Armenia vendosi flamurin e Kosovës me kokë poshtë, dardanët i tregojnë vendin me fitore (video)

by KLIKOJE.AL

Franco Foda debuton me fitore në stolin e Kosovës. “Dardanët” fituan 0-1 në fushën e Armenisë në miqësoren e parë të Marsit, duke dhënë indicie pozitive në organizim me trajnerin e ri.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Milot Rashica në minutën e 25-të, pas ngulmimit të Edon Zhegrovës nga e djathta, goditja e të cilit pasi u devijua nga portieri rroku traversën, për t’u kthyer mëpas në asist për sulmuesin e Fenebahces, që thjesht e shtyu topin drejt rrjetës.

Në fakt, rezultati duhej të ishte më i thellë në favor të Kosovës por Muriqi me kokë dhe Rashica përballë portierit shpërdoruan raste të pastra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.