Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Aleksander Vucic

  • Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Aleksandër Vuçiç ndez supersfidën Shqipëri-Serbi. Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për t’i dhënë një “urdhër” simbolik trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, që ta mundë Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit, duke treguar se pas buzëqeshjeve diplomatike, rivaliteti i vjetër jeton ende në fushë.

    Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiç falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.
    Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike: “E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi.

    Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai. Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

    Në këtë sfond, deklarata e Vuçiç bën kontrast të fortë me tonin e matur që e shoqëroi gjatë samitit të Tiranës. Duket se diplomacia e buzëqeshjeve nuk e zëvendëson dot plotësisht gjuhën e vjetër të rivalitetit, sidomos kur hyn në lojë sporti, një arenë ku emocionet kombëtare shfrytëzohen shpesh si mjet për përforcim të mesazheve politike.

  • Shqipëria dhe Serbia gati të presin finalet e Euro 2027, vjen reagimi i Aleksandër Vuçiç: Jemi të hapur për diskutime

    Shqipëria dhe Serbia gati të presin finalet e Euro 2027, vjen reagimi i Aleksandër Vuçiç: Jemi të hapur për diskutime

    Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

    Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

    Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit. Në lidhje me këtë lajm kanë reaguar mediat serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    “Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë infrastrukturën dhe planifikojmë në të ardhmen që ne dhe Hungaria të aplikojmë për Lojërat Olimpike. Ashtu si me Shqipërinë, ne mund të aplikojmë për Kampionatin Europian U-21, jemi të hapur për të diskutuar me ta. Stadiumet në Serbi po zhvillohen. Në Loznicë do të luhet finalja e Kupës.” Ishte deklarata e Vuçiç.