Lajmet e fundit | Klikoje.al

Finlanda “ngrin” në Tiranë Shqipërinë, kuqezinjtë e Alban Bushit nuk arrijnë dot të marrin vendin e parë

Shqiperia U-21

Written by

in

Shqipëria U21-Finlandë U21 merr ndajnë pikët në takimin e gjashtë të kualifikueseve për Europianin e kësaj grupmoshe.

Sfida e luajtur në “Air Albania” u mbyll me barazimin 0-0, me “kuqezinjtë” që diktuan ritmin, por që në fund nuk ia dolën të merrnin pikët e plota. “Shpresat” patën disa raste të mira për të gjetur rrugën drejt rrjetës, me Berishën, Shpendin dhe Pajazitin.

Pavarësisht rasteve të shumta nga ana e “kuqezinjve”, në fund gjithçka u mbyll me porta të paprekura. Pas këtij takimi Shqipëria U21 renditet në vendin e tretë të Grupit E me 10 pikë, teksa Finlanda U21 në vend të katërt me shtatë pikë.