejini derisa masa të njëtrajtësohet.

    Më pas mishin e pulës bashkojeni me salcën e përgatitur më sipër, provojeni nëse ka kripë sa duhet, shtoni pak vaj ulliri, përziejeni dhe vendoseni në frigorifer për dy apo tre orë.

    Më pas është gati për t’u shijuar. 

  • Liker me arra – Si ta përgatisni vet në shtëpi

    Liker me arra – Si ta përgatisni vet në shtëpi

    Fjala liker vjen nga latinishtja dhe do të thotë “të tresësh”, në këtë pije mund të tresni ujin, sheqerin, alkoolin e fortë, erëza, fruta dhe barishte të ndryshme.

    Është përgatitur për herë të parë rreth viteve 1200 -1300 të erës sonë në Itali dhe tradita e përgatijes së tij vazhdon e mbahet gjallë sot në të gjithë botën.

    Në mjekësinë popullore, likeri me arra është përdorur për qindra vite me rradhë si kurë natyrale për shumë probleme shëndetsore.

    Në ditët e sotme, kjo pije njihet si ndihma e parë për njerëzit që vuajnë nga problemet me stomakun dhe si kurë natyrale për aneminë dhe gjakun.

    Edhe pse recetat e transmetuara nga brezi në brez janë të shumta, disa nuk janë më të lexueshme. Por një gjë është e sigurt: për të përgatitur këtë liker ju duhen 24 arra, ende të gjelbërta, të mbledhura para se të mbulohen nga vesa e mëngjesit!

    Me shijen e saj të fortë dhe aromatike, do të jetë kënaqësi ta shijoni atë në mbrëmjet e ftohta të dimrit dhe pas darkave të bollshme, ku do të vëreni edhe fuqinë e saj tretëse!

    Përbërësit

    850 gr arra të njoma e të freskëta (ose 24 kokrra)

    1 l raki

    500 gr ujë

    500 gr sheqer

    lëkurë limoni

    2 shkopinj kanelle

    3 karafila

    Përgatitja

    Për të përgatitur këtë pije, filloni duke larë mirë arrat dhe më pas t’i përgjysmoni ato. Këshillohet të vishni doreza, pasi ato mund të njollosin duart tuaja.

    Vendosini arrat në një kavanoz të madh qelqi dhe shtoni në të kanellë dhe karafil.

    Shtoni gjithashtu lëkurën e limonit, të cilën mund ta qëroni imët me anë të një qëruesi patatesh, në mënyrë që të mos hiqni pjesën e bardhë, e cila jep një shije të hidhur.

    Shtoni alkool derisa përbërësit në kavanoz të mbulohen tërësisht dhe më pas mbylleni kavanozin.

    Lëreni në diell për 40 ditë, duke u kujdesur që ta përzieni çdo ditë duke e tundur.

    Pas 40 ditësh, hapeni kavanozin, hiqni arrat dhe lini mënjanë vetëm alkoolin, që ndërkohë do të ketë thithur të gjitha aromat e nevojshme.

    Në një tenxhere shtoni ujë dhe sheqer, lëreni të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht.

    Më pas bashkojeni këtë përzierje me alkoolin e lënë mënjëanë dhe me ndihmën e një hinke hidheni atë në një shishe.

    Ruajeni këtë shishe në temperaturë dhome ose në frigorifer rreth 3-4 muaj, para se ta shijoni.