Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ambasada

  • Jehona e dëbimit, Reuters shkruan: Diplomatët iranianë djegin dokumentet para se të largohen nga Tirana

    Jehona e dëbimit, Reuters shkruan: Diplomatët iranianë djegin dokumentet para se të largohen nga Tirana

     Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në ambasadën në Tiranë herët në mëngjesin e së enjtes, disa orë para se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të një sulmi kibernetik, raporton Reuters.

    Reuters sjell edhe deklaratën e një dëshmitari, që ka folur rreth djegies së dokumenteve pas ultimatumit për t’u larguar nga Shqipëria. Një dëshmitar i thënë Reuters se një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur, me flakë që ndriçonin muret e ndërtesës trekatëshe.

    “Diplomatët iranianë dogjën dokumentet në orët e para të mëngjesit të enjtes, disa orë përpara se të largoheshin nga vendi pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në korrik”, raporton Reuters.

    Shqipëria dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria pranoi rreth 3 mijë anëtarë të grupit opozitar në mërgim, Organizata e Muxhahidëve të Popullit të Iranit, e njohur edhe me emrin farsi Mujahideen-e-Khalq, të cilët u vendosën në një kamp pranë Durrësit.

    Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

  • “Të angazhuar që vetingu të vazhdojë me profesionalizëm”/ Ambasada e SHBA: Nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që…

    “Të angazhuar që vetingu të vazhdojë me profesionalizëm”/ Ambasada e SHBA: Nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që…

    Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka dalë me një deklaratë në lidhje me procesin e vettingut. Në Facebook, ambasada shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim”.

    Më tej në deklaratë thuhet:

    “Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”.

  • Ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi: Dokumentet biometrike…

    Ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi: Dokumentet biometrike…

    Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj.

    Ambasada bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar deri më 31 korrik të 2020.

    Sipas institucionit, procedura për tërheqjen e tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

    NJOFTIMI I AMBASADËS
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
    Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
    Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

    “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al

    1. EMËR MBIEMËR
    2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
    3. KODIN POSTAR
    4. NUMRIN E CELULARIT
    5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
      Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.